Fjalimi i fundit i Doktorit për superfuqi teknologjike që synon më në fund krijimin e e-qytetarit, e vuri në lëvizje Flamurin. Sa herë që Doktori jep direktiva të tilla të mëdha, Flamurit i bie barra ta shpjegojë atë thjesht për qytetarët, që duan të kuptojnë direktivat e Udhëheqësit të Madh.
Ndryshe nga herët e tjera, dje vendosi të ndryshojë metodë. Thirri të deleguarit e PD-së për qarqet kryesore dhe vendosi tua shpjegojë atyre me qëllim që ata ta përhapin direktivën në rrethe.
Të deleguarit u mblodhën dhe hapën blloqet të mbajnë shënim.
-Siç e dëgjuat dhe nga ai Burri, tha Flamuri, Partia Demokratike ka vendosur krijimin e “e-qytetarit”, që do të jetë arritja jonë më e madhe në mandatin tonë të tretë. Ndryshe nga regjimi komunist dhe ideologjia e tij që tentoi të krijonte njeriun e ri, ne do të krijimin “e-qytetarin”, e cila në thelb është krijimi i një njeriu të komandueshëm me teknikën digjitale. Tani më duket nuk po ua shpjegoj mirë, por në thelb ajo që unë dhe ai Burri kemi menduar është që “e-qytetarin” ta kemi një produkt mbi të cilin mund të komunikojmë me teknikën digjitale. Tani rrjetin e internetin Bashkimi po e shtrin në çdo cep të Shqipërisë, pastaj me ndihmën e qeverisë do ta çojmë në çdo shtëpi dhe pastaj përmes planit tonë për “e-qytetarin” do të jemi në kontakt në çdo sekondë me “e-qytetarin”. Kjo ka qenë dhe ëndrra më e madhe e atij Burrit që sapo ai të hapte gojën apo të jepte një direktivë, ajo të shkonte tek çdo qytetar…
I pari u ngrit i deleguari i Pukës.
-Më fal or ti shoq, i tha, po si me ia ba në Pukë me ba dy teknologji, njana për “e-qytetarin” siç po thoni ju e tjetra për “e-katunarin” se vallaj kam me u vra në Pukë me ata njerëz.
-Nuk e di, ta diskutoj me atë Burrin, i tha Flamuri. Po e mbaj shënim kërkesën tuaj.
-Çfarë po thu mar Flamur, i tha Jozi. Ti don me i fut shkodranët anë në një kallëp me ata tjerët a? Duhet me ba patjetër një program për “e-shkodranin”. Nuk mendona na me u fut në një kallëp me krejt të tjerët.
-Dakord, i tha Flamuri. Unë po e mbaj shënim dhe këtë. Vazhdojmë me tej me qarkun e Dibrës, tha, se të Kukësit e kam vetë dhe jemi dakord.
-Ora taj, ne s’kena gjë kundër me “e-qytetarin”, veç në mujshi me na ndihmu me na sjell dhe do kallamboq për dimër, se boll katunarë dhe qytetarë kena pa bukë, s’mujmë me i mbajt gjallë veç me internet.
-Do ta shikojmë dhe kërkesën tuaj, i tha Flamuri, por duhet të jesh i qartë se programi ynë për “e-qytetarin” është afatgjatë dhe ka të bëjë me gjërat moderne, se s’ti shpjegoj dot tani se ti as e kupton çfarë është interneti, por sidoqoftë po e mbaj shënim. Ja e shkrova: “Dibra ka nevojë për bukë, grosh e internet”. Vazhdojmë me Qarkun e Lezhës.
-Mirë pasha Zotin s’kena gjë kundër veç s’di se me e ba këtë punë, a duhet me ua stampu këtë “e” krejt qytetarëve në kurriz, apo veç atyre që janë me PD?
-Jo, s’e paske kuptuar, i tha Flamuri. Nisma jonë për “e-qytetarin” synon që t’i fusë njerëzit në kompjuter dhe jo tu stampojnë shenjën e kompjuterit në shpinë.
-Vallai keka punë e vështirë tha. U dashkan porositë kompjuterët si arkivol.
-Le se të sqaroj më vonë, i tha Flamuri. Vazhdojmë me Qarkun e Durrësit. Ju a jeni të qartë?
-Po mor lal, e dina ne ç’është kjo punë e internetit, por dum me na e veçu programin për “e-bregdetarin” mos me u ngatërru me këta të tjerët.
Flamuri vazhdoi të mbante shënime. Kështu vazhdoi me qarqet me rradhë deri sa erdhi në Vlorë.
-Po ç’është o kjo nisëm o vëlla, po pse o eksperimente do bëjmë ne o? Ore nuk pranon populli i Vlorës të futet në kompjuter në 100 vjetorin e pavarësisë. Shikojeni mirë këtë punë ore se s’jemi njësoj si të tjerët…
-Po çfarë propozimi keni ju, i tha Flamuri.
-Po hiç o ç’propozim të kemi, ja prodhojeni një herë këtë “e-qytetarin” dhe silleni në parakalim në Vlorë për 100 vjetorin, se jemi keq për njerëz, se ti e di që Vlora do jetë në tribunë në festë.
-Po nuk është se do prodhojmë njerëz të rinj, i tha Flamuri, këta njerëz që kemi do t’i fusim në kompjuter, si të të them unë se s’ta shpjegoj dhe dot.
-Po ç’të më shpjegosh vëlla, shoku Enver tha do bëjmë njeriun e ri e në futi në dhe të gjallë, ti na thua do tu fus në kompjuter dhe do tu bëj “e-qytetar”. Nuk i ha populli i Vlorës këto, prandaj modifikojeni këtë, kur të vini në Vlorë dhe thoni që është dekoratë. Ndryshe s’ua pranon njeri.
Po ndonje liber per komandantin kur do beni? Kemi mbetur vetem me librin e Fahri Balliut: Salih Berisha midis kasandrave ? lol
http://imageshack.us/photo/my-images/844/erdhiprilli.jpg/
Ha ha ha, sa kam qeshur! fjala juaj ne vesh te allahut.Amin.
Ka marre hijen e paraardhesit te vet ?
Shyqyr qe e kame ditlindjen me 09-04,se me 11 kushe e di!
Me kujton 1985 edhe atehere ra shume debore.
Edhe atehere komandati kishte ikur nga fiqiri.
Ishall deshirat e nje populli te tere ne veshe te perndis-
Liri demokraci,- therrisnim atehere ne qytetin Studenti. Ishim pa pervoje e te uritur per liri e demokraci. Kur fap, na mbiu ky komunisti ne tribunat e improvizuara dhe uzurpoi endrrat tona.
Mallkuar qofte ne jete te jeteve!Ky dhe rraca e tyre.
http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/