Flamuri më në fund ishte i qetë dje. Doktori kishte miratuar në qeveri fondin për 36 mijë dollarë, që janë shpenzimet që do të bëj Vatra për drekën që do shtrojë për nder të Doktorit me rastin e 100 vjetorit të saj. Historia nisi një muaj më parë kur Flamuri u xhindos nga vizita e Spahiut dhe Ramës në SHBA dhe mori koordinatorin e Vatrës në telefon.
-Të gjithë po vijnë në SHBA, këtë Burrin s’po e fton njeri, tha. Miku i vështirë në këto ditë njihet.
-Po mor burrë, i tha koordinatori, e ftojna na veç na duhen do pare, se ju e dini që ne s’na ndihmo kush.
-Bëni llogaritë dhe m’i dërgoni. tha Flamuri.
Të nesërmen koordinatori kishte bërë listën e shpenzimeve.
Drekë me rastin e 100 vjetorit të Vatrës.
-Salla ku do bëhet dreka- 1000 dollarë.
-Të ftuar. 150 vetë herë 200 dollarë për person, gjithsej 30 mijë dollarë.
-Shpenzime ekstra- 4 mijë dollarë për të shoqëruar Doktorin në Muze në Uashington.
Flamuri mori listën e shpenzimeve dhe shkoi tek Doktori.
-U bë, i tha atij. Po tu paguajmë 35 mijë dollarë këtyre të Vatrës, bëjnë këta një festë, të ftojnë ty dhe kështu mund të realizohet vizita. Doktori ia përcolli Ridvanit, ky u nxi pak në fytyrë, por ia kaloi VKM.
Dje Flamuri ishte i qetë dhe po bisedonte me koordinatorin për fjalimin. Donte të dinte çfarë donte Vatra që të thoshte Doktori.
-I tash ne jena të moshu, e di vetë ti, i tha koordinatori, dhe shumë gjana s’po mujmë me i marrë vesh, veç kena qejf me digju diçka të fortë patriotike.
-Për shembull, i tha Flamuri…
-Po ja bre pasha zotin me e denoncu atë Bamir Topin se ua ka shit ujin grekëve, e ka firmosë atë dekretin që u shet detin grekëve dhe kryetari ynë dhe na krejt si pleq që jena, jena mërzit shumë. Duhet kryeministri me e denoncu fort këtë gja e me thanë këtu që ja ka çjerrë maskën presidentit.
-Dakord, po e shënoj, i tha Flamuri, por nuk ka shumë rëndësi kjo.
-Jo mor burrë, ka shumë rëndësi se jena shoqata më patriotike dhe me e vjetër. Konica dhe Noli tanë jetën kanë luftu me grekët se ishin toskë e na që jena gegë duhet me luftu dhe më shumë.
-Dakord, dakord, tjetër, i tha Flamuri.
-Kena digju që ky presidenti Topi asht tradhtar dhe u ka shit grekëve tokë për varreza të ushtarëve në Shqipni dhe jena mërzit shumë. Kryeministri duhet me e denoncu se s’ban. E kena ndigju që presidenti është tradhtar, i shohim do tituj te RD, po jo deri këtu.
-OK, tjetër, tjetër, i tha Flamuri, se këto i di vetë Doktori.
-Duhet me e denoncu këtë fusnotën a qysh po i thonë këta serbët kësaj marrëveshjes që ia heq njohjen Kosovës se marre dhe po thonë që e ka ba Presidenti Topi me Presidentin Tadiç dhe presidenten Jahjaga dhe zoti Berisha s’ka ditë gja.
-Ata do ta kenë bërë, tha Flamuri, se diçka kam dëgjuar dhe unë, po tjetër çfarë doni?
-Tjetër deshtëm me e dënu fort presidentin Topi se kena digju që është tradhtar dhe komunist dhe e ka mbushë bregdetin e Shqipnisë me biznesmena prej Serbije që blejnë toka, ndërtojnë hidrocentrale e termocentrale dhe kryeministri Berisha nuk ka kompetencë me i ndalë.
-OK, e mora vesh, tha Flamuri. Kërkesa juaj kryesore është të sulmohet presidenti Topi si tradhtar. Dakord, do t’ia them Doktorit, pastaj argumentet i gjen dhe vetë ai. Dhe po nuk ishin ato që thatë ju, do jenë të përafërta.
-Në rregull, ju e dini, i tha koordinatori. Na po fillojmë përgatitjet se jena të moshum e s’majmë mend të gjitha. Kam me i njoftu dhe disa punëtorë që shtrojnë pllaka dhe disa dormen që banojnë në Bronks e ka me dalë festë e bukur. Veç mos me harrue me i thënë Salihit se do fjalë kundër grekëve e serbëve i dum se jena shoqatë patriotike dhe kena besim tek ai.
-Patjetër, patjetër, i tha Flamuri, ramë dakord që Bamir Topi ka tradhtue.
O Muli, po u bere gazi i botes a derezi.
http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/
Hahahahahaha Keta rrembythjet e Vatres e kishin bere bileten 250 $ per njeri prandaj nuk shkon njeri ne darken e tyre……pune malokesh….
Mu[t]li po kujdes kur te percaktohet vizita se ne 17 maj ka deryren e madhe dhe historike se do te prese shoket e Zenit e te Lulit ne nje banket dhe do mare trofene e ketyre 20 viteve flamurin e gejve dhe me ate rast do te dekoje dhe ty me titullin e larte kalorsik Muli Gej Maloku
Ju lutem Antenës … Mos e përgojoni Vatrën … Për atë që nuk e di ajo përfaqëson:
1. Të vetmen shoqatë shqiptare që ka punuar 100 vjet pa ndërprerje.
2. Ka themeluar të parën gazetë periodike 100% në shqip “Kombi”.
3. Kryetari i parë Fan Noli.
4. Kryetari i dytë Faik Konica.
5. E vetmja shoqatë panshqiptare.
6. Ismail Qemali delegoi anëtarët e Vatrës për të marrë kontakt me oborrin e Mbretit të Anglisë.
7. I vetmi zë shqip në Konferencën e Paqes në Paris 1919.
8. Me vulën e Vatrës është shfaqur dokumenti që ju paraqit nëpërmjet senatit amerikan, Presidentit Willson, i cili theu “silence procedure”, me aleatët e Antantës prej të cilit Shqipëria nuk u copëtua midis Greqisë dhe Serbisë.
9. E vetmja pikë kontakti midis shetit amerikan dhe Shqipërisë për gjysmë shekulli të rregjimit të Enver Hoxhës.
10. Citoj Fan Nolin – Boston prill 1962 “ Pa përpjekjet e Vatrës nuk do të kishim sot Shqipëri”.
te lutem me trego disa pasardhes te drejtusve te vatres ne vite qe nga krijimii saj qe drejtojne e militojne aty pasaj replikojme.
Jo për gjë por le vend edhe për Aleksandrin – Injorantin e Madh
Meritat sdhe atdhetarizmen e Vatres nuk i mohon dot kush ne botwe,por mos harrojme se behet fjale vetem para viteve 90-te i dashurIphone4S.Sa per tani eshte krhyer ne nje shtojce e Pd-s,ka mbledhur rreth vetes do shqiptar nga Jugu,te cillet kane mbaruar kurset 3 mujore te plepave e kane zene vende kyc ne kete shoqate te nderuar,duke qene besnike fanatike te partise demokratike.Ani nuk ka gje se jane me pd-n,por keta monstra mashtrojne e shtremberojne realitetin dhe zhvillimet ne shqiperi.
Vallaj mund te kene qene patriot, kane dhene shume kontribut per vendin, por fakti qe po presin “Patriotin” me te madh te ketij Kombi, sot per sot drejtohet nga te paafte… ose patriot ne microval.
Vatra e sotme eshte nji ashtu sic e ka shkruejt zoti Baze,nje tuf njerezish te rrjedhur qe i mashtron nje shpellar antikombetar me emrin Salih.Keta malumener te vatres nuk perfaqesojn askend vec vetvetes.