Flamuri zbulon pse ia kemi kaluar Kinës në zhvillimin urban

19 Prill 2012, 20:12Antena TEMA
Flamuri zbulon pse ia kemi kaluar Kinës në zhvillimin urban

Pasi Doktori bëri krahasimin e tij të goditur që ne kemi ritme kineze në urbanizim, zhvillim energjetikë si Norvegjia dhe nëntokë si Kanadaja, Flamuri i hyri punës të bënte shpejt e shpejt një tabelë krahasuese me tri vendet që ta përdornin deputetët gjatë takimeve me popullin.

Filloi të mendojë ku përputhet urbanistika jonë me Kinën, por nuk po i ecte. Atëherë vendosi që në një kolonë të shkruante Shqipëria, në tjetrën Kina, dhe sipër urbanizmi.

Në kolonën Shqipëria shkroi:

 

Vepra madhore –Rruga e Kombit 60 km 1.4 miliard euro.

Projektplani i Tiranës- lidhja Tiranë- Paskuqan, 300 hektarë,  600 mijë banorë.

Bregdeti shqiptar- 1 milionë turistë në vit.

Linja ajrore- kompani e Lul Bashës.

Linja detare- kompani e Zenit.

Linja tokësore- kompani e Xhoit.

Linja interneti- kompani e Gitës.

 

Më tej nuk dinte ç’të shkruante më. Mori në telefon ambasadën kineze për ta pyetur për këto zëra.

-Desha tu bëj disa pyetje për disa fusha të zhvillimit urban të Kinës, i tha Flamuri, po i dua përgjigjet shpejt.

-Patjetër, i tha kinezi në telefon.

-Pyetja e parë: A ka Kina ndonjë vepër madhore siç kemi ne Rrugën e Kombit për shembull 60 km.

-Po, Kina ka një vepër madhore, Muri i madh Kinez, mbi 3 mijë km, mbi 3 mijë vjet dhe vizitohet nga mbi 3 milionë banorë në ditë.

Flamuri u përtyp.

-A ka Kina ndonjë plan urbanistik për Pekinin ose Shangain siç e kemi ne për Paskuqanin?

-Kina ka ndërtua Pekini i Ri, Shangai i Ri me një popullsi 15 milionë banorë secila, i tha kinezi, në disa qindra hektarë. Këtu nuk llogariten punëtorët, por vetëm ata që janë të regjistruar aty.

-A ka Kina ndonjë bregdet ku mund të pushojnë një milion turistë, i tha Flamuri.

-Kina ka një popullsi bregdetare rreth 400 milionë banorë, i tha kinezi.

-A ka kryetari i Bashkisë së Pekinit kompani ajrore të vetën, e pyeti Flamuri.

-Ah, jo, nuk ka, është e qeverisë dhe popullit kinez, i tha kinezi.

Flamuri e shënoi një plus. Ua futëm në një pikë, tha.

-A ka djali i kryeministrit tuaj ndonjë kompani transporti detare?

-Ah, jo, nuk ka, i tha kinezi. Kryeministri ka vetëm biçikletë dhe një makinë që e çon në mbledhje qeverie.

Flamuri shënoi dhe një plus tjetër.

-A ka gruaja e ish- kryeministrit tuaj kompani transporti autobusësh, i tha Flamuri.

-Jo, shoku Ten Sia Pin nuk lejonte gruan të bënte punë private.

Ua futëm dhe këtu, tha Flamuri.

-A ka vajza e kryeministrit në pronësi gjithë linjat e internetit në Kinë, e pyeti Flamuri.

-Jo, nuk i ka, i ka qeveria dhe populli kinez, i tha kinezi.

Ja dhe këtu, tha Flamuri.

Pasi bëri llogaritë, Flamurit i rezultoi se Shqipëria ishte përpara në katër pika, kurse Kina ishte para në tre pika.

-Paska të drejtë ai Burri, tha me vete. Qenka mbrapa Kina në shumë pika.

Thirri sekretaren që t’ia faqoste bukur me diagrame krahasimet dhe tua shpërndante deputetëve që ta kishin për debate në parlament. Një kopje vendosi t’ia niste dhe ambasadorit kinez, për të cilin iu kujtua një këngë e fshatit të vet kur u prishën me Kinën.

 

“Populli jonë dhe populli i Kinës/

Flasin hapur nuk flasin shpinës”. 

4 komente në “Flamuri zbulon pse ia kemi kaluar Kinës në zhvillimin urban”

  1. Vlora says:

    mjer ti ku do te vesh o flamur ziu…..po ti i ke ngrene hakun gruas se kryeministrit…

    a ka gruaja e k/ministrit kinez fondacion bamiresie dhe sptale private si ka lirka jone???????????

  2. Kodoshi says:

    po ne qenkemi te paret ne bote dhe nuk e ditkemi????

  3. Sheqerja e Vucidolit says:

    Kemi edhe nje lidhje tjeter: Liria dhe Zeni ngjajne tepke me Mao Ce Dunin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje