Doktori kish kërkuar takim kokë më kokë me Erdoganin dhe kjo kishte shtuar shumë kureshtjen e njerëzve se ç’mund të bisedonin kokë më kokë këta dy kryeministra. Hamendja e parë ishte Telekomi. Ai tani është duke u rishitur tek kinezët dhe ndoshta bëjnë ndonjë pazar për t’i rritur çmimin si dy pronarë të tij.
Një tjetër hamendje ishte Enka, firma turke që na rruajti 1 miliard euro për 60 km rrugë, e maskuar si amerikane për shkak të Bektelit. Plaku i Enkës mund të ketë pasur nevojë ta zgjidhnin muhabetin dy burrat mes tyre.
Por pas takimit Doktori ishte shumë i gëzuar dhe sapo doli tha se kishte ftuar Erdoganin në festën e 100 vjetorit të Pavarësisë.
Glori, që kishte kohë që nuk e kishte parë kaq të gëzuar, iu lut t’i tregonte.
-Shiko, fola hapur dhe më mirëkuptoi, i tha Doktori. Asht burrë i mirë. Të them të drejtën e du shumë. E ftova për festën e Pavarësisë.
-Pranoi, i tha Glori i çuditur.
-Pranoi. Në fillim në fakt u hutua pak dhe më pyeti kur ikën austro-hungarezët nga ju. Më 1917, i thashë. Kush ikën të fundit, më pyeti prapë. Italianët, i thashë, më 1920. U hutua pak në fakt dhe më tha po pse festoni 100 vjetorin, nga kush jeni çliruar para 100 vjetësh. Me thanë të drejtën, i thashë, mos të të ngelet qejfi po nga Perandoria Osmane, në fakt nga xhonturqit. Shiko ti, e di, më tha, s’i kemi dashur kurrë ata. Ata shkatërruan Turqinë. Ata e rrënuan perandorinë dhe sollën pastaj në pushtet njerëz të pafe e pa atdhe si Qemal Bej, që hoqi alfabetin osman dhe vuri këtë me germa latine dhe na varrosi historinë. Në fakt e kanë shumë inat Qemalin e tyre dhe nuk kanë faj.
-D.m.th do vijë, tha Glori.
-Prit, ta tregoj unë. Ku e lashë, ah po, në fakt s’ka faj, shiko, Ataturku u hoqi alfabetin, ruajti hoxhallarët, zboi bektashinjtë, në fakt, shiko, ishte pak teprim se prishi një perandori, po nejse, dakord, ku e lashë, shiko, po. E kujtova, u hutua pak ai dhe më tha, po ju më 1920 qenkeni bërë shtet. Ke të drejtë, i thashë, por kemi shpallur pavarësinë që më 1912. D.m.th kur ikën xhonturqit. Çudi e madhe, tha. Unë kisha idenë që ju ishit nën Austro-Hungarinë si Bosnja, në fakt paskeni qenë nën ne deri në fund. Pastaj folëm për Ismail Bej Vlorën. Në fakt nuk i thashë Ismail Qemali se i ngriheshin nervat nga Qemal Ataturku. I thashë Ismail Bej Vlora. I tregova se ai ishte deputet në parlamentin turk, kishte qenë guvernator, sekretar në Ministri të Jashtme, dhe ishte i familjes Vlora në Shqipëri dhe erdhi ngriti flamurin.
-Allah, allah, tha Erdogani, paska qenë edepsëz burrë. E kupton vetë ti si e kanë këta këtë punë. Atëherë unë po vij, por me një kusht, më tha. Mos ta bëjmë festën në Vlorë se më akuzojnë që kam vënë lule tek një tradhtar i Turqisë. E bëjmë në Tiranë. Aty është qytet mysliman më kanë thënë.
-Shiko, është qytet i përzierë, i thashë. E bëjmë aty. Mora hartën dhe ia tregova. Ja, i thashë, do ta festojmë këtu në shesh. Për dreq pa Skënderbeun dhe më pyeti kush është ky kalorësi? Ky është një luftëtar i vjetër, i thashë, që luftoi me Sulltanin kur desh të pushtojë Shqipërinë që më 1443. Punë dreqi, tha. Dhe këtu nuk vij dot, më gjeni një vend që s’ka ndonjë bust të tij. Ja atje tek ajo rruga e madhe që shkuam ateherë nuk kishte. Kishte të drejtë d.m.th, por e rregullova, i thashë do ta bëjmë tek Sheshi Nënë Tereza, aty s’duket busti. Pranoi po pastaj prpa ëm pyeti ç’është kjo Nënë Tereza se kam dëgjuar shumë. I thashë është një murgeshë që ka krijuar një urdhër bamirësie dhe po shenjtërohet, është katolike shqiptare. Nejse, u vrenjt pak në fytyrë, por e mbajti veten. Folëm gjatë pastaj. Folëm për të ardhmen, për Bashkimin Evropian për gjithçka. Në fund ramë dakord që e ardhmja e Shqipërisë dhe e Turqisë është e përbashkët dhe ne do të bashkohemi sërish në Bashkimin Evropian.
-D.m.th dhe ne do hyjmë kur të hyjë Turqia, tha Glori.
-Shiko, ramë dakord parimisht që të bëjmë dhe një herë Perandorinë Osmane dhe të hyjmë si bllok në Evropë, jo si shtete të ndara. Shiko, është më lehtë dhe për ne dhe nuk na vënë dot kushte të gjithëve. Kështu tek e tek na grinë me kushte. Të gjithë bashkë s’kanë ç’na bëjnë.
-Kjo qenka fantastike, tha Glori. D.m.th paskemi kohë dhe nja 20 vjet që të na pranojnë.
-Tani e di vetë ti, kështu është kjo punë, ata le të na pranojnë kur të duan.
Le te therasin dhe diktatoret e tjere e te bejne nje koalicion te perbashket. Historia nuk ndryshon se do SalGadafi! e SaLadeni!
http://imageshack.us/photo/my-images/811/salabinladen.jpg/
http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/
Kesaj i thone realiteti kalon fantazine,,,,,
mir Erdoganin e ftoi po ate te azerbaxhanit qe e ka vella po Fazllicin qe e ka dajon e femijve ,po hungarezin qe e ka vella e kaluar vellait.Besoj se ne fjalimin e tij do ngrere lart vlerat historike te sores mbret dhe ndimen e pa kursyeshme te Miloshevicit e te Gligorovit te vendosur ne Shen Naum te Ohrit ne kohen e luftes se UCK e se fundi do festojme jo festen e 100 vjetorit ,po festen e ketij delenxhiu kameleon.
Kjo eshte me te vertet paradoksale, ne 100 vjetorin e pavarsis nga pushtuesi Otoman, ta ftosh pushtuesin ne feste !!!
Dhe me e renda na quan te nje gjaku me Turqit, kur ne nuk kemi te bejme me rracen Mongole te Turqve, e pastaj kan te drejte Sllavet e Greket qe na thone ju jeni te ardhur ne keto troje!
Ky sikur e ben nga inati keto gjera mor njerez, e ka ndar mendjen ta shkatrroj kete vend nga te gjitha anet ?