Flamuri informohet se Pollo është ministri që mund të rrihet të enjten

5 Mars 2012, 19:54Antena TEMA
Flamuri informohet se Pollo është ministri që mund të rrihet

Ish të përndjekurit politikë kanë njoftuar se kanë ngritur një grup force anonim, në shënjestër të të cilëve do të jenë ministra të qeverisë Berisha. Në objektiv të tyre është që çdo të enjte të rrihet një ministër, mundësisht në një mjedis publik. Grupi përbëhet nga 15 vetë, secili për një ministër dhe janë betuar se janë të gatshëm të qëllojnë ministrin dhe t’i dorëzohen policisë duke rishkuar në burg. Kështu ata do të kenë dy dënime në jetën e tyre, njërin nga Enver Hoxha dhe tjetrin nga Sali Berisha.

Flamuri, i cili u njoftua për planin e tyre, u shqetësua së tepërmi. Kërkoi të vendoste kontakte me ta, por ishte e pamundur. I shqetësuar thirri Nishanliun me mustaqe për të diskutuar për masat preventive.

-Kë mund të kenë këtë javë në shënjestër, i tha Flamuri.

-Nuk e di, duhet punë operative, i tha Nishanliu. Duhet të rekrutojmë një spiun, ta fusim mes tyre dhe ai të raportojë.

-Po sikur të na e kapin spiunin dhe na telendisin, thonë prape me 80 lekësha ju, tha Flamuri.

-Po atëherë na duhet të përforcojmë rojet, i tha Nishanliu. Por nuk kemi aq policë sa për gjithë ministrat.

-Unë them t’i shkurtojmë ministrat që vijnë në Kuvend, tha Flamuri, se aty zënë pritë ata. Të vijnë vetëm ata ministra që e kanë të domosdoshme dhe të hyjnë me makinë deri tek dera e Kuvendit. Ndrysho urgjent rregulloren e Gardës dhe bëje që ministrat duhet të zbresin nga makina tek dera e Kuvendit të Shqipërisë. Kështu nuk kanë çfarë bëjnë.

-Dakord, i tha Bujari, këtë e bëjmë, por kam frikë se kjo do t’i bëjë më agresiv dhe mund ta qëllojnë nga larg me ndonjë armë zjarri.

-Nuk u mban me armë zjarri, tha Flamuri. Ata duan të na i poshtërojnë, nuk duan t’i vrasin. Tani më thuaj mua ti, cili mund të jetë ministri më i rrezikuar këtë javë?

-Kam frikë se nga të dhënat tona operative është Genc Pollo, tha Nishanliu.

-Po pse, çfarë kanë me të?

-Po ja, Doktori bëri gabim që u kujtoi këtë pushkatimin e 22 intelektualëve dhe ata kanë fiksim që babai i Pollos ka bërë listat për të shpëtuar vetë.

-Ou, e vërtetë është kjo, tha Flamuri.

-Nuk besoj që është e vërtetë, po atyre u është fiksuar, tha Nishanliu. Biles njëri prej tyre më ka dërguar një letër dhe më thotë që Stefanaqi bënte dhe vjersha tek gazeta Tomorri për fashizmin dhe vjersha tek Zëri i Popullit për komunizmin se nuk e dinte kush do fitonte.

-Ou, paska qenë bir kurve, s’i paska lënë gjë i biri, tha Flamuri.

-Nga të dhënat e mia Pollo mund ta hajë, tha Nishanliu, ndaj unë them t’i vëmë dhe një makinë shoqëruese, që ta shoqërojë kur vjen në Kuvend, por dhe kur del nga puna. Se ata mund ta përgjojnë dhe kur del nga puna. Nga përgjimet e telefonave na rezulton se kur ta rrahin, do thonë ishte çështje private.

-Po këtë Bardh Kadillin, se dhe këtij i kanë gjetë babin që ka qenë në skuadër pushkatimi, tha Flamuri.

-Nuk besoj tani, tha Nishanliu. Mund t’i vijë radha më vonë. Tani e kanë kapë me ministra. Për Ridvanin sipas përgjimeve rezulton se nuk e quajnë se e kanë rrahur, se u ka ikur. Kanë bërë gati një bust allçie nga ato që ka mbajtur Ridvani në krah në shkurt të ‘91 dhe do t’i bien me atë.

-Qenka punë dreqi, tha Flamuri. Duhet t’i ndalojmë. Po kape njeri me bust të Enverit, ndalojeni dhe i thoni komunist.

-Kollaj i themi ne, po puna është që ata janë antikomunistë, i tha Nishanliu. I kam thënë dhe Ridvanit. Po pe njeri me bust të vogël allçie në dorë, ik mbathja, se e kanë me ty, do të bien kokës. Po ç’kanë me mua bre byrazer, tha. Unë një ditë isha në miting, kam një jetë të tërë në PD e s’ma quajnë.

