Ambasadori amerikan i raporton Baba Mondit të OSBE drekën me Doktorin

18 Prill 2012, 21:25Antena TEMA
Ambasadori amerikan i raporton Baba Mondit të OSBE drekën me Doktorin

Siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, në mesditë Doktori do drekonte me ambasadorin amerikan. Por meqë ambasadori e bëri deklaratën në prani të Baba Mondit të OSBE, ky i fundit kujtoi se do të ishte dhe ky në drekë.

Kur shkoi ora e drekës u pa që dreka do ishte mes dy palëve, Doktorit dhe ambasadorit amerikan. Për ta qetësuar, ky i fundit i tha baba Mondit të OSBE se do ta informonte pas drekës për bisedat e bëra.

Kështu, pasi përfundoi dreka, ambasadori amerikan i bëri telefon Baba Mondit të OSBE për kafe, me qëllim që ta informonte për takimin.

-Ishte takim shumë i hapur, i tha në fillim të bisedës. Ishte interesante për mua të dëgjoja për Vatrën dhe historinë e saj.

-Ah, gut, gut, i tha Baba Mondi. Kam dëgjuar për shqiptarët që shtrojnë sofrën në vatër, dhe hanë aty ulur. Më kanë ftuar në disa vende në veri, kështu e kam bërë plan të shkoj tani në pranverë sapo të shkrijë dëbora.

-Jo, jo për sofër për të ngrënë, Vatra, Vatra është diçka si organizatë, e paskan krijuar në SHBA 100 vjet më parë.

-Ah, po, zakone emigrantësh, tha Baba Mondi. Me siguri dhe në SHBA kanë hëngër në sofër. Kanë ushqimin e tyre të preferuar, pak gjizë, qepë, raki, dhe bëjnë muhabet.

-Ah, jo, nejse, është fjala në këtë rast për një shoqatë, OJQ si i themi ne tani, që e kanë ftuar në SHBA se do bëjnë një drekë të madhe me rastin e 100 vjetorit.

-Ah, gut, gut. D.m.th do ta shtrojnë sofrën në SHBA. Bukur shumë. Të kam shuam zili që do shkosh.

-Faleminderit, i tha ambasadori amerikan. Pastaj folëm gjatë për udhëtimin. Më ftoi të shkonim bashkë në një avion. Do ta shikoj mundësinë nëse mund të udhëtoj me të. Folëm pastaj për disa çështje delikate të rendit të ditës sot. Për shembull për çështjen e Presidentit.

-Ah, gut, gut. Jozefina është shumë e mirë, shumë dinjitoze, shumë e fortë. Më ftoi para një jave bashkë me gruan, kishin gatuar krap liqeni prej Shkodre. Shumë i mirë. Gut fare.

-Po folëm dhe për Jozefinën, por unë mendoj se kandidatura e saj mund të sjellë probleme dhe mund të prishë tryezën e bisedimeve.

-Jo, nuk besoj. Është shumë e edukuar në tryezë. Sa herë që kemi ngrënë dreka ose darka është sjellë shumë mirë dhe me shumë edukatë. Ka vetëm një problem. Sa herë që më fton në tryeze, nuk shërben qofte. Ka një paragjykim se thotë janë gjellë të Shqipërisë së Mesme dhe tradicionale të njerëzve të Bamir Topit. Dhe nga inati i atij, nuk m’i ofron as mua.

-Ok, ok, i tha ambasadori amerikan. E kishim fjalën për tryezën e bisedimeve për president. E këshillova të mos e nxjerrë të parin emrin e saj. Më tha që në finale dikush nga PD do të jetë, biles nga njerëzit e rëndësishëm.

-Po pra, Jozefina është shumë mirë. Dhe gruas sime i pëlqen shumë. Sa herë na fton për darkë është shumë xhentile. Po pastaj çfarë hëngrët në drekë?

-Kishte ushqim të mirë, pa dyshim, por biseda vijoi pas zgjedhjes së presidentit tek kriza me presidentin aktual. E këshillova të tërhiqej nga lufta kundër zotit Topi lidhur me KLD, pasi kjo i thashë destabilizon situatën politike.

-Ashtu, shumë interesat. Po zoti Berisha hante ndërkohë apo ju dëgjonte?

-Natyrisht bisedonim, por dhe hanim ndopak. Por ishte shumë i përqendruar…

-E kam vënë re. Është fantastik. Vetëm se me të nuk bën dot drekë pune se ai vetëm flet dhe ti ngelesh pa ngrënë. Ta qaj hallin. Me siguri s’ke ngrënë fare. Në këtë pikë nuk më vjen keq që nuk isha. E parandiej atë. Dhe ai nuk shtron qofte në drekë. Dhe ai mendon se është meny e Bamir Topit. Po tjetër ç’pati tryeza?

-Po folëm dhe për situatën politike, numërimin elektronik, këtu Berisha tha se ti ke të drejtë që nuk kemi kohë,  reformën zgjedhore…

-Po hanit ndërkohë apo vetëm flisnit, pyeti baba Mondi gjithë kureshtje.

-Po edhe hanim ndopak, po më shumë flisnim.

-Ashtu ë? Bëra mirë që nuk erdha. E parandieja këtë. Ndaj nuk i kam qejf drekat e punës. Dhe e kanë zakon të keq këtë dhe ky dhe Jozefina që nuk hanë qofte dhe nuk pinë birra. Qoftet gut, birrat gut, reformat gut. Nuk e kuptoj pse i kanë inat këta.

 

5 komente në “Ambasadori amerikan i raporton Baba Mondit të OSBE drekën me Doktorin”

  1. tak fak says:

    Hahaha, dhe ti je nje fytyre mut…bad mut!

    1. Cfurku says:

      Pika qe nuk na bie! A mendoni se nje cope leshko si ambasadori Arvizu do i besonin ndonje komune per ta qeverisur ne Amerike. As pergjegjes shkalle nuk do e pranonin. Dhe ne degjojme e zbatojme urdherat e ketij koqes se kandarit.

  2. Zalua says:

    Tallemi dhe qeshim ne me Baba Mondin e OSBE-se dhe Aravizjahune e SHBA-se po keta u bene milionere ne Shqiperi me parate qe i jep Sala per mbeshtetje dhe heshtje. Plehra, njerez pa integritet moral e profesionale. Po me plehra jemi ne shqiptaret qe jemi katandisur te na drejtoje Sala bashke me keta.

  3. Vlora says:

    HA HA HA cfar qoftexhiu,,,pasi te mbaroi mandatin po i hap nje vend pune ne nje lokal qoftesh qe te mos i mbetet merak.

    meqe ra fjala edhe per sa koh e kemi kete qoftexhi ne tirane ????

  4. prasi says:

    MONDI OSBE HA SHUME QOFTE, SIDOMOS ATO ME MISH QENI SE I NGJAN SHUME

    KINEZEVE.PRANDAJ JANE PAKESUAR QENTE E RRUGEVE. PRASI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje