Gjigandi i ushqimeve të shpejta, KFC, është urdhëruar të paguajë 8.3 milion dollarë për familjen e një vajze në Australi, e cila mbeti e helmuar duke ngrënë ushqimin e kompanisë. Vajza pësoi dëmtime të rënda në tru.
Sipas BBC, helmimi bëri që ajo të mos jetë në gjendje të flasë më dhe tani lëviz vetëm me karrocë.
KFC thotë se është thellësisht i zhgënjyer me vendimin dhe do të apelojë. Kompania thotë se nuk ekzistojnë prova që helmimi shkaktoi këto probleme tek Monika Samaan.