Presidenti i Azerbajxhanit i ka nisur një letër kryeministrit tonë, i shqetësuar pas vizitës së tij të fundit në Turqi.
-I nderuar zoti kryeministër!
Lajmet që vijnë në zyrën time nga vizita juaj në Turqi ma kanë bërë të paqartë perspektivën e marrëdhënieve tona. Ndihmësit e mi në zyrë më thonë se ju keni shpallur Turqinë si një vend që popullohet nga shqiptarët, ndërkohë që kur ishit për vizitë në Azerbajxhan ju më pranuat mua se shqiptarët e kanë origjinën nga Azerbajxhani, ku siç dihet ekziston dhe sot një vend i quajtur Albani, dhe që ka kulturë të krishterë dhe një gjuhë që nuk ngjan me gjuhën tonë. Ju më shpjeguat mua se ata mund të jenë ushtarë shqiptarë të vendosur në kohën e Aleksandrit të Maqedonisë, për të cilin po ashtu më thatë se ishte shqiptar dhe se merrte shqiptarët në udhëtimin e tij drejt Azisë. Unë ta pranova shpjegimin dhe dolëm të dy bashkë para popullit tim dhe thamë se shqiptarët e kanë origjinën nga Azerbajxhani. Kur u kthyet në Tiranë, ju e përsëritët këtë në mbledhje qeverie dhe unë u gëzova shumë. Ishte kjo arsyeja që vendosa, bile mendova që tua komunikoj dhe qeverisë, që ne do tu blinim atë ndërmarrjen e naftës që keni pasi kam parasysh hallet që më shpjegove që nuk ke lek as për rrogat e pensionistëve. Po ashtu ramë dakord që sa herë të vijë njeriu im që kërkon lekët që dha për privatizimin e ARMO, djali juaj t’i vërë bodigardë të Gardës që të mos e keqtrajtojë njeri siç ka ndodhur në një rast, kur erdhi të kërkonte paratë dhe borxhliu që kishim tha që ka bërë shumë shpenzime për një fondacion të zonjës suaj dhe s’kishte të na i kthente.
Pas gjithë këtyre zhvillimeve mes dy vendeve fare papritur dëgjoj se turqit e kanë origjinën në shumicë nga Shqipëria. Nëse ju do tu qëndronit deklaratave tuaja, ju duhet të shpreheshit se turqit në shumicë janë shqiptarë që kanë origjinën nga Azerbajxhani. Kjo do të ishte një deklaratë më realiste dhe do shkrinte akujt e raporteve tona me Turqinë, të cilat janë sa vëllazërore, aq dhe problematike. E them këtë pasi Shqipëria është e gjitha sipas regjistrimit të fundit 2.8 milionë banorë, ndërsa Truqia 70 milionë banorë dhe nga 2,8 milionë banorë vështirë është të dalin 70 milionë banorë. Pa ndihmën e Azerbajxhanit në këtë pikë jeni të humbur.
Problemi i dytë që dua të sqaroj janë raportet tuaja me Turqinë. Ju i keni dhënë fjalën kryeministrit turk që atje ku nuk ka Shqipëria ambasadë, shërbimet konsullore t’i kryejë Turqia. Me këtë kriter i bie që ju në Azerbajxhan të përfaqësoheni nga Turqia. Kjo është një ide e mirë që ju të largoheni nga Bashkimi Evropian, i cili është një bashkim kaurësh që duan të na marrin lekët dhe pushtetin. Por ju nuk keni pse i jepni prioritet vetëm Turqisë. Unë do t’iu lutesha që për gjithë ish republikat sovjetike të ketë Azerbajxhani të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë, pasi siç e kemi diskutuar, jemi dhe vendi i origjinës suaj.
Unë e mirëkuptoj vendimin tuaj pasi keni dashur të shmangni ndonjë vend të Bashkimit Evropian, dhe të tregoni se e ardhmja e juaj si shtet është me vëllezërit mysliman të Lindjes, por edhe mes vëllezërish ka sherre, ndaj do të lutesha t’i ndaje mirë punët mes nesh dhe Turqisë.
Së fundmi desha të të sqaroj se nga pikëpamja politike Turqia nuk është një vend që të ndihmon. Ata janë vend ku kryeministri edhe pse po fiton autoritet, ndodh që rrëzohet pasi ata bëjnë zgjedhje. Ne zoti kryeministër biseduam dhe bashkë dhe ramë dakord me sa kuptova unë që zgjedhjet e lira i humbasin seriozitetin një shteti, pasi e bëjnë atë një shtet karagjoz duke ndërruar vazhdimisht kryeministrat dhe qeveritë dhe njerëzit nuk dinë me kë të merren. Turqia ka treguar herë pas here shenja të mëdha joserioziteti duke ndërruar vazhdimisht kryeministrat. Që nga viti 1990 unë mbaj mend nja 6 kryeministra. Ky i fundit sikur po e stabilizon pak vendin dhe po e bën serioz, por kam frikë se dhe ky ka për të bërë zgjedhje të lira dhe do humbasë ndonjë ditë.
Për këtë arsye zoti kryeministër desha t’iu kujtoj se duhet të jeni serioz në premtimin tuaj se zgjedhjet e lira i humbasin seriozitetin shtetit dhe e bëjnë atë një shtet jo stabël.
Deklaratat e fundit që ke dhënë në Turqi më bëjnë të besoj se ju vetë nuk jeni i vendosur nëse doni të bëheni antievropian si ne në Azerbajxhan apo antievropian si në Turqi. Unë të siguroj se ne jemi një vend serioz dhe ato që themi i mbajmë. Turqit nuk janë njerëz të cilëve mund tu besosh deri në fund në këtë pikë.
Duke shpresuar në reflektimin tuaj, jam në pritje të përgjigjes.
I juaj, Aliev.
http://imageshack.us/photo/my-images/715/welcomemrsalihgadaffi.jpg/
Realiteti e ka kapercyer humorin: tashme Ambasades se Turqise ne Azerbaxhan i eshte bashkengjitur nje diplomat shqiptar.
I dashur Alev,
ne pergjigje te letres tuaj dua te theksoj se nuk duhet te merzitesh dhe te marresh deklaratat e mia shume seriozisht sepse ka kohe qe mizat e kane lene kosheren dhe cdo jave bej plane te bej nga nje deklarate te re per origjinen e shqiptareve.
p.sh para disa javesh kur vizitova ambasaden japoneze doja te deklaroja qe japonezet dhe shqiptaret kane te njejten origjine por ambasadori japonez kundershtoi sepse nuk ka shume ngjashmeri fizike por une u perpoqa ta bindja dhe i tregova nje fotografi te gruas time bobes(sllobodanka) dhe te zenit.
atehere ai me besoj kur pa ngjashmerine por tha qe nuk mjaftonte plus kishte frike se do fyhej populli japonez…
Qe te mohoje deklaraten e fundit duhet te dergosh cekun qe rame dakord perndryshe do vazhdoj te deklaroj qe turqit dhe shqiptaret jene nje.
Une jam malok dhe e kam koken si dru. Merru me mue po deshe.
te fala,
Sali-Bisha.
I treti shkrim i bukur siaps mendimit im. Une ne 99% te rasteve jam kundra shkrimeve te kesaj gazete, por keto tre shkrimet, ne kohe te ndryshme, te rubrikes tema ne familje jane shumte te bukur, realiste dhe me humor te kendshem!
Personalisht me mire pranoj te me perfaqesoje nje azerbaxhanas sesa nje turk. Po ne skemi ne dore gje e ka saliu edhe kriptob.perjetet e tjere
O Like po ti vetem dollare a euro i dhe ndersa baba dovleti e emeroi vllane tuaj Berishen vezir te Arnautistanit me grade me te te larte se grada qe i dha gjyshi i tij sulltani komandantit Skenderbe dhe tani ky i rjedhur mendon se eshte me i madh se Skenderbeu. Eshte varur pas baba dovletit si kapedani pas bishtit te kalit me qe europa e sikterisur Sa here hap gojen [halene ]helm e felliqesira nxjer per kete popull e vend
shkelqesi ballajdi,\
mos i merrni per baze deklaratat e mia ne adrese te sulltan Erdoganit.Sic e dini , Vilajeti im , kohet e fundit po lulezon ne saje senden tuaj , por per ta bere me te qendrueshem kete stabilitet une po kerkoj sivllaznit e mi neper bote.Me kinen nuk me doli gje se jane aziatike megjithese Lili im ka ngjashmeri mallengjyse me ta.Asisoj ngjashmerie mallengjyese , rralle ndodh ne Ballkan.Pra me ngelet ju sivllazen ,pasardhesit e pushtuesve osmanllij dhe ju i dashur Aliev Ballajde. Nje gje eshte e sigurte, perendimin dhe gjakun arian une e urrej.kjo eshte garanci per miqesine tone. Rrofte hallva, salepi dhe hashurra
Turkoshak hesap !