-Mirë, tha Flamuri. Qenka e qartë që ky Pollo e ha këtë javë. Po të jetë e sigurt, lere njëherë mos i vë roje fare, ta shikojmë do t’i bien apo jo. Po i ranë, i identifikojmë rrahësit, po nuk i ranë, i themi të shpëtuam.

-Si urdhëron. Dëgjova mirë, tha Bujari.

13 komente në “Flamuri informohet se Pollo është ministri që mund të rrihet të enjten”

  1. eshte e paperseriteshme! e paarriteshme ,i lumte autorit, gjendja dhe reputacioni i qeveritareve te sotem eshte ,per te qeshur dhe per te qare ne tenjejten kohe .Antena e sotme i ka treguar sot realitetin e tyre.Isha ne gjendje jo te mire shpirterore,por Nishanlliu dhe Bodelliu ma ndryshuan teresisht ate Ju pergezoj nga zemra gjith stafin e Temes .Jeni e vetmja dritare sot per sot nga ku mesojme te vertetat e hidhura te ketyre placove qe drejtojne sot vendin tone.

  2. 21janari says:

    Degjova qe keta te ish-perndjekurit po planifikonin te rrihnnin nga dy-tre ministra çdo te enjte.
    Mero; bere mire qe propozove rregullin: nga nje minister çdo here ne menyre nominale.

    1. gjergji says:

      Po pse ore kemi kohe ne te presim 15 jave sa te rrihen gjithe ministrat? Mbaroni pune me te gjithe qysh kete te enjte se mezi po presim.

  3. Horri i bulevardit says:

    Ne qeveri, ka rremuje, te gjithe flisnin pa rradhe dhe askush nuk po merrte vesh se cpo ndodhte edhe gazetaret e TVSH dhe Klan qe kishin kohe qe ishin instaluar aty, ishin ne medyshje, se a duhet ta filmonin kete rremuje apo jo.
    Korespondentja e KLAN-it, merr ne telefon Sandrin, i thote shefo ktu ka fillu rremuja, ca tboj, ka ardh doktori e pyet, jo shefo, dakort rri aty dhe me prit mu, mos filmo asgje.
    O doktor, po ca bohet atje ke zyra jote o burre i dheut
    Cka ba vaki Sander, se une sdi gja
    Me mori ne telefon ajo e jona dhe me tha se o bo rremuje e modhe po zihen me njoni tjetrin ata trapat.
    Pse po zihen Sander, mthuj
    Sdi gjo doktor ta pys edhe njeher ate tonen
    Dhe Sandri mer ne telefon korrespondenten e tij dhe e pyt cfar ka ngjare. O mi goc, mthuj si jan bathet aty, pse zihen ata se doktori sdi gjo hic.
    Shefo tani mora vesh dicka, po zihen tu akuzu njoni tjetrin se cdo njoni thot se une i kam mbeshtet te persekutumit dhe sdo te jemi ne viktimat e te persekutuarit.
    O doktor, po kta ministrat e tuj qekan trapa fare, po zihen se kush do ta ket rradhen me u rraf nga ta debilat e persekutu.
    Mbasi hyn Berisha ne zyren e qeverise, heshtja pllakosi
    Zonja dhe zoterinj, qeveria ime ka vendosur te beje nje projekt te madh kombetar, qe do te jete e njejte me rrugen e kombit. Berisha shikon ministrat e vet, por ata ishin te hutuar.
    Kem vendosur, qe ne te investojme ne tunele, se tuneleve ja u kemi marre doren, dua qe tju gezoj se une me qeverin time, kem vendos, me ndertu nji tunel, qe lidh godinen e Partise Demokratike, me kryeministrine.
    Nje habi dhe njekohesisht nje ndjenje kenaqesie, pushtoi ministrat, qe mbas nje pauze, filluan te duartrokasin papushim.
    Shume mire keni menduar zoti Sali, thote Bodja, qe ishte viktima e fundit, duhet te behet ky investim, thote edhe znj. Bregu, qe shpetoi ne sekonden e fundit nga shpulla e nje te persekutuari, qe ne momentin kur donte ti binte, i bie cigarja nga goja dhe aty znj. Bregu u tregua e shkathet dhe iku. Natyrisht te gjithe entuziaste, dhane mendimet e tyre dhe fjalen e mori Sali.
    Zonja dhe zoterinj, Edi Rama, mbasi kapi dhe mori ne rradhet e tija, presidentin dhe prokurorine, mbasi po ben diversion edhe ne grupin tone kuvendor, tani se fundi i ka hedhur syte tek pjesa me e persekutuar, tek ajo pjese qe ne e nxorrem ne driten e demokracise, tek ish te burgosurit politike, qe ne fakt jane komuniste dhe kane punuar edhe ne burgjet komuniste si komuniste.
    Genci i thote ne vesh, Benit, dhihem tu qesh kur na flet ky per komunistat.
    Une fola me kryetarin e bordit te firmes Becktel-Enka dhe ata ma dhan fjaln se do te ndertojne tunelin e demokracise, keshtu kam vendos ta quej, do ta ndertojn ne nje koh rekord, pa pengu punet ne tunelin tashme te rruges Elbasan Tiran.
    Drejtori ekzekutiv mka dhan fjaln mue, se do te punojn naten per tunelin e demokracis dhe ne nje koh rekord, brenda ketij viti, antart e partise demokratike, do tshfrytzojn ket tunel me permasa europiane dhe me stanfartet e NATO-s.
    Bie telefoni dhe degjohet zeri i zonjes Xhozefin, Zoti Sali, kam menue me mba dhe mu nji tunel, qe kalo permes shpis teme, se me than te drejtn, kta jan marru kan harru se na i nxorrm prej bataku.
    Jem dakort zonja zhozi shum dakort.
    Kshtu zonja e zotrinj te qeveris dhe antar te partis ton, na do tbajm cdo gja per ta cu perpara ket ven, panvarsisht pucistve.
    Zoti Berisha, un kam dhen urdher qe te fillojm me heq bunkeret, simbas porosis tende.
    Lene tash at pun Jolldash, kena pun ma transishme.
    Roft Shqypnija rroft partija demokratike, hajt naten e mire.

