Flamuri, plan sekret kundër vezëve më 22 mars

16 Mars 2012, 23:05Antena TEMA
Flamuri, plan sekret kundër vezëve më 22 mars

Doktori shpalli dje festën e radhës. Më 22 mars, tha ai, do jetë festa më e madhe e këtyre 20 viteve. Duhet të merren masat deri në imtësi.

Flamuri me agjencinë e tij fërkoi duart. I qartë që lekat nuk ia merr dot të gjitha Ridvani, e fut faturën 1 milionë euro me shpresë që po t’i marri 300 mijë, del me fitim.

Por sapo Doktori mbaroi fjalimin për festën, e thirri në zyrë.

-Flamur, dëgjo, shiko, problemi është tani tek festa. Ta them unë ty që ata kanë për ta prishur festën. Kam të dhëna se ata banditët e grupit të dhunës që hiqen si të persekutuar do na sulmojnë me vezë. Shiko, kam të dhëna të sigurta që Agron Duka dhe Sami Gjergji u kanë thënë nga një makinë secili me vezë e keni në dispozicion. Kanë me na provoku dhe do ketë gjakderdhje.

-Po do marrim masa Doktor, do nxjerrim policinë që në mëngjes, do heqim vezët nga supermarketi, dhe do mbyllim gjithë dyqanet afër sheshit.

-Jo Flamur, nuk asht zgjidhje. Ata mund të furnizohen një ditë më parë dhe i mbajnë në xhepa. E kupton ti apo jo? Sikur 100 vetë të jenë me nga 5 kokrra secili në xhep, jo, duhet masa të forta.

-Po ata të rreshtave të parë do t’i kontrollojmë Doktor, kemi marrë masa speciale. Më lër të tregoj. Kam folur me Paskuqanin dhe dibranët duhet të jenë katër rreshtat e para, kuksianët në krah të tyre, pastaj mirditorët pas tyre. Kështu ata njohin njëri- tjetrin nga dialekti dhe nuk hyn dot njeri tjetër. U kemi thënë po dëgjuat dialekt tjetër, kapeni menjëherë si provokator.

-Ashtu…, mirë, po shiko, jo, duhen dhe masa të tjera se ata mund të bëjnë ndonjë provokim. Shiko, kam të dhëna që do furnizohen me vezë. Do pyes dhe unë të tjerë ç’masa mund të merren, por ti duhet të bësh detyrën tënde.

-Doktor, me sa ka digju unë ata kanë në shënjestër Genc Pollon dhe Eduard Halimin kohët e fundit, ata të dy le të mos vijnë fare.

-Jo Flamur, e ke gabim. Ata synojnë të qëllojnë kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, d.m.th mua…

-Ty të marrin të keqen Doktor se aty bëhemi trup të gjithë.

-Mirë, dakord, shiko, dëgjo, më dëgjo mua, dakord, ashtu është siç thua ti, po shiko, ka një problem këtu, duhet me e zgjidhë, nejse, fol një herë me këta të policisë. Unë po flas me dikë tjetër.

Flamuri doli jashtë i hutuar. Paniku se të persekutuarit politikë mund të furnizoheshin me vezë pa lek, që u mjaftonin për gjashtë muaj, e futi në mendime. Nga mund të vinin vezët, ku mund t’i ruanin ata, kush do kujdesej për to, le që ata të prishura i duan, tha me vet, sa më të prishura, aq më mirë për ta… i ziente koka e nuk dinte ç’të bënte.

Doktori i shqetësuar vazhdoi konsultimet. Ambasadori i Hungarisë i kishte kërkuar takim.

-Si po ju shkojnë punët, i tha ambasadori?

-Shumë mirë, tha Doktori, ja do bëjmë një koncert të madh më 22 Mars. Do ta festojmë. Shiko, ne vërtet kemi problem me Bashkimin Evropian, por ata kanë qëndrime personale kundër nesh. Shiko, e di që SHBA janë të mërzitur me mua, se duan tu pranoj atë paçavuren që kanë sjellë si gjoja ekspertizë të FBI, por unë jam vend i lirë dhe sovran mo zotëri. Shiko, e di që ekonomia po bie dhe vendi është futur në krizë, por ne jemi vendi i rekordeve mo zotëri. Jo, nuk mund të ndalemi para asgjëje. Ju si i kini punët në Hungari? Si e kam mikun tim Urban?

-Dhe ne keq e kemi me Bashkimin Evropian, SHBA, medien, ekonominë, por të paktën nuk bëjmë koncerte.

-Dëgjo, e ke gabim. Koncertin duhet me e ba se ndryshe ata të vënë para dhe thonë po vajton humbjen. Jo, nuk e pranoj kurrë këtë gjë.

-Ju kam shumë zili, tha ambasadori. Ai kryeministri jonë i ka gjithë këto probleme, por nuk i qesh buza.

 

 

 

7 komente në “Flamuri, plan sekret kundër vezëve më 22 mars”

  1. MEMEDHETARI says:

    – Perderisa kemi probleme nuk duket te hiqemi si kaposha.- vazhdoi ambasadori- Eshte me e udhes te rrijme kokeulur,si pula…
    – Bobo,bobo,bertiti papritmas Berisha e nderkohe kapi telefonin per te komunikuar perseri me Flamurin…
    -Cfare?Cfare?-instiktivisht edhe ambasadori po bertiste mirepo Berisha as qe kishte ne plan ta sqaronte.Vetem se ulurinte:
    -Kujdes Flamur,vezet…Flamur,vezet… Sic te porosita…

  2. Devolliu says:

    NJË FESTË MADHËSHTORE, TË PA PARË, DO TË BËJNË SHQIPTARËT DITËN QË DO TË THYEJË QAFËN SHPELLARI I ÇMENDUR I VIÇIDOLIT, KRYEHAJDUTI, KRYEKRIMINELI, TRADHTARI, VRASËSI, SALIH GEDDAF GËRDEC GËRDALLA.

  3. GEZIM KULUFI says:

    Saliu eshte me i rrezikeshem se kurre. Ai e di se eshte nje popull i tere, perjashto berrat tropojane, kuksiane dhe mirditore, qe kerkon denimin kapital per te dhe familjen. duke e ditur se eshte i humbur, ai njesoj si i mbytyri, kerkon te mbyse kedo rreth vehtes. Kujdes!. Eshte si ai budallai me granate ne dore! I duhet plasur ne dore, qe te demtoje vetem ke ka rreth vehtes, nese duan ti rrine prane. Mes tyre, edhe Flamuri e Ritka.

  4. LORA says:

    E perkryer! Faleminderit “Antenes”.

  5. Eshte turp per Perendimin dhe kryesisht Per Ameriken, qe 22Marsi & 100 vjetori I shtetit Shqiptar
    (Nuk them pavaresi sepse s’kemi ende pavaResi por koloni- guberne, pervec qe gjysma e Shqipnise eshte jashte kufijve , kemi Cung-Shqipni ende)
    Te vinte me Pardesybardhet Katoviciane (vetem ramizalia dhe sabrigodo Jane ne ferrin poshte;
    te TJERET Jane ketu Lart Mostrat e Neokomunizmit
    (Neokomunizem= Komunizem+Fashizem+Anarki= Xhungel + Terrorizem mafioz ne Pushtet!!)
    Tuuuuuuuurp te jene KETA ende PARIA (= Burrat e Shtetit/ Yje ne ngjitje!!) Turp!!
    Turp Amerike!, te thote Populli Shqiptar edhe kete Mars, a ke veshe?!
    Jo vetem turp ndaj NESh, edhe: ”ç’mbjell -korr!”, thote Populli!!
    Korrje te mbara, por me mire… gishtin kokes BigBrother!!

  6. Vlora says:

    ha, ha, ha, prandaj ka vajtur kokra e veze 18 lek.

  7. Haxhilleku ne Meke says:

    Riti i goditjes se Shejtanit me gure eshte i njohur. Te gjithe pelegrinet qe shkojne per haxhillek ne Meke e kryejne kete, dmth, i bien shejtanit me gure. Ketu dashkan ta qellojne me veze. Pra, duket, “festimet” do te kene si moto parrullen ” nje njeri, nje veze”, duke e goditur keshtu shejtanin me veze. Nuk thone kot,’fshat e tabiat”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje