8 Marsi ishte një rast i artë për Jozin që të bënte një “provë gjenerale” si presidente e ardhshme në Pallat të Kongreseve. Mblodhi gjithë gratë e administratës publike, thirri dhe atë Burrin dhe u bë një koncert i madh festiv. E kënaqur për atë që kish ndodhur, thirri Flamurin në zyrë për të diskutuar mbi përshtypjet që ai kishte pasur.
-S’di ç’të them, i tha Flamuri, e bukur ishte ajo, por na e prishin punën këto gratë e tjera që dalin në ekrane.
-Ou, pse mar Flamur, kush paska dalë?
-Çfarë të them, tha Flamuri, ja shikoje News 24. Po flasin këto të dyja…
Në ekran ishte Grigja me Nora Malën.
-Kush janë këto mar Flamur? Kjo buzëpërdredhura që cicëronte pas Bashës a?
-Ndigjoje, ndigjoje, tha Flamuri, se s’e kuptoj ça thotë…
Grigja ishte duke folur: “Të kuptuarit qenësor të rolit të gruas në shoqëri është përtej nuancave inkandeshente që jep impulsi me të cilin i referohet politika kësaj teme, e cila në të vërtetë mbart plot mesazhe të cilat duhet të reflektojnë në vlerat reale të grave, të cilat nuk janë gjithmonë në një fluks me rastësinë e përhershme që karakterizon përzgjedhjen dhe fokusimin tek vlera joreale që pastaj mbivendosen dhe surprimojnë energjitë reale të harxhuara në emër të vlerave nga të tjerë individë që ende nuk marrin atë që meritojnë…”
-Ku- ku Flamur, kjo keka e rrjedhur krejt. Ku puno kjo?
-Mos ça kokë se ia ka vënë Doktori Majlinda Bregut ta ketë në kurriz.
-Eh, mirë, të paktën e bëka një punë. I paska gjetë qengjit ujkun.
-Ndigjoje, ndigjoje këtë tjetrën, tha Flamuri. Po fliste Nora.
-Unë nuk jam dakord me parafolësen, por unë mendoj që gruaja është një forcë e rëndësishme në shoqëri, biles do thosha që gratë përbëjnë afërsisht gjysmën e shoqërisë dhe ndaj mendoj se duhet të respektohen njësoj si burrat. Ne si komunitet duhet të bëjmë më shumë për të drejtat tona. Ky është dhe objektivi i qeverisë sonë…”.
-Hiqe mar Flamur, kena një llaf ne në Shkodër a je i marr a je prej Puke. Kjo është prej Puke mar Flamur, çfarë më lodh me këtë. Por kjo buzëpërdredhura e Lul Bashës keka krejt bibë.
Flamuri ndërroi kanalin dhe doli Opinioni i Fevzos. Fliste Mesila. Jozefina u turr tek pulti sapo filloi të formojë fjalinë… “Unë mendoj siç tha dhe zoti Berisha se ndershmëria e grave shqiptare i ka bërë familjet shqiptare të jenë krenare për identitetin e tyre…”
-Ku- ku, çka dëgjojnë veshët, tha Jozi pasi u bind që kanali u ndërrua. Çfarë janë këto mostra mar Flamur. Ku ku mar Flamur ça na ka gjetë. Po a e pe, a e pe koncertin tim?
-Shumë i mirë ishte, tha Flamuri. Vetëm ato lekët s’na i keni xhiruar. Më mbytën ata të kompanisë, duan lekët se u keni ngelë shumë borxh.
-Hajt mar se ua japim atyne, por deshta me të thanë si tu duk, a po bëhet farë diference a jo? Kur mendon se kena ksi grash në politikë duhet me u bë vetë presidente Flamur, të paktën të jetë një gru normale në krye të vendit se kjo asht katastrofë.
-Ke të drejtë, ke të drejtë, tha Flamuri. Prit se po flet kjo Grigja prapë më duket….
“Unë mendoj se ndërthurja e elementëve feministë në qeverisje nuk duhet parë vetëm në aspektin gender, por mbi të gjithë në një farë sensibiliteti njerëzor që përcillet nga prania e femrës në pushtet dhe iluzioni i zbutjes së egërsisë së pushtetit përmes interferimit të vlerave në një formë tjetër, e cila lë të kuptohet gjithmonë se barazia nuk mund të vijë nga kushtëzimet, por nga çlirimi prej kushteve të cilat në të vërtetë kanë mbingarkuar shoqërinë me këtë debat…”
-Ku ku mar Flamur a kuptove gjë a?
-Asgjë vallahi dhe një ditë që e thirra në zyrë për ato kushtet e BE, e vetmja gjë që kuptoja prej saj ishte se ajo nuk më kuptonte mua kur thosha ai “Burri” dhe me thoshte gjithmonë “jo, jo, unë një burrë kam”.
-Ku ku mar Flamur çfarë mostre. Ja çfar1% sjell Lul Basha në PD, ku ku mar Flamur. Nejse, mirë që keka tek Majlinda se ajo e meriton një të tillë.
gra histerike para udhheqjes. ma kane peshtiros kur i kam pa. se di a ju vjen turp para burrit dhe kalamajve? e perdhosen dhe kete feste gra pa dinjitet.
po ku i pe grate ti aty? Aty kishte vetem kurva………….
Turpi i gjith grave shqiptare qe del Grigja dhe flet, pale ben edhe moral, kuku ku kemi mbrit. Turp televizioni qe e fton kte monster
Mama dhija do me dit se cfar ngjyre kan mor nafijet e partise, a e tundin akoma dybekun apo kan fillu zanot te ri, se ishte mrrol nafija modhe kur kishte mor vesht se nafijet kishin bo qejf me striptista, i kish ardh inot pse se kishin lajmru, se ajo kish met vetem me salen, se ata arabt miqt e vet, kishin qen te zon se kishin ftu me pune shtetnore.
Zonja Topalli kishte ftuar Berishen per striptzem po ne nuk e pame ne tv se u mbarua shiriti kurse Xhozi me shoqet e pd u kenaqen nga loja dhe trupi i deformuar i tij ne skene sa dhe Xhozi spermbaheshe sa prane kengetareve aq edhe prane hekurit te striptizmit ku shperthente ai thyesi i garave . Keshtu thuhet nga zera te erdhur nga brenda salles
Kjo grigja esht budalle e shkreta,katunarja me buzkuq te kuq haha!E mjera cfare injorante!E tmerrshme kush i perfaqeson grate shqiptare,keto qe vetem gra nuk jane…
po cfar gruaje o Visi, ajo thon e rref dhe burin e vet,rref komshijet, rref burrat e tjer…me ate fytyr si ujk qe ka
po cfar thua o Ana,ku e pyet bur(r)in kjo, e ka vetem me letra qe te duket e martuar, ajo e llahtarisi kalamanin me norët qe fut e nxjerr ne shpi.