Çimi i Çamëve shkoi dje në takim me Flamurin. Tema e bisedës ishte disa shqetësime të lindura në gjirin e partisë çame pas hyrjes në qeveri.
Flamuri ishte shqetësuar seriozisht nga zërat se partia çame po ndahej pasi kishin mbetur të pakënaqur nga pushteti.
Çimi shkoi në takim në orar dhe Flamuri e priti në zyrën e tij.
-Duhet të na ndihmoni, i tha Çimi se situata është shumë serioze. M’i kanë marrë për ters këto emërimet e fundit.
-Po dhe ti duhet të bësh kujdes, i tha Flamuri. Në këto raste duhet të gjesh dhe ndonjë çam.
-Po ç’rëndësi ka o burë që duhet çam patjetër, mjafton të mbroj çështjen çame.
-E drejtë është kjo, tha Flamuri por ka dhe njerëz që e kanë fiksim që duhet të jesh çam.
-Dakord, u bënë këto gabime, tha Çimi, por duhet të bëjmë diçka që të korrigjojmë. Ja ka dalë ky Dash Tahiri dhe ka bërë deklaratë kundër Greqisë. Ka dalë dhe ai Kreshnik Spahiu. Mirë ishte ta bëja dhe unë një deklaratë.
-Jo, mos u nxito, të pyes një herë Doktorin, tha Flamuri.
Mori Doktorin në telefon dhe ia shpjegoi hallin.
-Flamur, shiko, dakord, ai ka të të drejtë, por me këto gjëra duhet bërë kujdes. Dakord, ta bëjë deklaratën, por mos ta japë TVSH dhe TV Klani se pastaj identifikohet me mua. Jo, prit, dëgjo, shiko, prit një minute, mirë, dakord, jo, prit, shiko, të flas unë një herë me Spiro Kserën ta përgatis pak që mos t’i bjerë si bombë.
-Dakord, fol, i tha Flamuri, dhe më njofto.
Doktori mori Spiron në telefon.
-Spiro, si të kam, si i ke nga shtëpia, mirë të gjithë, u qetësuan pas asaj që ndodhi? Ishte ngjarje shumë e shëmtuar në fakt dhe unë bëra ç’është e mundur që hajduti të kapej. Nuk kishte ndodhur d.m.th që të vidhnin një shtëpi ministri, por me sa duket nuk të njohin.
-Faleminderit Doktor, asgjë, gjithçka është në rregull.
-Spiro, tani dëgjo, e di që është pak problem për ty, por ti e di që na duhen ca nga këto votat e çamëve dhe i futëm në koalicion. Tani ti e di që unë ministra nuk i bëj ata, por ti duhet tu thuash atyre në Athinë që falë këmbënguljes tënde ata nuk u bënë ministra. Jo, aq nder do ta bëj unë ty. Tani shiko, ata duan të bëjnë një deklaratë kundër atij të OMONIA-s në Korçë. Merre në telefon atë dhe i thuaj të mos shqetësohet. Nëse ndjehet i pasigurt, le të vijë të jetoj në Tiranë, i gjejmë dhe ndonjë punë, por le ta bëjnë këtë deklaratën ata se na duhen. Nuk ka rëndësi pastaj se ç’do bëhet, boll mos të ikin nga koalicioni se e kupton vetë ti.
-Mirë Doktor, s’ka problem, le ta bëjnë, vetëm më lejo mua ti them eja në punë në Tiranë dhe s’ka problem.
-Spiro, e ke lejen me pashë, bëj çfarë të duash, por shiko, duhet t’ua bëjmë këtë lëshim se nuk është se kërkojnë ndonjë gjë të madhe se ti e kupton vetë, ata dhe çamë tamam nuk është se janë, por ekziston rreziku i përçarjes dhe pastaj na ikin votat. I mbajtëm tre vjet të ndarë, tani ka ardhë koha t’i bashkojmë sa tu marrim votat dhe i ndajmë prapë më pas.
-Dakord, dakord Doktor, nuk kam asgjë. Vetëm ta marr në punë atë të OMONIA-s që të mos u mbetet hatri atyre në Athinë.
Pas kësaj Doktori mori prapë Flamurin.
-Siguroje nga ana ime Çimin e Çamëve që ka mbështetjen time të plotë të bëjë deklaratë kundër Athinës zyrtare. Jo vetëm ne, por as greket s’do t’ia marrin për ters. Janë shumë mirëkuptues në këto raste.
-U zgjidh, i tha Flamuri Çimit të Çamëve. Doktori ka folë me Spiro Kserën, ai me Athinën dhe ata kanë dhënë lejë t’i sulmosh. Bëje deklaratën e egër t’ia dhjesësh këtij Kreshnik Spahiut dhe Dash Tahirit.
-Faleminderit shumë, i tha Çimi i Çamëve. Do ta bëj menjëherë. Tani kanë për të më parë ata mua.
-Mos i ke merak, i tha Flamuri, ke mbështetjen tonë deri në fund. Po deshe flas unë me Doktorin, të flasë ai me Spiro Kserën, të flasë me dajën në Janinë, të flasë ai daja i tij me ata në Athinë dhe po lindi nevoja e bëjmë dhe rezolutë në parlament deklaratën tënde.
-Faleminderit shumë, i tha Çimi dhe doli nga zyra duke fluturuar. Në shkallë u ndesh me Spiro Kserën. U përshëndetën me dashuri dhe e kuptuan njëri- tjetrin në sy. Cimi i Çamëve i shkeli syrin që ishte tek Flamuri dhe Spiro i shkeli syrin që do të thotë se e dinte hallin.
ha, ha, ha te qeshesh a te qash,, camet dhe greket hane ne nje tas
“I mbajtëm tre vjet të ndarë, tani ka ardhë koha t’i bashkojmë sa tu marrim votat dhe i ndajmë prapë më pas.” O Mero keto perla te vijne vet apo perdor ndihme? Je i madh realisht.
Rrofte enkel demi
Rrofte Sila ime por edhe e “GrupIt te PD”, “Ish grupIt te PS”, “Ish grupIt te LSI” DHE SE MOS HARROJ TEK TUK TAK te PDI-U.
ps. Ne vecanti “shokut” te vjeter te Siles, Qirje TIMI-t.
Me respekt
Keli
Ore kush mutin jane keta greket e qelbur qe na komandokan se edhe ke duhet te fusim ne Qeveri?! Çamet jane shqiptare dhe nuk ka ndonje ligj qe ndalon shtetasit shqiptare qe te futen ne qeveri. Perkundrazi, mendoj se duhet nxjerre ndonje ligj qe greket, sidomos ata shkerdhatat si puna e ketyre “vorioqipiroteve”, te mos lejohen te futen ne qeveri, sa kohe qe nuk e kane ndare mendjen se çfare jane…
Komuniteti cam te marre shembull nga komunitetet e tjera qe e kane pesuar gjenocidin me rende se ata dhe kane fituar se kane vepruar e luftuar me ndershmeri ne kushte edhe me te veshtire se camet. Te studiojne gjenocidin armen dhe ate cifut dhe te mos mjaftohen me aq por te asimilojne strategjine e ndjekur nga ata .Cameve u ka dale nami se vetem parane kane zot,kjo eshte nje njolle e madhe per kete komunitet, le te tregojne qe jane te ndershem dhe luftojne per moralin e te pareve te tyre pa bere pislliqe.
Ci cun cau Cimi im
Hahahahaaaaa………..fantazi komunistesh ose me sakt humor kines , por nga ata te kines se veriut ama .
Jo po te Anadollit te jugut!
hajriu ,si qam qe je nuk te kam lexuar te mbash qendrim per kete ceshtje dhe jo vetem ti por asnje qam i forumit nuk flet,pervec plakut apo mos je i shpetimit edhe ti dhe ben si patriot.
Po i marim pyetjet nje nga nje.
Nese Idrizi eshte hajdut sipas teje,faktoje qe ka vjedhur?
Ne te vertete eshte pyetje retorike, historiku i TIMIT ne fakt ka vetem vjedhie. Drejtori i targave (njeriu i tosit te nanes) fillon e fut ne pune 3 mije euro e siper pa llogariur patentat,sa dhe autoshkollat e denoncuan ne tv para nje jave. Drejtori i ri i policise ndertimore, nipi i tij ka nje rroge mujore 12-18 mije euro ne muaj(ne fakt prandaj hoqen te vjetrin per 50 mije euro). Nendrejtori i hipotekes se tiranes (24 vjac nga kukesi)e bleu vendin (se ka nxjerre shumen deri tani). Kryekeshilltari i qarkut ne durres i ka dhene deri tani ne dore 30+8 mije euro “kontribut”. Projekti i monumentit perkujtimor bente 10 mije euro nga te cilat 5 mije do ja japin projektuesit 5 mije per vete (te pakten keshtu ka rene dakort).Drejtori i hipotekes ne durres pagoi 50 mije euro per te ndenjur ne kete post. etj etj etj etj
A ka futur ne pune njerez te elktoratit te rraskapitur te partise qe grabiti?
Praktikisht, asnje te denje te ketij elektorati.
Pervec cameve qe u bene te tille pas vitit 2009.
Ardian Tana dhender i sekretarit te pare ne elbasan, ish sekretar rinie, me shkolle mesuesie 3 vjecare, tipik mole e bute servile qe nuk i plas fare per komunitetin e partise se grabitur.
Abaz Hado, cam safi pas vitit 2009, sekretar partie i shijakut ku nga cdo gje mund te marri vesh por vetem nga piktura jo.Hipokrit i lindur
Kush jane konkretisht deklaratat e tij kunder çameve?
Po jap vetem nje.
Mqse greqia eshte keq me financa, camet do ti blejne me leket e tyre pronat.(qe ne fakt thelbi nuk eshte prona por pranimi i spastrimit etnik)etj etj
Nese Idrizi e ka degjeneruar çeshtjen çame,thuaj nje fakt?
TIMI qe kur ka dale ne skene per kete ceshtje vetem e degjeneron sepse po e kthen kete ceshtje ne nje tragjeti satirike ku vetem genjeshtra premton dhe me vone i haron. Aq keq eshte puna sa qarkullojne barsaleta per camet ne baret e tiranes ku ajo me e perdorura eshte: Nanua i cameve te Qirje Timit.
Asnje aktivitet serioz per kete komunitet…..
Je i sigurt qe Greqia eshte punedhenesi i tij?
Vete lajmi i zv mistrit grrrek e tregon fare qarte kete.
Por edhe dicka, a e dini ju se nuk eshte shprehur i pari zv ministri grek por e ka pyetur gazetarja e para. Cfare pergjigje prisnit ju nga zv ministri grrrek!!!?
Z. Dashamir Tahiri ne fakt me pak fjale kete ka thene qe Qirje Timi e ka bere me kohe e me vakt biznes privat kete pune.
Dhe sa per kulture
Familja e Timit ka IKUR nga Cameria shume para vitit 1944 dhe kur ka ikur e ka shitur KASOLLEN, dy delet, dhine bile dhe qenin.
Qirje Timin nuk e lidh asnje gje me ate krahine.
Populli i kesaj krahine ne fakt eshte “fatkeqi” i vertete.
Edhe dicka, me sa kam pare nqse eshte bere dicka ndonjehere per kete ceshtje ka te beje vetem ne vitet 2007-2009 me partine PDI etj etj etj
Kush jane miqte e TIMIT!!
Fevziu qe e pompon ne klan, Mesila dora e te gjithe partive (ne fakt si ka lene gje mamit), Tosi i Nanes dhe gjithe shpura e drejtoreve te tij, Enkel Demi “burrrri i devotshem”, etj, etj, etj
Hapini syte dhe zbuloni veshet o njerez te mire!!!!!
Pershendeje,
Ne vazhdimesi po ju jap nje informacion te ri.
Ne keto momente PDIU po negocion me drejtorin aktual te tatimeve ne fier per nje shume te konsiderueshme eurosh vetem po vetem qe kete vend mos t’ia jape nje anetari te komunitetit cam ne fier.
Kjo gje eshte shume e turpeshme por shume e turpershme.
Gjithe te mirat