Liu Qi, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Kinës vjen në Tiranë me ftesë nga ana jone, por s’dihet ende se cila është arsye kryesore e kësaj vizite. Kina i ka bërë të qartë qeverisë tonë se kërkon të ketë në Shqipëri një zonë të lirë ekonomike. Kjo nënkupton mos taksim. Kjo ishte e vetmja gjë që Flamuri kuptoi nga deklarata për shtyp. Problemi është se duhet të dukej i informuar para Jozit, ndërsa po shkonte në zyrë të saj.
-E mor vesh këtë kinezin i tha Flamuri, kërkon zonë të lirë ekonomike, dhe ai burri u zu ngushtë se nuk kishte si t’ia prishte.
-Çfarë është ky kinez mar Flamur se s’po kuptoj kurrgja i tash. Ç’ka është ky Lui Çi?
-Liu Qi e kishte emrin, po meqë Kina është vend komunist, ai Burri më tha duhet me i dhënë në vend pa taksa.
-Lui Çi? Qa është ky mar Flamur?
-Jo me Çi, por me Q, i tha Flamuri. Jo Lui, por Liu!
-Po mar po e marr me mend me Q si të qenit, por s’du me e thanë Lui Qi.
-Puna është se ia Burri e ka marrë seriozisht dhe don me i futë kinezët këtu. Më kapi dhe Bashkimi sot, më tha kam nja 4 hidrocentrale për me shitë, kanë ardhë ca nga Italia, por shiko mos ua shesim këtyre kinezëve. I thashë me kinezët mos më ngatërro se e dun pa taksa. Dhe i tregova këtë punën pse ka ardhë Liu Qi në Tiranë.
-Po a fole me atë Burrin mar Flamur ç’ka do me ba me këta kinezët?
-Lui Qi ishte anëtar i Komitetit Qendror dhe në rang partie u takua me mua. Ma dërgoi ai Burri t’i shpjegoja si funksionon PD-ja. Ia shpjegova. I thashë kongresin e fundit e kena ba pa ardhë në pushtet. Qyshkurse kena ardhë në pushtet, qeveria ka punu mirë, kena ba dy palë zgjedhje parlamentare dhe nuk e kena pa të arsyeshme të bëjmë kongres se udhëheqja punon mirë. S’e ke idenë sa u kënaq. Kjo është parti tamam, tha, bën gjëra realiste. Partia jonë akoma burokraci, tha. Bën kongrese çdo katër vjet. Ju shumë mirë, s’bëni fare 7 vjet kur keni suksese. I thashë ne kemi shumë suksese dhe s’ka arsye të ndërrojmë udhëheqjen. Edhe ne kemi shumë suksese, por duhet të kemi edhe më shumë që të mos ta ndërrojmë si ju, tha. Më tregoi dhe për këto partitë e vogla. Kemi dhe ne gjashtë parti opozitare, tha, por janë shumë të rregullta dhe respektojnë Partinë Komuniste. Unë i shpjegova që këto partitë tona nuk na respektojnë shumë, por jemi duke punuar të jenë të bindura. U gëzua shumë. Pastaj e përcolla. Erdhi kjo Selvia, kjo zëdhënësja e re e PD-së dhe më tha ça të bëjmë ndonjë lajm. I thashë erdhi Qiu dhe iku. Tani është tek PS-ja. Ua si flet ti, më tha, si Sandri se ai na fliste me fjalë të pista në punë. Ja sqarova që Qiu ishte shoku Liu Qi, por iku e mërzitur, s’e kuptonte.
-Paska kenë burrë i mirë ky Lui Çi, i tha Jozi. Veç unë mar Flamur jam kënaq tuj digju atë Orban. Fantastik krejt. I ka thënë ti je luftëtar i paepur i demokracisë. Ka lezet mar Flamur çfarë burrit është. Maj men kur erdhi ktu në parlament dhe tha Evropa ka nevojë për Shqipërinë, jo Shqipëria për Evropën. Ka lezet mar Flamur. Janë burra mar, ku ku për na që i kena burrat si gra i kena përveç Berishës. Krejt këta të tjerët e bajnë në brekë prej Perëndimit.
-E pashë, e pashë. Kishte lezet. Është burrë ai. Ka lezet. Ne na grijnë për gjëra pa pikë rëndësie. Jo keni vjedhur vota, jo keni shkatërru medien, jo keni marrë gjyqësorin. S’i kuptoj si i duron ai Burri këta perëndimorët, këta nuk të lënë të qeverisësh. Edhe të bëjnë nuse, dhe s’të lënë të nusërosh. Kjo është skandal. Ua bën shumë mirë ai.
-Lene mar Flamru se të ka lezet shpirti. Kur shkoj në Bruksel me vjen marre me i pa këta eurparlamentarë krejt servila dhe të përunjur. E kam bë atë rumunin kur isha herën e fundit me ik prej sallet. Çfarë burrash janë ata mar, na kërkojnë na llogari për zgjedhje të lira, për drejtësi e për liri shtypi. Qind herë më mirë asht Lui Çi se ata.
-Jo Lui Çi, por Liu Qi, i tha Flamuri.
-Hajt mar Flamur se më ngatërron kjo italishte e mallkume, se më ka ngelë në mendje Lui d.m.th Ai Qi, e s’e thona dot prej zorit e them Lui Çi.
Sikur ai lui te ma tereziste njehere mua dhe pastaj eshte edhe mira m gati. Mesila
U kthyem dhe nje here ne vitin 78′
http://imageshack.us/photo/my-images/341/ridvanbode1997dhe2012.jpg/
” Erdhi Qiu dhe iku. ‘
Fantastike ! Si budalle qeshnja me force vete me vete.
Erdhi Qiu dhe iku.
Hahaha Jozi erdhi Liu te q*u dhe iku……..kaq shpejt Jozi? Ske faj se kinezet prishen shpejt. E di une. Ti ke cef me te ci Orbani……..hahaha antena ju lumte…… jeni njisha…………
humor fantastik ma zbukuruat diten bravo……
E bukur sot Antena, bravo!
erdhi qiu dhe iku
Mero na kenaqe, mire e ke erdhi qiu dhe iku, se kur nuk punon i zoti i haremit do kruhet qosheve te rrugeve, s’ka faj se fillon me xane merimanga ….hahahaha
Po pse a nuk ishe Qi ne Parlament? Me thane qe ishe Qi ne Parlament,e kishin pa atje dikund.Megjithese edhe ja fusin kot…