Udhëtimi i djeshëm në Bruksel ishte prova e fundit për Glorin. Pas fotos që ka bërë me Sarkozinë dhe dhënien e dorës pa mendje Hillari Klintonit, Glori ishte përgatitur të shkëlqente në Samitin e Partive Popullore. Aty janë gjithë kryeministrat e fortë të Evropës, sidomos Merkel dhe presidenti Sarkozy. Ky i fundit ishte zënë me zgjedhjet dhe nuk erdhi. Ngelej Merkeli. Berluskoni po ashtu nuk erdhi se ishte mërzitur që e kanë heqë.
Glori përgatiti iPhone dhe aparatin e hollë që të ruante Doktorin. Studioji mirë vendin ku ai ishte ulur dhe nga mund të kalonin udhëheqësit e tjerë. Bëri disa prova dhe gjithçka iu duk në rregull.
Por mbledhja filloi dhe askush nuk po dukej. Glorit i ngeli koka nga dera. Kaloi Kukan, pa nga Doktori, u vërejt dhe iku. Glori bëri gati aparatin, por ai iku. Kaloi Doll dhe ai e përqafoi Berishën. Glori e shkrepi, po Doktori ktheu kokën dhe ia bëri me shenjë jo, dmth nuk u duhej si foto.
Merkeli s’po dukej fare. Asnjë nga krerët e BE për dreq nuk kishte rastisur të vinte aty. Doktori u mërzit shumë. Në fund të seancës kur salla u boshatis, Doktori u ngrit të mbante fjalën. Moderatori i bëri shenjë për 5 minuta. Doktori filloi të flasë ndërkohë që salla ishte bosh, Glori prapë nuk bënte dot foto pasi shiheshin njerëz që iknin, ndërkohë që Doktori fliste.
U mërzit shumë. Mbaroi seanca dhe dolën për kafe.
-Më fal Doktor, i tha Glori, por s’kemi asnjë foto. Shumë e vakët kjo mbledhja.
-Glori, nuk e meritojmë, i tha. Shiko, e thashë dhe tek fjalimi, por nuk u dëgjua mirë, nuk e meritojmë Bashkimin Evropian. Duhet me pritë, s’kena ç’bëjmë.
-Nejse, kisha hall të bëja ndonjë foto, tha Glori, por s’po na ecën.
-Do vijnë vetë, mos u mërzit, tha. Ka për tu bë keq e më keq Shqipëria me atë opozitë dhe do vijnë të më luten në Tiranë që të ulem me ta në tavolinë. Ke me pa se kanë për tu lutë.
-Nejse Doktor, unë bëra ç’është e mundur, kam dhe dy aparate, por më duket nuk ka shanse të bëjmë foto.
-Glori, s’ka problem. Ja kam kamerën e TVSH këtu, u them atyre ç’ndodhi në Samit dhe çfarë thashë unë. Shiko, nuk ka rëndësi ça ndodhi këtu, njerëzit duhet të mësojnë atë që duhet. Jap intervistë dhe raportoj unë ç’u bë këtu.
-I kam unë të regjistruara të gjitha Doktor në iPhone.
-Glori, nuk kanë rëndësi ato që ke regjistruar, shiko, disa gjëra nuk kanë rëndësi, të tregohet si janë, rëndësi ka që u duhet dhënë mesazh shqiptarëve, dhe unë do tua jap një mesazh. Jo, shiko, se Serbia o zotëri e meritoi atë status. Bënë përpjekje së bashku qeveri- opozitë kundër Kosovës, ia arritën. Ne s’kemi opozitë mo zotëri, opozita jonë nuk është kurrë dakord me ne.
-Të drejtë ke Doktor, por mos bëhet zhurmë pse s’kemi foto ose pamje nga brenda sallës?
-Glori, shiko, nuk ka rëndësi. Do t’i them unë dy fjalë aty. Tani dëgjo, fola me Haxhinasen, ai ka taku Fylen dhe ai i ka përsëritur 12 kushtet. Shiko, ato tre kushte janë, vetëm ligjet që duhet të votojë opozita, të tjerat nuk janë kushte, janë arritje. Ne arritje kemi. Arritjet i vlerësojmë vetë, s’ka pse na i vlerësojnë të huajt. Ato që do votoj opozita, po.
-Doktor, fola me Haxhinasen, po ai është i pamësuar dhe e kishte zënë paniku. Më bëri Fyle copë, tha.
-Shiko, i ka folur pak rëndë për atë punën e Ilir Metës dhe ai e përjeton rëndë. Nuk duhet me e përjetu rëndë. Këta nuk janë mësuar me falsifikime dhe video të montuara. S’kanë faj. Nuk e kuptojnë se si një njeri mund të sajojë gjithë atë video e të thotë sikur ai në video është zëvendëskryeministri. Kanë të drejtë. I thashë Haxhinases mos u mërzit.
-Atë them dhe unë, tha Glori, por ai thoshte që Fyle ishte bërë tym. Ju s’e meritoni ftesën as më 2020-ën, i kishte thënë.
-Për atë ka të drejtë. Jo, ka të drejtë. Dhe në fakt nuk ka ç’na duhet. Aty ka të drejtë.
Ndërkohë që Doktori fliste, Glorit i zunë sytë një billboarder të madh të Merkelit me Sarkozinë. I shkreptinë sytë.
-Doktor, rri pak drejt të bëj një foto me sfond këtë billboarderin se dukesh sikur ke dalë me Merkelin dhe Sarkozinë, tha.
-Dakord, bëje, i tha Doktori, s’ka gjë, le të jetë foto. Kaq nder do t’ia bëj Sarkozisë se ka fushatë. Duhet me e ndihmu Glori.
Ha ha cfare kocidence,dje e pashe Glorin,i cili eshte 1.54 cm,dhe vishet edhe me pallto te gjate,tek posta qendrore qe i bente fotografi nje qeni te bardhe leshator.Glori,u ulte,levizte doren,trupin ,sa majtas djathtas me iphone,qeshte si femije,perfundimisht ishte shume i lumtur.Si duket e paska pasion fotografine,fotografon edhe qent me dy kembe dhe qent e vegjel.
PD eshte vetem vezhguese e Partive Popullore Evropiane dhe jo anetare.
Sa per saktesim kjo.
Fotoja qe eshte ne dukje te artikullit eshte marre nga kjo faqja:
<<<<<<===============================================
Alo frau Merkel, haben zie gehört, was sagt der blütmann?
Lass in in ruhe, herr Sarkozi.
Biseda ndermjet zonjes Merkel dhe Sarkozi, vazhdon ne nje restorant aty afer.
Zoti Sarkozi, si mund te gjejm nji dicka qe pa ofenduar shqiptaret, ta largojme kete njeri se nuk e honeps dot, habitem cfar populli te mrekullueshem dhe te urte, paska ky gomar qe e mbajne ne pushtet.
Udheheqesit shqiptare gjithmone kane qene te lumtur, se populli i ka dashur me zemer zonja Merkel, une nuk kam qene atje, por duhet te jete bukur, imagjinoje, vete ambasadori jone atje, me beri kerkese qe ti vazhdohet mandati.
Ashtu eshte Nikolas, te gjithe ambasadoret ne Shqiperi, jane te kenaqur, rrogen qe marrin, as nuk kane mundesi te harxhojne asnje euro, se gjithmone jane te ftuar diku.
Por prape Nikolas, kam frike nga ky Berisha, se si me duket si psikopat, te vjen nga mbrapa dhe te tremb, si hije dhe as nuk do te dije, se cfare do te besh, gjithmone mundohet te afrohet dhe te perqafoje, eshte dhe nje vajze qe i vjen gjithmone me aparat nga mbrapa.
Eshte fotografja e qeverise ajo, ate detyre ka, te fotografoje Saliun, ne te gjitha takimet.
Nuk eshte problem se ja japim doren, por kur te vjen ashtu papritur nga mbrapa, rujna o zot Gott mit uns, te kap tmerri, tamam si tek filmat horror.
Ke te drejte frau Merkel, ashtu eshte, por skemi cfar ti bejme, te kishte qen tek partite e majta, sdo ishte keq, se ne fakt ai komunist ka qene, biles kam degjuar se ka qene dhe aktivist vullnetar i sigurimit te shtetit.
A vullnetarizmin e kane shqiptaret, tregojne ata qe kan qene ne Shqiperi ne kohen e luftes, se skishin problem te gjeni spiune.
Frau Merkel, beja dhe ti si zonja Klinton, bej sikur se shef
Ajo mir ja beri, por ky nuk ze mend hic.
Ska turp buuri, na thote arritjet e shqiptareve dhe te qeverise dhe skalon pak minuta, na kerkon borxh.
Ti Nikolas, sdo me e prish se ke hallin e helikoptareve,
Po ca te bejsh frau Merkel, kur e mbajne shqiptaret edhe kur i vret, pse mos ta mbajme ne.
Nuk e di Nikolas, por une kam frike prej ktij, zoti na qit ne selamet me ket njeri, ammin o zot
Une po iki Nikolas, se shife si sillet verdall me ate fotografen, sdu me mdal edhe njeher pa menje se ska turp, vetem foto te bej dhe ai esht ne rregull.
Ke te drejt frau Merkel.