Fatos Nano ka nisur, siç e dimë të gjithë, fushatën elektorale për tu zgjedhur president. Ndryshe nga fushata presidenciale në Francë, SHBA apo gjetkë, kjo e jona zhvillohet në një elektorat të kufizuar prej 140 vetësh, nga të cilët kandidati duhet të bindë 71.
Takimin e parë Nano e nisi me Ilir Metën në Rogner.
Nano: Tani na sill ndonjë gotë të pimë dhe diskutojmë çfarë tu themi kamerave kur të dalim jashtë. Problemi është se katër votat e tua nuk më bëjnë punë. Më duhen së paku dhe dhjetë të tjera që të kem mundësi…
-Meta: Nuk ka problem flori. Ëëëë… Tani këta janë më shumë të tutë se mitë. Teri është yti, Tavo është yti, Nasipi është yti. S’ka problem. Fola me Kaçin, i thashë 700 mijë i ke nga ana ime, dakord, më tha.
Nano: Po të jetë kështu, m’i jep mua ato, le të bëhet Kaçi President.
Takimi Nano- Dule
Nano: Tani Vangjel ti një votë ke, por për mua ka rëndësi pasi ti përfaqëson një komunitet për të cilin unë jam simbol i tolerancës. Do flas dhe me Shpëtim Idrizin t’i ulni tonet, pasi s’ka lezet dhe ai në origjinë është shtetas grek, s’keni pse ziheni në sy të shqiptarëve se u bëtë gazi i botës.
Dule: Po të votuan çamët, më vjen keq, unë e tërheq votën.
Nano: Berisha më ka siguruar se vota do të jetë e fshehtë, prandaj mos e merr seriozisht atë që thonë se çamët janë të besës.
Takimi Nano- Idrizi
Nano: Unë tani dua dy votat e çamëve, pasi jam i vetmi kryeministër që nuk lejova varrezat greke në Shqipëri, nuk shita ujërat dhe nuk pranova censusin me deklarim kombësie…
Idrizi: Patjetër, votën tonë e ke, por nëse Dule voton për ty siç ka thënë, ne tërheqim votën.
Nano: Ti e di atë që thonë për grekët, pasi t’i takosh, numëro gishtat. Kështu që dhe ne mbetet të numërojmë votat pas votimit.
Takimi Nano- Harasani
Nano: Hë me lal, si do bëjmë.
Harasani: Unë timen do ta bëj. Kontributin tim e ke të sigurt.
Nano: E di, ke qenë i rregullt me detyrimet ndaj meje, por puna është ç’të bëjmë me të tjerët.
Takimi Nano- Berisha
Nano: Doktor, kam që më 2005 në dispozicion tuaj. Tani dua të korr frytet e punës sime në shërbim tuaj.
Berisha: Fatos, shiko, dakord, mirë, shiko, ka një problem d.m.th. Ne jemi Parti Demokratike, kemi institucione, kemi pavarësi të plotë të deputetëve, kemi një debat të brendshëm, kemi shumë zhvillime pozitive. Shiko, mua nuk më pyesin fare këta të mitë. Secili bën me kokë të vet dhe nuk ta jap dot fjalën. Ke vetëm votën time.
Nano: Pse s’thua ti që e paske prishur partin, e ke bërë si partia ime një herë koha, ku ishin të gjithë të lirë.
Takimi Nano- Rama
Nano: Edo ç’i ke bo kështu kësaj partie mo burrë?
Edi: Pse mo ç’i kam bo, një mut është si ma ke lënë.
Nano: Ç’i ke bë mo burrë se më lutje menç.
Edi: Po hiç mo ç’i kam bë se po më lun ti menç?
Nano: Po s’ma hap njeri telefonin mo burrë, pa u siguruar që jemi takuar bashkë, ndaj të thirra kot, sa të na shikojnë që pimë kafe, se s’më hapin as telefonin.
ah mo mero sa i holle qe je . Shume e bukur dhe shume shume afer te vertetes . Tu befte dita njemije se na kenqe.
Skec i bukur, humor i holle . Bravo ti qe e ke postuar !
Nano po i mbajte shpresat te besa e shpetimit e hengre!
Shpetimi do ta japi Voten por mbasi te mbyll une pazarin!
O Tosi mos caj …….e ke te marr nuk ka se c”te bej jo Rama po edhe Berisha te te rr….. b……
rron ketu mor vlla apo jo ti ??
HA HA HA kjo antena jote eshte vertet argetim ,,, sinqerisht te lumte o mero baze,,,voten tone e ke 100%.
po si i tha metes mi jep mua ato 700 dhe bej kacin president ha ha ha.
Gallate e bukur.
Nje problem per stafin e TemA-online,
Kur nis te shkruaj emrin dhe sapo vendos shkronjen e pare te emrit “A” me del automatikisht komplet emri “Agim”.
Me vjen mire se e plotesoj shpejt.
Kurse kur plotesoj “email”-in me duhet qe ta shkruaj te plote se nuk me del automatikisht. Nuk me vjen mire sepse email-i im ka 22-shkronja dhe me duket shume i gjate per ta shtypur sa here qe me duhet te jap nje mendim. Nuk jam dembel…por me vjen mire me emrin qe me del sapo jap shkronjen e pare.
Mund te rregullohet kjo pune duke u rregjistruar pergjithmone email-i ?
Sic mund ta shikoni jam nje simpatizes fanatik i TemA-online
dhe deshiroj fuqimisht te pershendes Zotin Mero Baze per dedikimin e tij ndaj filozofise se TemA-online qe per mua eshte gazeta me e mire qe mund te lexohet dhe qe po kontriubon fuqishem ne emancipimin e shoqerise.
Urime.
blej apple se te zgjidhme e ke LOL
PS, kaq sa ke shkrujt per kte pune dukesh qe nuk je pertac keshtuqe not kerkon qiqrra ne hell…
po ja dha votat ketij maskarai e komarxhi qe sa mundi gjate ketyre viteve vetem e ka demtuar PS u shkatrofte fare e mos e votofte kurre populli ky i vete quajtur historik me thike pas shpine, pabesia dhe babezia tek ky bullar mocali ka ngulur renje e zor se shkulen deri sa ti ketheje kembet diellit
mero ja kalove edhe portokallis