Aldo në ngatërresë për zyrë për zëvendësministrin çam

8 Mars 2012, 20:46Antena TEMA

Zëvendësministri i ri çam, që është emëruar tek Ministria e Kulturës, ka futur në telashe Aldon. Zëvendësministri u paraqit në mëngjes në zyrën e tij dhe kur po ndaheshin, i tha se kishte një problem shumë serioz, nuk kishte zyrë.

Aldo thirri Sekretarin e Përgjithshëm dhe i tha t’i zgjidhte problemin.

-Po ne si Ministri, d.m.th ju, zëvendësministrat dhe drejtorët kemi gjithsej 12 zyra, i tha Sekretari. Janë dhe 7 zyra për punonjësit. Nuk ka më zyra të lira.

-Pa shiko, shiko se mos e rregullon diku, i tha Aldo.

Sekretari iu afrua dhe me zë të ulët i tha se ‘kemi bosh zyrën e Nikoll Lesit se ai ka bërë fjalë me Doktorin dhe ndoshta e heqin’.

-Jo, mos më ngatërro me Nikollën, i tha Aldo, po më mirë pyete se ndoshta e pranon.

Sekretari u lidh me Nikollën dhe e pyeti nëse mund të futej përkohësisht në zyrë zëvendësministri i ri.

-S’ka asnjë problem, i tha Nikolla, po do flas me Aldon.

Pas pak Nikolla lidhet me Aldon dhe i thotë se ka një problem shumë serioz me zëvendësministrin e ri. Ai nuk është i kënaqur me zyrat që ka Ministria jonë, pasi asnjë zyrë nuk është e madhe e nuk ka formën e Çamërisë.

-Po si t’ia bëjmë, i tha Aldo, të bëjmë zyrë kastile për atë?

-Mos u shqetëso se e zgjidha, i tha Nikolla. Ministria përballë ka një zyrë të tillë që rri bosh, pasi ka formën e Çamërisë. Spiro Ksera ngaqë është grek nuk pranon që aty të futet njeri. E dërgojmë këtë zëvendësministrin atje dhe kështu e bën më mirë punën se e ka dhe armikun në një ndërtesë.

-Kjo qenka interesante, tha Aldo. Po ne i kemi në koalicion, ata nuk janë armiq, pse janë armiq? Ky duhet të ketë armik vetëm partinë e Vangjel Dules se ata janë me socialistët?

-Ç’na duhet ne o Aldo se si i zgjidhin punët me njëri- tjetrin ata. Të dy janë shtetas shqiptarë më origjinë greke. Le ta zgjidhin me njëri- tjetrin. Ti çoje tek godina përballë se ata dhe ashtu dy zëvendësministra kanë.

Aldo e mori seriozisht dhe thirri zëvendësministrin e ri çam.

-Të kemi gjetur një zyrë, tha, e cila në mënyrë simbolike plotëson dhe aspiratën e partisë suaj për të marrë pronat në Greqi. Të kemi gjetur një zyrë tek Ministria përballë e Spiro Kserës.

-Më vjen keq, i tha zëvendësministri, ne kërkojmë pronat tona në Greqi, jo pronat që na kanë marrë grekët në Shqipëri. Kështu që nuk mund të shkoj.

Aldo u hutua shumë nga përgjigja dhe vazhdoi t’i shpjegonte.

-E kemi verifikuar dhe zyra ka formën e hartës së Çamërisë.

-Po kush të tha ty që e dua në formën e hartës së Çamërisë, i tha zëvendësministri.

-Më tha Nikolla, i tha Aldo, se ai ka më shumë përvojë politike. Meqë Partia juaj quhet për Drejtësi dhe Integrim menduam tu integrojmë një herë zëvendësministrin çam me ministrin grek të qeverisë dhe pastaj më tej.

-E kuptova, tha zëvendësministri çam, por dua të të them një sekret.

-Urdhëro, i tha Aldo.

-Unë nuk jam çam, jam shoku i Çim Idrizit.

-Po fol mo burrë, pse s’thua që je shok i Çimit. Ik futu një herë tek zyra e Nikollës se flasim prapë. Sa shumë më ngatërron kjo fjala çam me Çim, tha Aldo me vete.

4 komente në “Aldo në ngatërresë për zyrë për zëvendësministrin çam”

  1. enkel demi says:

    kryeveper

    1. hysni dajaku says:

      po ce do zyren ai!!le ta mbaj ne preher Aldua!!

    2. Vila says:

      Abaz Cami e ka mendjen mos shese ndonje pikture andej nga ministria, ju beni lloqe me zyra. E cfare e do zyren Abazi, ai edhe koken e ka si shijaks tipj, matrapaz i lindur, super komunist nga ata te shkolles se Simon Stefanit dhe lenka Cukos. Abazi eshte dhender i Muho Asllanit, e dini kete, eshte trap karrocier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje