Gimi i Puros pajton Haxhinasen me Çimin e Çamëve

7 Prill 2012, 21:10Antena TEMA
Gimi i Puros pajton Haxhinasen me Çimin e Çamëve

Gimi i Puros dje u pa qysh në herët në zyrën e Haxhinases. Kohët e fundit i ka ecur biznesi dhe këshillat për Haxhinasen i ka rralluar. Njësoj si Gimi që shiste Sahatin e Tiranës për secilin që e shikonte, dhe Gimi i Puros ka shitur paradhënie tek disa vetë aksionet e palës gjermane në një televizion në Tiranë. Ja kërkon Sandri, i thotë më jep një dhjetmijëshe se më duhet të shkoj të bisedoj me gjermanët dhe ia jep atij. Pastaj rrugës takon Rrahmanin, ia ofron dhe atij duke i marrë një dhjetëmijëshe. Kthehet në Tiranë, takon Fanen, i kërkon dhe atij një dhjetëmijëshe, ia jep dhe atij. Të vetmit që nuk dinë gjë që po u shitet e blihet TV janë gjermanët dhe shqiptarët që e kanë pronë.

Me këto pak para ka shlyer dyqanin e purove dhe ka siguruar lekët për kafe në Rogner. Halli i Haxhinases iu duk shumë i lehtë. Pa reagimin e Çimit të Çamëve, pa dhe deklaratën e Haxhinases dhe vendosi të hyjë në mes për negociata.

Në fillim takoi Çimin e Çamëve.

-Dëgjo i madh, Haxhinasia nuk e ka thënë me të keq. Ashtu i kanë thënë grekët. Janë të poshtër ata, të gënjejnë. As e kupton fare si ta prishin mendjen. Më thuaj vëllait çfarë doni se ua rregulloj unë. Nuk ka lezet, jeni një koalicion. I bëni qejfin armikut kot.

-Jo mo nuk çaj kokën për armikun fare unë, po të jetë për atë punë më mirë merrem vesh me Spiro Kserën se sa me Haxhinasen.

-Nuk e kam për Spiro Kserën mo flori, po për armikun tuaj.

-Po atë pra kemi armik ne, se me grekët e kemi hallin.

-Po jo mo flori se me Spiron ta rregulloj unë se nuk është djalë i keq, por e kam fjalën që dëgjon ky Ed Rama dhe gëzohet që u përçatë, se ai e ka kot, se ti e di që unë kam folur për të në SHBA nuk e lënë të vijnë pushtet.

-Po jo mo ç’punë kam unë me Edi Ramën, e di ça ka thënë ai apo jo? Është skandal.

-Dëgjo vëllain. E bëjmë kështu. Do të rregulloj unë një vizitë në SHBA. Kam unë një mik aty që e kam pasur komshi, që më ka pasë rregulluar një herë të më gjente një usta për lavamanin dhe ai hidrauliku kishte vajzën të martuar në Uashington që kishte një komshi që punonte në Departament të Shtetit. I bëj nesër një telefon dhe të rregullon vëllai një vizitë në SHBA. Takon nja dy kongresmenë aty dhe foli për çështjen çame. Ata japin çfarë deklarate të duash. Duhet ndonjë lek o flori se kanë dhe fushatën përpara ata, por në tërësi flasin. M’i jep mua lekët aq sa ke se ua çoj unë dhe kështu zbutet kjo punë e Haxhinases se duket që merr mbështetje nga SHBA.

Çimit të Çamëve filloi t’i pëlqejë kjo punë.

-Po mirë, flasim, tha. Por Haxhinasja të tërheqë deklaratën.

-Po patjetër mo flori, flas unë se po më pret në zyrë tani dhe e tërheq menjëherë. Puna është mos t’i bëni qejfin armikut, se me grekët rregullohemi. Dhe mendoje këtë punën e SHBA se do jetë e madhe. Mos ma jep gjithë shumën, dhjetë për qind më duhet sa të nisem të rregulloj takimet aty, të tjerat m’i jep në fund.

-Dakord, po e mendoj, tha Çimi i Çamëve.

Gimi i Puros u ngrit e shkoi në zyrë të Haxhinases.

-Ndize një puro, i tha, se kemi lajme të reja. Takova Çimin e Çamëve, i thashë do të rregulloj një vizitë në SHBA vetëm mos sha Haxhinasen. Ra dakord. Do më japë dhe një paradhënie që t’i rregulloj vizitën në SHBA. Tani që kjo punë të zgjidhet përfundimisht më jepni dhe ju një paradhënie që të quhet si axhendë e rregulluar nga Ministria e Jashtme për çështjen çame. Dhe kur të dokumentohet kjo, ti do dalësh si ministri më patriot që ke paguar pare për çështjen çame.

-Fantastike, tha Haxhinasia. Ashtu po e bëjmë. Po a qetësohen këta çamët thua?

-Po mo, s’ka problem. Çimi i Çamëve është djalë i mirë, po kishte hall se mos ia merrnin rivalët partinë ndaj kishte reaguar. Kur e sigurova unë që do t’i rregulloj vizitë në SHBA, s’e çaj kokën, më tha, se po vajta atje s’ma marrin dot partinë.

-Dakord, i tha Haxhinasia. Mirë është ta paraqesim si vizitë që e bëjmë ne, por puna është se mos e marrin vesh grekët dhe na bëjnë namin.

-Mos ça kokë o flori se e rregulloj unë këtë punë. Takoj Spiro Kserën dhe i them që Çimi i Çamëve kërkon që Ministria e Jashtme t’i organizojë vizitën në SHBA, por ti je treguar i vendosur dhe s’ke pranuar, dhe me këtë rast dhe ai mund të bëjë një deklaratë që qeveria të mos përzihet në çështjen e komuniteteve etnike. I marr dhe atij ndonjë paradhënie që ta çoj tek lobi grek në SHBA se daja i gruas sime ka pasë qenë në krye të tyre për ca kohë dhe mund ta ndihmoj atë që t’ia fusë Vangjel Dules.

-I madh je, i tha Haxhiansia. Sa paradhënie të bëhen nga kjo punë.

-Tre o flori, tre. Hahaha, i madh je, sa paradhënie të bëhen pyet. Po me këto rrojmë ne zoti zëvendëskryeministër. Ja me TV kam marrë katër paradhënie p.sh, po akoma s’e kam shitur.

6 komente në “Gimi i Puros pajton Haxhinasen me Çimin e Çamëve”

  1. Tahir Muhedini says:

    Po idrizi me haxhinasten, me dulen dhe spiren po nje mut jane te gjithe. te gjithe te shitur!

    1. Cfurku says:

      Kujt ti kete ngjare ky Gimi bre? Se me bir kurve nuk paska. Ky te shiska e te blika si me qene nje cope llokumje. Duket qe qenka bir kurve, madje karakurve. Gjynah, se babain e ka pase burre te urte, te mire e impotent. Nuk i dijme te jemen?

  2. templari46 says:

    Pse mos ti pajtoje Gimi çamet me Haxhinaston?
    Pse, ka shume arsye Gimi ti pajtoje, por une do permend vetem njeren.
    Gimi ka jetuar ne Skele, ne lagjen Çameria, i njeh mire çamet.
    Ka qene koha e Hoxhes athere, dhe Gimi ishte pothuajse njelloj si sot, natyrisht shume me i vogel.
    I njeh mire çamet ai, dhe kjo nderhyrje e tij, ky emisarllek pajtimi qe Gimi ben eshte brenda territorit gimian.
    KJo tregon se nderhyrja do jet efektive, vrulli dhe zemerimi çam do bie ne kuota normale, dhe Ministria e Jashtme do vazhdoj normalisht punen pa pasur nevoje te depizotoj ndonje note tjeter proteste (simoter e notave te protestes qe kinezet i benin dikur amerikaneve per shkeljen e hapesires territoriale).
    Kjo eshte nderhyrje diplomatike pa diplomaci.
    Bravo Gimi, e tash hiqe nje llulle apo puro, e meriton.

  3. Ivani i madh says:

    kjo tema kur e ben dhe sekser te zotin kete kok brymen e mos mer malet kete gimin kur e shekon te duket si dordolec kok kashta ne mes te parcellave te fushes se Korces per te trembur lareskat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje