Sandri, debat me Doktorin për intervistën e Withers

17 Mars 2012, 22:11Antena TEMA
Sandri, debat me Doktorin për intervistën e Withers

Intervista e Withersit ka tronditur Doktorin. Dje gjithë ditën ka pasur debate në telefon me Sandrin për ta përdorur diku në favor të qeverisë, por nuk gjetën asnjë resht. Doktori bënte sikur nuk e kishte lexuar dhe i kërkonte Sandrit të shikonte ndonjë gjë pozitive dhe ta hapte lajmet kundër opozitës.

-E lexova Doktor, nuk ka asnjë resht asnjë fjalë. Është treguar shumë shkërdhatë…

-Mirë, dakord, dëgjo, shiko, dakord, e kuptoj, mirë, por diçka duhet të ketë. Unë s’e kam lexuar, por duhet të ketë diçka. Për shembull kur flet në përgjithësi për qeverisjen…

-Jo Doktor, e pashë. Thotë nuk është qeverisje, është sundim. Nuk ke ku ta kapësh.

-Dakord, mirë këtu, po shiko kur flet për gjykatat se shiko amerikanët për gjykatat nuk bëjnë komente dhe ti duhet të thuash se drejtësia tha fjalën e vet.

-Jo Doktor, e thotë janë vendime zhgënjyese. Është treguar shkërdhatë, s’ka lënë asnjë shans ta përdorësh.

-Mirë, dakord, po shiko kur flet për politikanë të rinj, lëre të kuptojë që ai ka parasysh Lul Bashën meqë dhe ambasadori tjetër e ka pranuar që është yll në ngjitje.

-Jo Doktor, Bashën e krahason me ty si politikan me mendje të vjetër. Le që thotë ka vjedhur votat. S’e përdorim dot.

-Dakord, mirë, e kuptoj, po diçka duhet të gjejmë. Se shiko, këtë e ka bë Edi Rama me prishë mitingun e 22 marsit, po ai do jetë një miting madhështor si rrallë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Jo, ai e ka bërë për këtë punë, por nuk e prish dot të ardhmen e demokracisë ai këtu… Ka për të marrë përgjigjen që meriton.

-Dakord Doktor, por në intervistë nuk ka asgjë. I thashë dhe Fevzos, ça t’i bëjmë ndonjë gjë këtij çokullatës, siç i thoshte Çani, dhe më tha mos u merrni me të se ka qenë legen, unë nuk e kam ftuar asnjë herë në shtëpi atë, tha. Biles as kafe s’i kam dhënë.

-Dakord, mirë, po shiko një gjë duhet bërë. Mund të merret ndonjë reagim komentatorësh apo politikanësh dhe të përdoret si pozitive.

-Po kë të marr o Doktor, s’ka njeri. Vetëm po gjetëm Monda Bulkun e Bardh Kadillin se ata nuk kuptojnë ç’ka thënë.

-Shiko, dakord, mirë, por diçka duhet bërë. Për shembull Fevziu mund të bëjë një emision ku të diskutohen këto gjëra dhe të dali përfundimi që SHBA ka dhe ndonjë kritikë për qeverinë, por ajo nuk e njeh kurrsesi opozitën si alternativë.

-I thashë Fevzos disa herë, po më tha nuk ka asnjë rëndësi ai si person. Seç më ngatërroi jo fola me Rikerin, se i ka pasë lënë porosi Kantrimeni kur iku, dhe ai i paskësh thënë kur të vij në Shqipëri, do hamë një darkë bashkë, por nuk ishte i sigurt a kishte salcë tartufi në Shqipëri. Fevzo më tha se ka pasë njohur një herë një amerikane që ishte në Kosovë në një seminar, që kishte vëllain në Departament të Shtetit, që e kish njohur Hilarin dhe ai i kish thënë se po të ketë ndonjë ndryshim për Shqipërinë, do marrë Hillari Fevzon. Kështu që më tha me këta ambasadorët nuk merrem se janë nivel i ulët. Le që më ka prishur punë dhe ky Arvizu, tha, se i flasin njerëzit Blendi Fevziu, po më duket se e hap vetë këtë llaf se do të rrisë profilin.

-Sandër, dakord, mirë, lëre Fevziun, dakord, ka probleme ai, e di, shiko, unë them që vizita e Edi Ramës në Uashington është e organizuar nga lobi grek, i cili kërkon të aneksojë Shqipërinë, d.m.th kufirin tokësor, jo atë detar… Duhet me ba një gjë të tillë se sipas gjithë të dhënave Anastas Angjeli qëndron pas vizitës…

-Po jo Doktor se del ai Kreshniku pastaj e thotë ti ke shitur detin, Rama do shesë tokën, dhe e neutralizon.

-Shiko, shumë mirë të ka shku mendja, bëni një koment pse nuk e ka sha Withers Aleancën Faqe e Zi. Jo, duhet ta bëni këtë. Si guxon ai zotëri të japë atë intervistë dhe të mos thotë asnjë fjalë për faqezinjtë e Spahiut e Topit. Jo, këtë duhet ta bëni.

-Po këtë e bëjmë Doktor, por do dukemi si të mërzitur nga intervista. Këtë tha dhe Fevziu. Duhen injoruar se janë nivel i ulët. Më tha Fevzo, ai dhe mobiljet s’i kishte gjë kur ishte ambasador, biles lugët i kishte jo firmato, nga ato të tregut çam.

-Dakord, mirë, po të dish, shiko, ata duan të bëjnë qeveri teknike e me bë Bamir Topin kryeministër, por unë gjallë nuk i toleroj. Jo, e di unë, duan të bëjnë ata. Nejse, një gjë duhet ta bëni d.m.th, se kështu që të duken ata në bllok kundër meje nuk duhet lënë. Por ta dish që e kam të sigurt, duan të bëjnë qeveri teknike me Bamirin kryeministër në vjeshtë. Jo, këtë nuk e lë.

6 komente në “Sandri, debat me Doktorin për intervistën e Withers”

    1. Vila says:

      Saliu mori detyren qe te neutralizonte tere ballistet, pronaret dhe te denuarit politike, si edhe te conte tere pasurine e shqiptareve ne duart e disa “komunistave” mafioze. Ja arriti qellimit, e kreu detyren, por edhe e shkeli duke vjedhur vete sa mundi, bashke me femijet, horrat e tij tropojane dhe fisin serb te se shoqes. Tani nuk i duhet me kerkujt dhe e duan te gjithe “out”, pasi keshtu fshihet e tere historia, lahen gjynahet ndaj ketij populli dhe njeheresh edhe tere mafiozet “lahen”.

  1. Syla prej Vicidoli says:

    shpresoj qe do vij nje dite ta shofim para drejtsise,se jo zoti nuk egziston

    1. Arjan says:

      Edhe un dua ta shoh para drejtesise, por zoti esht i madh…

  2. Petro Guri says:

    Mund te thote ndokush: a nuk ju duket sikur biseda eshte bere nga biruca e burgut dhe Sandri ka siguruar nje leje provizore me bisedue nga pertej murit?
    Vetem nje pyetje kuislingiane s’ia ka bere: ku do ta kem vendin une?
    Ne fakt i nevojiten ca prova, se dimri tjeter thuhet do te jete i gjate.

  3. Mero, po te drejtohem ty personalisht : Te faleminderit ,pergjithshka qe beni per te treguar realitetin ne vendin tone.Edhe pse me nota humori ju na tregoni fytyren e vertete te atyre qe drejtojne sot vendi tone.Mua me duket qe te gjithe personazhet e Antenes ne i ndjejme sikur i kemi perballe .Ata luajne teater me ne por dhe me veten e tyre. Por bnuk do ta kene te gjate ,Fundi i tyre eshte i turpshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje