Pas zhurmës së madhe që u bë në mbarë botën për shkak të kërcënimeve me hunj të Qerem Spahiut ndaj homoseksualëve, Doktori e mori seriozisht punën. Thirri Flamurin dhe i ngarkoi atij detyrën që paradën gay ta organizojë qeveria.
-Shiko, ne duhet tu japim atyre një përgjigje dhe përgjigja më e mirë është ta organizojmë ne paradën. Jo zotëri, ne e organizojmë vetë dhe nuk pyesim për njeri fare. Le të lehin sa të duan pastaj.
-Po si ta organizojmë Doktor se unë nuk i njoh as ata djemtë dhe vajzat që bëjnë protestë. Seç kanë një ambasadë pink ku di unë. Më vjen dhe zor të shkoj atje.
-Flamur, shiko, asgjë e keqe nuk është. Shko aty, takoji ata djemtë dhe vajzat çfarë të jenë, u thuaj të mos kenë frikë, por për tu nxjerrë fare frikën thuaj do ta organizojmë ne paradën. Ata po kanë njerëzit, t’i sjellin, po nuk kanë, kemi njerëzit tanë. Fillo organizimin menjëherë. Foninë dhe mjetet logjistike merr ato të mitingut. Merr dhe këto vajzat që këndojnë nga PD-ja të jenë dhe ato aty.
-Po ato kanë të dashur doktor, mos ua marrin për ters.
-Flamur, shiko, lëre se nuk u thonë gjë, mos e vrit mendjen. Pastaj me honorare do jenë, s’ka problem.
-Po për njerëz ku të gjejmë Doktor, se kam frik se nga degë e Tiranës nuk vijnë shumë. Po flas me Aldon njëherë.
-Aldon të parin në krye të turmës. Është ministër Kulture zotëri, duhet të japë shembullin i pari. Është dhe ministër turizmi dhe ne duhet të bëhemi vend atraktiv dhe për turizmin homoseksual.
-Të flasim një herë me degët e Elbasanit dhe Kavajës se ata sikur kanë më shumë dylberë si i thonë ata.
-Shiko Flamur, po të jetë për atë punë, ky qytet ka më shumë se kushdo tjetër. Ti do tu prish njerëzve me Aldon. Do merrni gjithë grupin parlamentar që të mos u vijë keq asnjërit. Thërrisni dhe Ferdinand Xhaferin nga Durrësi se dhe ai ka qenë ministër Kulture.
-Po Pangon Doktor?
-Jo atë, se ai i acaron se ai shkon me femra. Kë të marrësh tjetër, kë të marrësh tjetër, shiko merr dhe këta të kryesisë të 15 sa janë.
-Janë 25 Doktor!
-Ou, pse 25 i paskemi bërë. OK merri të tridhjetë, aty të jenë. Tjetër merr dhe zëvendësministrat të gjithë. Jo, të jenë aty ta dinë që kush flet kundër tyre duhet të përballet me ta. Qerem Spahiun dhe këta të Mediut mos i thirr se acarojnë njerëzit.
-Dakord Doktor, po unë sikur të mos dal aty se më vjen zor?
-Flamur, do jenë të gjithë, s’ka pse të vijë zor. Shiko, një rregull e kemi vendosur tani. Ne nuk bëhemi hasëm me ta, se ata janë komunitet i tmerrshëm. Nuk të ndahen në gjithë botën. Në çdo organizatë ndërkombëtare kanë njerëzi e tyre. Në EPP, në Internacionale Socialiste, në BE, në Këshill të Evropës, ku nuk janë. Vetëm me ata mos më fut në sherr.
-Mirë Doktor, dakord, po lekët ku do t’i gjejmë se s’na keni paguar tre koncertet e fundit dhe kam frikë se nuk më vijnë ata të skenës dhe fonisë?
-Flamur, tani shko bëj paradën një herë pa lekët gjenden. Tani na e bëri Qeremi këtë punë s’kemi ça me i ba. Kemi për t’i mbajtur nga fondi i partisë në fushatë elektorale. Se ai o zotëri mendon se merr vota duke sulmu homoseksualët. Nuk e di që votat i numërojmë ne. I papërgjegjshëm d.m.th sa na hapi telashe kot.
-Dakord Doktor, po nisem po shumë siklet e kam. Dhe një pyetje kisha. Lul Bashën ta thërrasim?
-Patjetër Flamur, të ka shku mirë mendja. Ai nuk ka komplekse se vjen nga Hollanda. Të ka shku mirë mendja.
Shume mire. Edhe une me enkelin dhe miren do vime.mesila
dhe une do te vij moj mesila
ferdinand xhaferrin duhet ta vendosni ne krye te protestes se ai duket qe nga pamja qe i perket kesaj shoqate.
per ti dale mire esht r nevojshme qe berisha te mbaje nje fjalim para tyre se do i kete ne krahe dhe nje pjese jane edhe ne qeverisje se me keto fiton edhe vota tek nderkombetaret,dhe duhet rregullue edhe imazhi i qeveris…. se siq duket ka rene pak kohet e fundit…..
ORE Pedera te drejtate tuaja nuk i prek as kush, mua sme pengoni fare, ne jeten tuaj private jetoni dhe dashuroni cilin te doni.. por ju lutem
nuk kan kuptim qekto paradat GAY ne shoqerin ton, sepse ju jeni te rrall, dhe nuk perfajqesoni shumicen qe edhe ajo ka VLERAT e veta qe duhen RESPEKTUAR .. pranadj mos dilni ne parada GAY, sepse askush nga ne nuk deshiron tua shofi juve trupin lakuriq me nje LULE te maja e K..
martohuni dashuroni selin te doni, por ju lutem LARG shoqeris ku jeton njerzia jo GAY dhe LESPERE ne QYTETET tona, perndryshe merreni nje RESERVAT (TOK)dha aty ndertojeni jeten tuaj ne qytetet tuaja dhe benje jeten gjithmon party GAY ..
me RESPEKT KERCOVARI