Agjencia e Pronave kalon në varësi të Halimit. PS: Ne do japim zgjidhje të guximshëm të problemit të pronësisë

23 Prill 2012, 19:16Sociale TEMA
Agjencia e Pronave kalon në varësi të Halimit. PS: Ne do japim

Merita Qato

Socialistët deklarojnë se do t’i japin një zgjidhje të guximshme problemit të pronësisë në vend. Sipas tyre, nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka shoqëri demokratike dhe nuk ka drejtësi sociale në këtë vend pa zgjidhur çështjet e pronës.

Megjithatë, kryetarja e grupit të punës të kapitullit të Programit për Pronat, Merita Qato, tha se do vazhdojnë tryezat për të marrë mendime për draftin që do përgatisë PS për këtë çështje.

“Grupi i punës për çështjet e pronës do të paraqesë një draft të Programit duke dashur të tërheqë mendimin e grupeve të interesit, por edhe të individëve të cilët kanë interesa direkte për problemet e pronësisë. Drafti i Programit propozon zgjidhje për çështjet më të prekshme, siç janë kthimi i pronës, legalizimet, regjistrimi i pasurive të paluajtshme, komisionet e titujve të pronësisë, pasuritë e paluajtshme, si dhe gjithë problematikën në lidhje me këtë çështje,” tha Qato.

Ndërkohë, mazhoranca propozon që Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të kalojë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë është vendosur që në ndryshimet në ligj të parashikohet edhe shtyrja e afatit për kthimin dhe kompensimin e pronave deri në prill të vitit 2014, pasi qeveria ende nuk ka arritur të përgatisë fondin fizik për kompensimin e tyre, edhe pse afati ishte fundi i vitit të kaluar. Përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë tha se duke qenë në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë kjo agjenci, edhe aktet nënligjore miratohen nga Këshilli i Ministrave, duke anashkaluar kështu parlamentin në këtë proces. “Është parashikuar që agjencia që ushtron funksionet e drejtimit të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave është tashmë një agjenci qeveritare, në varësi të ministrit të Drejtësisë, e për rrjedhojë edhe aktet nënligjore që do të rregullojnë veprimtarinë e kësaj të fundit, do të miratohen nga Këshilli i Ministrave”, tha përfaqësuesja e ministrisë, Elona Sylaj. Në përgjigje të saj, deputeti Erion Braçe, u shpreh se parlamenti nuk mund të anashkalohet në rolin e tij në këtë proces. “Nuk mundet të përcaktojë vlerën e pronës sime një institucion, i cili ka marrë përsipër detyrimin që të më kompensojë pronën që kam pasur. Nëqoftëse me ligj detyrimin për të kompensuar në vlerë në natyrë, e ka marrë qeveria, natyrisht që nuk mundet që qeveria të bëjë vetëvlerësimin e pronës sime, pavarësisht standardeve që do të aplikojë, prandaj është vendosur Parlamenti më herët, prandaj duhet të jetë përsëri Parlamenti, për ta miratuar si një institucion”, tha deputeti socialist.

Por qeveria thotë se çmimet e reja do të jenë më afër tregut, duke ju garantuar pronarëve një kompensim më të drejtë për pronën që u është marrë.

“Fakti që propozohen ndryshime në ligj ka të bëjë me adresimin e dy-tre çështjeve të rëndësishme të ngritur nga ata të cilët preken direkt nga procesi i kthimit dhe kompensimit të pronave. Në radhë të parë ka të bëjë me procesin e vlerësimit dhe pretendimet për një vlerësim sa më real, që t’i përgjigjet vlerës së tregut dhe është normale që të ketë pretendime të tilla”, tha Edmond Spaho, kryetar i Komisionit të Ekonomisë.

Sipas qeverisë çmimet e reja të pronave do të zbatohen edhe në rastet e shpronësimeve për investime publike apo dhe në kontratat koncesionare për ndërtimin e veprave të mëdha.

7 komente në “Agjencia e Pronave kalon në varësi të Halimit. PS: Ne do japim zgjidhje të guximshëm të problemit të pronësisë”

  1. Lili Meta says:

    Po mua tge ma kishit dhene, LSI e qan kete pune, e ka ne gen pronen. Eshte parti e integrimit. Floririn pershembull ma dhate mua ta administroja? Po! Une e mora per vete.
    Monen pershembull, nuk e donte me njeri, ma ngecet mua!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/li-me-ta-relax-2012.html

    1. Vila says:

      Halimi apo havrimi

      1. raimondi says:

        Po nuk diskutohet vetem PS-ja di te beje gjera tamam looooooooooooooooooooooooooooooooooooool..hahahahahahahahahahaha

  2. ME dash Doktori e zgjidh ene ceshtjen e pronave po osht tu prit OK nga Shkelzeni dhe Argita me shoke. Se kena dhe miq te huj me respektu perpara jush.

  3. enofieraku says:

    ju doli boja fare o PS ik se na jeni ber me te neveritshem se ky derri qe kemi sot per kryeminister, eshte loja e flliqur Rama -Berisha , diten shahen per sy e faqe , e ne mbremje thurin planet , i ka ikur koha ketyre dy plerave, boooooll me…

  4. Gazmir Piku says:

    Prona ka rembyer dhe vazhdon të rembej jetë.Drafti i PS do ti përshtatet situates.

  5. kel kadarja says:

    keta fudull po rrejn cdo dite tash e kan shty deri me 2014 se duen te gjejne myshteri per te bam tregti me prona te tjeterit. nuk shofin se cdo dite vriten njerzit per prone, por jane te pa ndergjegjshem, Enveri mori pronen,por ashtu e bani ligjin dhe nuk u tall keta jane ka tallen me pronare, poshtersi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje