Frroki kish pasur një debat me Zaloshnjën në një emision televiziv dhe ishte acaruar kur i kishin kujtuar se ka shërbyer si spiun lagjeje. Meqë situata i doli jashtë kontrollit, pas emisionit mori Flamurin që ta shoqëronte me makinë nga TV pasi kish frikë mos e qëllonin.
Flamuri thirri një nga shoferët e PD-së që më parë ka pasë punuar në SHIK dhe e urdhëroi të shkonte tek TV dhe të mbante një karton me emrin e Flamurit në dorë që ta njihte personi që do të hipte. Shoferi shkoi. Frroki doli nga dera e TV, pa makinën dhe iu afrua.
-Ju u ka dërguar Flamuri, tha.
-Po, i tha shoferi, hip.
Frroki hyri me shpejtësi brenda.
-Ça ka ndodhë mor burrë, i tha shoferi, se ishte mërzitur shumë shefi?
-Janë këta pisat e Edi Ramës, më sulmuan, më thanë spiun, i tha Frroki.
-Jo mar burrë, çfarë legenash janë, i tha shoferi. Si guxojnë ata të ta thonë ty këtë që je mik i shefit.
-Plehra, i tha Frroki, ça pret prej tyre. Ku ke punu më parë ti?
-Kam qenë shofer në SHIK mo burrë, i di krejt kush ka qenë spiun se fliste shefi im në makinë atëherë.
-Kë ke pasur shef ti, i tha Frroki.
-Gazideden mo burrë, isha shofer i turnit të dytë kur e çoja në shtëpi dhe ishte gjithmonë nervoz dhe gjithë rrugës në telefon vetëm për spiuna fliste. Vallai atë Frrokun, si e ka pasë ai Frroku, e ka pas zët fort. Ça s’tregonte për të.
-Ashtu, i tha Frroki i prerë në fytyrë. Pse çfarë tregonte?
-Ou, ka qenë i poshtër fort ai, shante Doktorin dhe Doktori e merrte shefin në telefon dhe i thoshte çdo ditë a ja gjete dosjen. Ene shefi ia kish gjet dosjen një ditë dhe i lexonte letrat që ky Frroki i dërgonte kundër drejtorit të Fabrikës së Llullave. I thoshte ky më ka favorizuar mua që më ka lënë roje, ndërkohë që unë meritoj të vihem në punë të vështira se kam shkelur udhëzimet e partisë. Një herë tjetër i kish shkru që drejtori ka dashnore gruan që punon turni i dytë tek llullat. Kish qenë fort i keq ky Frroki.
-Ashtu ë? Po tjetër, tjetër ça i thoshte shefi?
-Ou, një herë i tregoj një të fortë. Ky Frroki kishte një dashnore dhe e merrte në makinë në Dajt. E kishin rujt këta të SHIK dhe i kishin shku me pistoletë kur e kishte zhveshë atë femnën. Ene ja kishin marrë makinën me gjithë femen dhe e kishin lënë cullak në Dajt. Pastaj i kishin vënë një roje tjetër ku do shkonte. Frroki priti derisa u err dhe pastaj zbriti deri afër Kinostudios. Aty hyri në një lokal, u fut në banjë dhe thirri të zotin e i kërkoi pantolla. U vesh, doli jashtë dhe filloi të bërtiste ça më gjeti, ça më gjeti. Ky roja po e ruante. Roja mendonte se Frroku kish hallin e asaj femnës që ia kishin marrë me makinë. Kur e dëgjoi mirë, e kuptoi që Frroki kish hall se kish një dosje në makinë për ambasadën greke dhe mos i kish humbë.
-Ashtë ë, tha prapë Frroki. Po tjetër, tjetër ça thoshte ndonjë gjë shefi për atë?
-Ou atij i ikte truri kur ia zije emrin në gojë. Thoshte të gjithë spiuna janë, po këtë nuk e duan as ata që u raporton.
-Ashtu ë, po tjetër, tjetër ca thoshte shefi?
-Vllajo, arritëm tani, s’kam kohë me tregu për atë byth… Ik se të trego shefi se ene ky di plot për të.
Frroki zbriti dhe u nis për tek zyra e Flamurit. Ky i fundit po e priste në korridor nga meraku.
-Hë si kaloi, tha, pati ndonjë incident, të njohu njeri rrugës.
-Jo, jo, biles as shoferi jot s‘më njohi, i tha Frroki.
-I ka humbë ca aftësi, i tha Flamuri, se ka pasë punu në SHIK, por prapë di plot histori. Tani më thuaj çfarë do nga unë.
-Dua të sigurohem keni gjë ndonjë dosje timen ju apo jo, se po është e sigurt që nuk e keni, unë do ta hedh në gjyq atë, tha Frroki.
-Ja të thërras shoferin, i tha Flamuri, se ai ka pasë punu me Gazideden dhe merr vesh nga dosjet.
-Jo, jo, lëre shoferin, tha Frroki. Po e lë farë, s’po e hedh në gjyq.
ha ha ha te lumte o mero
E po do perfundoje qe ta peshtyjne rrugeve te Tiranes. As ne Mirdite s’e pranojne me:
http://imageshack.us/photo/my-images/32/frrokcupizeriipyllit.jpg/
Z. Baze! Kam pershtypjen se kjo foto i pershtatet shkrimit tuaj ?
http://imageshack.us/photo/my-images/32/frrokcupizeriipyllit.jpg/
Me kenaqe me kete foto por te lutem nxire ne Facebook dhe twiter
Idioti, langaraq burr, servil, I pabes, gjith te kqijat I Ka ky zorraxhi kalamo se burr si thu dot.
ky froku qenka si berisha mor tej,,te gjitha te keqijat
Hahahaha,e forte:
-Dua të sigurohem keni gjë ndonjë dosje timen ju apo jo, se po është e sigurt që nuk e keni, unë do ta hedh në gjyq atë, tha Frroki.
-Ja të thërras shoferin, i tha Flamuri, se ai ka pasë punu me Gazideden dhe merr vesh nga dosjet.
-Jo, jo, lëre shoferin, tha Frroki. Po e lë farë, s’po e hedh në gjyq.