Haxhinasia në takim me Doktorin për vizitën e Ramës

21 Mars 2012, 22:53Antena TEMA
Haxhinasia në takim me Doktorin për vizitën e Ramës

Haxhinasia pati paradite takim me Doktorin. Edhe pse i kanë rralluar telefonatat, Doktori e kërkoi me ngulm në zyrë. Donte doemos të diskutonte çfarë u bë me vizitën e Ramës në Uashington.

Haxhinasia nuk kishte si të informohej dhe ishte në siklet. Me gjithë ambasadorët që i ka vendosur PD-ja në punë Haxhinasia nuk ka komunikim se ata nuk e përfillin. Dhe ai i Uashingtonit është një i tillë. Meqë atë nuk e merrte dot në telefon, thirri në zyrë Gimin e Puros, këshilltarin e tij privat.

-Të kam thirrur për atë punën e pagës, i tha. Do ta bëjmë atë shtesën se ka dalë kjo VKM e re për këshilltarin e zëvendëskryeministrit kështu që mos u shqetëso. E di që ke halle dhe borxhe, por do bëhet.

-Faleminderit i madh, i tha Gimi. E pe ç’i bëra Ramës në Uashington apo jo?

-Hë pra, më thuaj ndonjë gjë, i tha Haxhinasia, se më kërkon dhe ia Burri në zyrë dhe s’di ç’t’i them.

-E shkatërrova. U lidha me atë komshiun tim, që më ka pasë sjell një herë atë hidraulikun, që ka një vajzë në Uashington, e cila ka një komshi që punon në Departament të Shtetit. I thashë do vijë filani në Departament të Shtetit kujdes, dua t’ia shkatërroni vizitën. Mos ki merak, më tha. Se ke idenë ç’i kanë punuar. Ky ka shkuar me Ditmirin. Tani unë nuk i shkruaja dot të mos e pranonin Ditmirin se kam një krushqi me të, por i dhashë porosi të tjera. Kishte fillu biseda. Ky kishte folur ato të vetat. Pastaj i ishte kthy Rikeri. Dëgjo, i kish thënë. Ne e dimë që Berisha e ka futur vendin në krizë, ne e dimë që nga 2009 ai ka bërë poshtë, ne e dimë që ai e përdori mbështetjen tonë për NATO si kartë për të abuzuar në vend, ne e dimë që ai është i korruptuar, ne e dimë që ai u bën presion gjykatave, ne e dimë që ai sulmon median e lirë në vend, ne e dimë që ai vjedh votat, por ti mor çfarë ke bërë ti, si e ke lënë jashtë partisë Agim Neshon, ne e kemi pasur dhe këtu në New York, për kaq vjet? Ky ishte dhjerë fare, s’e kishte hapur dot gojën. Ja kishte thënë me emër ej, se më tha ai miku im mua se ia kishte thënë komshiu asaj vajzës hidraulikut që më vinte mua atëherë tek shtëpia. Ishte çuditur ai hidrauliku se më dinte njeri do si do, u çudit kur më doli emri në Departament të Shtetit.

-Jo ore, tha Haxhinasia, që dëgjonte gojëhapur. Po qenka punë dreqi se ata paskan mendim negativ për Doktorin…

-Po nuk ka rëndësi mo burrë që kanë folur keq për Doktorin, unë të thashë që do t’ia shkatërroj vizitën dhe ia shkatërrova. E kupton ti apo jo, me gjithë ato të zeza që kanë thënë për Doktorin, këtij nuk ia falin faktin që nuk më mban mua nga pas.

-Qartë, qartë, po ça t’i them atij burrit unë, tha Haxhinasia se po thashë këto që ka paska thënë ai për Doktorin, më heq vështrimin fare. Ndonjë gjë për Kaçin nuk kanë thënë fare?

-Po jo mo i madh se vetëm mua më njohin, ore rëndësi ka që ai Burri ta kuptojë se po të mos jem unë, ata e sjellin Edi Ramën në pushtet. Ai disa gabime duhet t’i pranojë, por ai më duket nuk kupton rëndësinë tme.

