Doktori hyn në Twitter me llogari të Glorit

23 Mars 2012, 19:40Antena TEMA
Doktori hyn në Twitter me llogari të Glorit

Pas lajmit se dhe Stefan Fyle filloi të komunikojë me Tiranën me Twitter, Doktori vendosi të bëjë një kurs fshehurazi për Twitter, pa e marrë vesh stafi i tij. Ideja se Rama bënte ciu-ciu me Twitter e kishte zbavitur për shumë kohë, por më në fund nuk ia kish arritur qëllimit pasi Ramës i ishin shtuar ndjekësit. Një ditë Glori i tregoi se dhe Carl Bildt, Sarkozy dhe politikanë të tjerë evropianë komunikonin vetëm me Twitter.

Doktori thirri një specialist të IT-së t’ia shpjegonte disa parime të Twitter-it.

-Parimi është i thjeshtë, i tha specialisti. Ti ke njerëzit që të ndjekin dhe njerëzit që ndjek. Unë po të krijoj profilin dhe ti më thuaj cilin do të ndjekësh në Twitter. Ata që të ndjekin, të bashkëngjiten vetë, nuk ka problem.

-Sikur unë të mos ndjek asnjë, prish ndonjë punë, pyeti Doktori.

-Jo, s’ka problem, dhe mund të mos ndjekësh asnjë, i tha specialisti, por mirë është rë informohesh çfarë bëjnë personazhet kryesore që të interesojnë ty. Për shembull çfarë bën Edi Rama, çfarë bën Erjon Velia, çfarë shkruan gazeta Tema, çfarë shkruan Respublica, çfarë thotë Carl Bildt, Sarkozy, CNN, BBC etj.

-A ka mundësi që këto t’i ndjek, por mos të kuptohet, pyeti Doktori.

-Atëherë do të hapim dy llogari, i tha specialisti. Në njërën vetëm do të ndjekin, kurse tjetrën po e hapim me emrin e Glorit dhe ai vetëm të ndjekë këta që thamë. Ndërkohë ti ke password-in dhe e kontrollon vetë pa ditur gjë Glori.

-Shumë mirë e ke gjetur, ja kjo është, e ke gjetë d.m.th, shumë mirë.

Pas pak specialisti i hapi të dy llogaritë, edhe atë që Doktori nuk ndjek asnjë po vetëm e ndjekin, dhe atë të Glorit që ndjek gjithë opozitën, por nuk e ndjek njeri.

Kaluan disa orë dhe Glori trokiti në zyrën e Doktorit. Ishte i zverdhur.

-Çfarë ke, e pyeti Doktori.

-Dikush ka hapur një llogari me emrin tim në Twitter, tha, dhe ndjek gjithë këta pisat e opozitës dhe gazetat e tyre. Dua të të them që nuk jam unë, është person i rremë dhe nuk ka asnjë lidhje me mua, pavarësisht se ka vendosur foton time dhe të dhëna të miat.

-Mos u shqetëso. Injoroje këtë problem, ta them unë ty, kjo është një gjë normale. Tani ti e di, këto rrjetet sociale kështu janë. Lere këtë muhabet. Çfarë ka ndonjë gjë tjetër? Interesant, shiko, lexova qëparë që Sarkozi ka rritje në sondazh pasi vranë atë terroristin algjerian, interesant dhe kishte kaluar para Holland-it. Ky Carl Bildt paska thirrë këtë ministrin turk dhe duan të negociojnë për Sirinë. Shiko, kanë shumë të drejtë. Ai e ka qelbur fare. Dhe ia kishin bërë mirë asaj gruas tij që nuk e lënë të bëjë shopping në Evropë. Interesante është se CNN thotë që Santorum ka akoma shpresa për të fituar, megjithëse Romney ka ecur shumë para. Shumë e fortë është dhe ajo Amanpour, kishte prapë një dokument për SIDA-n në Afrikë, shumë interesant…

Glori po e dëgjonte me gojë hapur. Doktori nuk i kishte folur kurrë për kaq shumë lajme njëherësh. Tundi kokën i çuditur.

-Shko Glori, nejse, duhet me thirr atë zëdhënësen, duhet me e thirr tani. Dëgjo, shiko, ai ka shkuar në Berat dhe thotë kam anëtarësuar 400 vetë të rinj. Gënjen o zotëri. Ka nxjerrë dhe disa foto, gënjen. Ata në foto nuk janë socialistë. Ilir Meta më thotë që janë të tijtë. Duhet me e pa. Shiko, ai Mustafa Nano kishte shkruar pak më parë që Fyle nuk shkel në Tiranë, dërgon vetëm intervista dhe mesazhe. Është një pleh d.m.th që i duhet tregu vendi, merre pak Fahriun t’i bëjë një shkrim. Shiko ata tek Tema kishin shkruar diçka për këta të naftës që nuk paguajnë taksa, bëjnë sikur e kanë me firmën e burrit të Vokshit, po e kanë me djalin tim mo zotëri. Dhe një përgjigje e duan ata.

Glori kishte ngrirë fare. Kurrë nuk e kishe thirrur Doktori në zyrë për kaq shumë informacione.

-Dakord Doktor, flasim, i tha i hutuar. Po si i mban mend gjithë këto gjëra, si të del koha t’i marrësh vesh njëherë, ç’bëhet në botë, ç’bëhet në Berat, ç’bëhet në gazeta… je i paarritshëm Doktor.

-Shiko zotëri, unë jam njeri që qeveris vendin dhe duhet të di gjithçka, nuk rri të bëj ciu- ciu në kuvli unë.

Ndërkohë lozte me Blackberry-n e tij nëpër duar ku vazhdonte të lexonte online aplikacionin e Twitter-it me emrin Glori Hysi.

Ndërkohë specialisti që e trajnoi, hyri papritur në zyrë. –Doktor, gjithçka në rregull, i tha. Llogaria juaj me emrin Glori Hysi po funksionon shumë mirë. Password-in e vura ashtu siç ma the, “idioti123” .

Glori ktheu kokën i çuditur nga Doktori.

-Shiko Glori, mos u shqetëso. Dakord, mirë ke ba, jam shumë dakord, jo, ke ba mirë, nejse, password-in e ndryshoj prapë, s’ka nevojë. E kam pasur për Edi Ramën se i harroj këta të mijtë.

6 komente në “Doktori hyn në Twitter me llogari të Glorit”

  1. nina says:

    kudo qe te jesh o Antena je me fantastiku qe eksiston…nuk te marr vesh se edhe i vjeter dukesh per njohurite qe ke per para 9o tes por edhe i ri qe je shume shume i axhornuar me gjithcka qe theni ne eshte prone e te rinjve.Te lutem kur do t’i mbledhesh te gjitha dhe ti botosh ne nje liber te vetem satirik.Do jete best seller te garantoj une si brenda dhe jashte atdheut.Te uroj krijimtari te fryteshme dhe jete te gjate!!!

    1. john says:

      teta nina eshte xhaxhi mero qe e ben antenen. respekte

    2. Salih Berisha says:

      Me digjoni ju mue, kur kam perdor un iPad, Iphone, kallashnikovin, jue nuk kishit kompjuter pentium 4.
      http://imageshack.us/photo/my-images/809/saliberishagay2012.jpg/

  2. analist says:

    Argetuese!
    Urime!

  3. @BerishaSali says:

    Jo jouuu, Une e kam llogarine time ne twitter tek @BerishaSali . Pershendetje ju e familjeve tueja, pervec Meros se ka kohe qe e kam hale ne sye.

  4. Vlora says:

    bravo o mero baze per menyren e te berit opozite……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje