Kunati i Lulit ka nisur një punë të re. Merr punonjës të Bashkisë dhe anëtarë seksionesh të PD-së për t’i çuar si vizitorë tek maketet e zgjatjes së Bulevardit. Aty janë dy makete. Njëri, ai që do të fitojë, ka lidhje me dikë që Kunati i Lulit ka bashkë kompaninë e reklamave të tij.
Kunati i Lulit rri afër bllokut të përshtypjeve, dhe pasi ata vizitojnë maketet, ai i fton ata të hedhin përshtypjet e tyre duke shkruar natyrisht mirë për atë që i dikton Kunati.
Jozit, të cilës i kanë shkuar fjalët për dallaveret e fundit të Lulit, i ka ikur truri fare. Mori Flamurin e tërbuar për tu shfryrë tek ai.
-Çfarë asht ai legen burrë mar Flamur, çfarë është ai kretinë mar se na mori erzin, ca është ka ban ashtu ai mar duke më imitu mu. Bëra unë maketet e Parlamentit, e kapi zilia dhe ka nisë e ban për çdo ditë nji maket. Po çfarë ashtë ai, turp ashtu mar, si s’i vjen zor.
-E di, s’kemi ç’i bëjmë, i tha Flamuri. I ka hapur Kunati një agjenci reklamash dhe ai dizajneri agjencisë vetëm makete në 3D di të bëjë.
-Ku ku ç’na ka gjetë ne me atë mar Flamur. A ndive mar që kish ba një maket dhe për parkingun nëntokësor të Bashkimit.
-Po, po, i tha Flamuri, po s’e kalon dot atë se duhet të miratohet me dy të tretat në Këshill Bashkiak. Qukapi ia ka kthy se ky ka fillu i bën naze dhe Rafit dhe ka hy në sherr me ta.
-Ashtu a? Po mirë boll. Po filloj me pasë respekt për atë Qukap. S’ma ka pasë mbush menien po keka djalë trim.
-Aq trim nuk është, por ka marrë zemër se me sa duket ky ka futur Kunatin në pjesë, jo ata.
-Ku ku ç’na ka gjetë me atë njeri të paaftë mar Flamur. Çfarë asht ai mar, ku ku as një ligj nuk njeh, as një datë, asnjë vendim, kurrgjë veç maketet dhe ato i mësoi prej mejet e ban për konkurrencë.
-S’kemi ç’i bëjmë, na ka ngelë në dorë, i tha Flamuri. Unë çoj çdo ditë nga 50 vetë në ekspozitë dhe Kunati u dikton shënimet që do lënë tek maketi që do ta fitojë Kunati i Lulit.
-Ku ku çfarë mashtruesit mar Flamur. I ka hedh dhe trutë e gomarit atij burrit se di un çfarë i bëja atij.
-S’kemi ç’i bëjmë tani, na ka ngelë në dorë, i tha Flamuri prapë me bezdi, me shpresë se Jozi po ja mbyllte bisedën.
-Jo mar kena ça me i ba, s’i s’kena ça me i ba. Tana një njeri krejt s’ka me i marrë. Ky ven s’ka veç Kunat të Lulit e biznesmenë nga Vuthaj. Jo mar se nuk e le përnjimen. Me pas lek na kishim ba parlamentin për 100 vjetorin e pavarësisë, se jena turrur e jo me ba makete. Për makete unë e bëj Shqipërinë si Amerika, por puna me ba në terren.
-Ça t’i bëjmë, na ka ngelur në dorë, përsëriste Flamuri me bezdi.
-Jo mar, kena ça me i ba, si nuk kena. Me e detyru me ikë krejt prej partisë se na ka turpnu. Me ja hek krejt mbështetjen e PD se kërrkand prej PD-je s’ka marrë në Bashki veç njerëz të Kunatit. Jo mar zotni se na është ba si Kunati i Shokut Xhemal. Më kanë kallxu një barcaletë këtë javë në Shkodër që më ka ra pika. Ka pyet njani Tefën në Kafe të Madhe e i ka thënë, ku je mar Tef, s’po bani asnjë humor as kurrgja.
-Ca me ba ne, i tha Tefa. Krejt Estrada e Shkodrës 40 vjet i mbahet mend vetëm Kunati i Shokut Xhemal, në Tiranë Lul Basha për 4 muj kryetar dhe i njihet Kunati i parë.
Duket sikur enderr e Zaloshnjes kjo
ka pase saluku nje gomar 31 vjec me emrin ramy por i ngordhi
O Mero po shkruaj pak per Flamurin ne Shishtavec ku shkoi per ski e nxirte gjoksin si Halili i judbines se sishte Muji i tropojes dhe ishte ky palo bure qe i premtonte atyre se do e kethente zonen ne turistike duke ditur qe mungon ruga dhe varferia eshte ulur kembe kryq. Besoj se pjesmarsit duhet te kene erdhur nga Tirana te importuar e te paguar me peret e taksave tona.