-Qartë, qartë, tha Haxhinasia, po s’ia ta bëj unë se ai kërkon raportin urgjent. Ai do kush ia ka rregulluar, kë kanë paguar, kush i ka marrë lekët…

-Shiko, ti thuaj sado që kanë paguar, u shkuan të gjitha dëm se mjaftoi një punë e vogël e imja pa pare fare, dhe ia shkatërrova vizitën. E kam nga njerëz të sigurt kur ka dalë Rama nga Departamenti ishte i nxirë fare se i kishin përmendur emrin tim.

-Po ai dukej i qeshur në foto, tha Haxhinasia.

-Ka bërë kot, është sforcuar. E kam të sigurt. Dhe unë e kam bërë pa pare këtë punë, ti e di mirë…

-Qartë, qartë, po si t’ia bëjmë, i tha Haxhinasia, se po më pret ai.

-Thuaj kështu. Caci ka shku me thes me miliona dollarë në SHBA, dhe i rregulloi vizitën, po mjaftoi një telefonatë e Gimit dhe ia shkatërroi thuaj. Thuaja këtë aman se do tërbohet Rama.

-Mirë, po ia them, tha Haxhinasia me gjysëm zëri dhe u nis në zyrë tek Berisha.

Sapo u ul, Berisha filloi.

-Shiko, i tha, atë vizitë e ka bërë Caci. Jo, ta dish, ndaj të kam thirrur se ndoshta të pyesin dhe nuk di gjë. E ka bë Caci. Ka çu lekët aty, ka taku djalin e një kongresmeni, ia ka marrë përsipër ai dhe pastaj i kanë nda lekët për çdo takim. Jo, këtë e kam të sigurt. Dhe takimet s’i ka pasë të mira. Ja kanë thënë ca fjalë aty.

-Po më tha dhe këshilltari im Gimi që i kishin kërku llogari pse e ka lënë Gimin jashtë PS, i tha me gjysëm zëri Haxhinasia.

Doktori ngriti kokën i çuditur shumë dhe i hutuar siç ishte filloi të përsëriste “Caci, Caci, ai i e ka bërë, s’ka mundësi, do ketë takuar djalin ai, Caci, Caci e ka bërë”,…

Haxhinasia u mblodh në karrige i trembur nga skena pasi kish frikë mos përmendej Doktori dhe e kuptonte që ky pa lajthitjen e tij.

-Duhet me e përhap këtë tani, i tha Doktori pasi u qetësua. Caci e ka bërë këtë. Me lek bëhen këto punë. Normal. Do t’ia kenë çu djalit lekët, s’ka mundësi. Se këtë Rikerin s’besoj se e kanë paguar se ky i ka fëmijët e vegjël. Po një kongresmen kemi të dhëna që ka djalë, atë do kenë paguar. Jo, s’bëhet ndryshe kjo punë, po s’mori lekët djali, s’të qas njeri aty. Dakord, ik tani, mirupafshim.

Haxhinasia doli i lehtësuar dhe nxitoi hapat në korridor nga frika mos e kthente përsëri në zyrë.

5 komente në “Haxhinasia në takim me Doktorin për vizitën e Ramës”

  1. ta fak says:

    Edhe pordhet qe i shkon perr perr perr…

  2. ryan says:

    i bukur shkrimi ,,por duket sikur berisha ja ka rregulluar takimet rames;;;me pak fjale rama i dha bashkin ndersa berisha i jep kryeministrin se jo per ndonje gje po eshte loth pak doktori

  3. Aleksandri i madh says:

    Antena! Shkrimi eshte shume i bukur por emri eshte gabim se ai quhet haxhiu i nastes ose haxhinast pordha…….puuuuu…..puuuu cfare ere…….. zini hundet se erdhi era e pordhes deri ketu….

  4. Vlora says:

    ha ha ha person i rendesishem gimja i neshos………

    te te roje purua o gimo se mendja te ka pjerdhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje