Doktori do mbante një fjalim tek ambasada japoneze me rastin e 1- vjetorit të tsunami-t. Megjithëse këshilltari i kishte përgatit një fjalim, Doktori nuk e përfilli dhe shkoi aty të fliste pa letër. Sapo u hap ceremonia, diplomati japonez i dha fjalën të parit Doktorit.
-Jemi mbledhur sot në këtë ceremoni dinjitoze, nga më dinjitozet në historinë e diplomacisë japoneze…
-Më falni, ju faleminderit shumë, por është shumë modeste si ceremoni, ndërhyri diplomati japonez…
-Desha të them në këtë ceremoni të organizuar në mënyrë të shkëlqyer, një nga ceremonitë më të shkëlqyera të zhvilluara ndonjë herë në këtë vend… Jemi mbledhur këtu të kujtojmë atë ngjarje madhore për Japoninë, d.m.th atë fatkeqësi madhore, e cila mori jetën e 15 mijë vetëve. Tragjedi të tilla ndodhin një herë në 100 vjet, dhe askush nuk është i fuqishëm para tyre…
-Më falni, ju faleminderit, por tek ne ndodhin më shpesh, një herë në 10 vjet afërsisht, i tha diplomati.
-…Desha të them se pavarësisht se në botë këto fatkeqësi ndodhin një herë në 100 vjet, një vend si Japonia është i përgatitur t’i përballoja ato dhe një herë në dhjet vjet. Ky tërmet, ky tsunam, d.m.th kjo fatkeqësi, që në fakt pasoi këtë tsunam, i cili në fakt është një tërmet, një tërmet, i cili nuk bie si gjithë tërmetet në tokë, po bie në det, dhe çfarë ndodh thoni ju, pasi bie tërmeti në det, hapet një gropë përfund oqeanit, thith ujin dhe sapo gropa mbushet, përplasen rrymat dhe uji shkon drejt bregut. Kjo kërkon afërsisht 15 minuta. Brenda 15 minutave forcat e sigurisë japoneze, populli japonez, qeveria e tij, arritën të ishin bërë gati për tu përballuar me këtë fatkeqësi….
-Më falni, faleminderit shumë, por nuk është se e përballuam për 15 minuta, na gjeti në befasi, tha diplomati. Por përballuam pasojat.
-Desha të them se megjithëse ata nuk kishin si ta përballonin për 15 minuta, arritën të gjejnë fuqinë e duhur për të përballuar pasojat. Qeveria ime dhe unë personalisht ndihmuam sa mundëm, aq sa kishim mundësi se nuk është se kemi ndonjë mundësi të madhe për të ndihmuar, por ndihmuam aq sa mundëm. Do thoni ju pse e bëtë këtë? Një qeveri që nuk i gjendet pranë një qeverie në nevojë është e destinuar të dështojë. Parimet mbi të cilat ne qeverisim janë të njëjta me ato të qeverisë japoneze. Ashtu si ata dhe ne kemi pasur fatkeqësitë tona natyrore, por i kemi përballuar. Ashtu si një natë me hënë blu atë mars në Japoni deti hapi gjoksin e vet dhe shpërtheu andej tsunami, ashtu në një natë me hënë blu në Lezhë deti u lëshua drejt tokës dhe mbyti mijëra hektarë tokë. Ashtu si qeveria japoneze, ne e përballua këtë fatkeqësi dhe u dhamë banorëve të prekur nga fatkeqësia dëmshpërblim për atë kishte ndodhur. Është kjo arsyeja që ne i gjendemi pranë qeverisë japoneze pasi ne e dimë mirë se ç’do të thotë të prekesh nga fatkeqësi natyrore.
-Më falni, ju faleminderit shumë, por ne nuk u kemi dhënë lek të përmbyturve, ne u kemi rehabilituar gjithçka, u kemi ngritur bizneset dhe kemi kërkuar falje që nuk kishim marrë masa të plota, i tha diplomati japonez.
-Desha të them se qeveria jonë ka bërë çfarë ka mundur për të prekurit nga fatkeqësitë, por qeveria japoneze ka bërë dhe më shumë. Ne na u vunë në rrezik hidrocentralet, atyre iu vu në rrezik centrali bërthamor i Fukushimës, i cili mund të ndryshonte historinë e botës nëse shpërthente. Por qeveritë tona ia dolën me sukses. As diga e Fierzës nuk shpërtheu dhe as Fukushima nuk shpërtheu. Ne kemi vetëm një ndryshim, një ndryshim të dhimbshëm për të cilin duhet të jemi të ndërgjegjshëm. Ne kemi një opozitë, e cila gëzohet nga fatkeqësitë dhe fajëson qeverinë time dhe mua, kurse në Japoni është një opozitë që sapo ndodh fatkeqësia, ndërpret luftën ndaj qeverisë… Ne kemi një president, i cili e ka mendjen të krijojë partiçka, kurse ata kanë një Perandor që merret me hallet e popullit.
-Më falni, ju faleminderit, por opozita jonë është shumë e rreptë për çdo jen japonez të harxhuar, i tha diplomati, por ne i themi faleminderit. Kurse Perandori nuk përzihet në këto punë.
-Desha të them se në këtë ngjarje të madhe, në këtë përvjetor të madh, kam kënaqësinë të shpreh hidhërimin tim për këtë fatkeqësi, por dhe admirimin tim për qeverinë japoneze, një mike dhe aleate e qeverisë sime, dhe imja personalisht, një qeveri mike që iu gjend pranë popullit të saj si dhe qeveria ime dhe unë personalisht.
Hahahaha, palla jone ne vend. O te shplaft mortja se Ty te Ka ta tsunami nje tru.
E paska qare kete shkrim!
ha ha ha tusami ka godit sali berishen ne koke
ka regulluar banjon amb. japonez a do shkoje saluku te prese shiritin?