  4. akil says:

    ahahahahahahahahahahahahahahahahah kjo eshte gjigante duhet per ne portokalli coje mero se do do jet gallata me e madhe qe eshte degjuar do zoti ndodh vertet

  5. MEMEDHETARI says:

    Lenia e Pollos si “karrem” e prishi komplet planin e Grupit Rrahes…
    Kete te enjte ata kishin menduar nje risi,ne fakt,jo dhe aq risi,pasi ishte nje eksperience popullore e mocme;Per te mos harxhuar domate dhe veze do te veprohej ne kete menyre:Seicili nga anetaret e Grupit, diten e enjte ne mengjes,do ta “paketonte” jashteqitjen e vet ne nje qese plastike…
    Kjo qese,sipas Programit do hidhej mbi koken e Ministrit ne shenje proteste.
    Mirepo kur mesuan se “viktima” do te ishte Pollo,ata nderruan mendje dhe e anulluan “aksionin” unanimisht.
    Argumenti:Fekalet e hedhura ne koken e “Kuqos” nuk do dukeshin fare nga publiku sepse ato ate ngjyre kane,te kuqe,te verdhe…si fytyra e Pollos…
    Si konkluzion aksioni do te shkonte dem,do te deshtonte…
    Prandaj,vendosen te mendojne perseri per ndonje zgjidhje tjeter…

  6. peco says:

    KETO JANE VEPRIME ANARSHISTE, NJELLOJ SI NE VITET 1941-1944 KUR BEHESHIN VRASJE TE ITALIANEVE NE MES TE QYTETEVE!
    PERKRAHJA E KETYRE ANARESHISTAVE BURRACAKE, TE KETYRE EGERSIRAVE TREGON SE NJE PJESE E SHTYPIT PO SHKON DREJT LLUMIT!
    KA MENYRATE TJERA, DEMOKRATIKE, PER TE SHPREHUR PAKENAQESITE NDAJ QEVEREISE DHE ANTAREVE TE SAJ!

  7. mali says:

    Pollos mire do t’ia bejne t’i hudhin nje qese ose thes me fekale ne turi, se nuk ka njeri me te ndyre se ai.Nuk e merrni me mend sa shume i perbuz ai shtresat e ulta te shoqerise…Turp qe kemi nje minister si ai dhe per me teper te perfaqsoje popullin ne kuvend, kur ne fakt e urren vegjeline e popullin e thjeshte!! !!!!!!

  8. Albanezi says:

    Meroooo,shiko SCAGLIONEN,Se mos na e ngaterrojne me Pollon ose Ali Beun

  9. analist says:

    Hahahaha,e forte kjo per kuqon Pollo : -Ou, paska qenë bir kurve, s’i paska lënë gjë i biri, tha Flamuri…

  10. avni says:

    amani oshoke ozoterinj takoheni kete ndrecen qe tma dhjesi nje here kete edi paloqen

  11. Aleksandri i madh says:

    Hahahahah sa kam qeshur sot. Antena sot ishte kryeveper………bravo Antena dhe autori i saj………..

  12. gazi says:

    Fantastike, Mero je njesh….na kenaqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje