Sali Berisha dhe partia e tij nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do ketë vota për të qeverisur Shqipërinë. Numri i përgjithshëm i votuesve të PD, duke përfshirë edhe votat e manipuluara, nuk kalojnë 25% të listave të qytetarëve me të drejtë vote. Këtë numër votuesish, gjithmonë në ulje nga viti 1992 e më pas, lideri i së “djathtës”, Berisha, në zgjedhjet e fundit parlamentare mundi t’i kompensojë nëpërmjet përfshirjes në koalicionin e tij të shumë partive, të cilat nuk e kalonin pragun, por që “thërrimet” e votave të tyre së bashku i shërbenin PD për të prodhuar një numër më të madh deputetësh. Të gjitha këto parti parapëlqyen pazarin politik të tjetërsimit të partive të tyre në funksion të qëllimit të mbajtjes se pushtetit nga PD, mjafton që Kryeministri Berisha të mos linte liderët e tyre politikë pa ndonjë funksion në kabinetin qeveritar, madje duke pranuar edhe nivele këshilltari të kryeministrit. Historia e parlamentarizmit shqiptar njohu kështu periudhën më të errët, atë të shit-blerjes së partisë nga kryetarët duke fuqizuar artificialisht kryeministrin Berisha, i cili në 2009 kërkoi mandatin e tij të dytë si kryeministër. Dorëzimi pa kushte i të gjitha partive në çarkun e PD dhe PS erdhi si rrjedhim logjik i atentatit antikushtetues që iu bë sistemit zgjedhor në 21 prill 2008 (një muaj pas tragjedisë së Gërdecit), ku si pasojë e ndryshimeve kushtetuese do të goditeshin disa standarde dhe parime universale.
Së pari, sistemi proporcional rajonal i pastër pa korrektim bie ndesh me frymën kushtetuese, ku sistemi duhet të reflektojë të drejtën e votës dhe vullnetin e shprehur nga votuesit. Në skemën e re të ofruar nga PD dhe PS, teorikisht dhe praktikisht shpërdorohen mbi 300.000 vota të mbledhura nga parti të tjera dhe përllogariten si mandate të partive PD dhe PS.
Së dyti, sistemi është qartazi anti-kushtetues, konstatim të cilin e bëri edhe Gjykata Kushtetuese në vendimin për të pranuar kërkesën e Partisë së Pensionistëve. Në këtë vendim interpretohet dhe konsiderohet se kodi elektoral diskriminon partitë e varfra dhe pa të burime financiare.
Së treti, sistemi forcon rolin e lidershipit politik duke ulur nivelin dhe cilësinë parlamentare për shkak të përfshirjes në lista të preferuarit e liderit të partisë.
Së katërti, ndryshimet politizuan më shumë sistemin zgjedhor dhe mekanizmat elektoralë duke filluar nga shndërrimi i KQZ nga institucion kushtetues në partiak dhe deri te komisionerët e qendrave të votimit.
Së pesti, sistemi zgjedhor thellësisht favorizon parlamentarizmin dy polar dhe shkatërrimin ose pengimin e çdo lëvizje të re politike në vend. Ndryshimet e dhunshme të Kushtetutës u shoqëruan në atë kohë edhe me protesta apo grevë urie në sallën e Kuvendit në atë periudhë nga një sërë deputetësh, të cilët nuk e frenuan dot kur ishin në opozitë pushtimin e sistemit, por as nuk tentuan ta ndryshonin kur rierdhën në pushtet më 2009 në koalicion me Berishën.
Sot sistemi demokratik dhe pluralizmi politik janë të kërcënuar më shumë se kurrë nga regjimi politik i Berishës. Ndryshimi brenda partive dhe sistemit nuk vjen pasi është konsoliduar përjetësia e drejtuesve pa mandate të kufizuara duke rrënuar parimin bazë të demokracisë që është ndryshimi. Nga ana tjetër, sistemi shumë partiak tashmë është i rrezikuar seriozisht nga oligopoli PD dhe PS. Rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe KE prej tre vitesh shpërfillen me gjithë presionin apo ndëshkimin që Shqipëria ka marrë duke u refuzuar dy herë statusi i vendit kandidat. Kryeministri Berisha vazhdon të mos bëjë asnjë përmirësim si dhe mashtron apo tërheq vëmendjen e ndërkombëtarëve me çështje të tjera, duke vonuar dhe tejkaluar çdo afat për reformën zgjedhore. Fatkeqësisht lideri i opozitës, Edi Rama, nuk arrin të kushtëzojë punën e komisionit, pjesë e të cilit është opozita. Edi Rama ende nuk e ka kuptuar që me këtë sistem në çdo zgjedhje do të humbasë përballë Berishës pasi “thesi” i koalicionit qeveritar është më i madh nga mekanizmi i blerjes së partive. Berisha sërish nuk dëgjon dhe nuk do pranojë kurrë të bëjë një reformë reale sepse ai nuk qeveris me votat e popullit, por me sistemin e asgjësimit të partive aleate dhe përvetësimit të votës së tyre. Ai dhe PD janë në minorancë dhe qeverisin me vota pakicash. Një javë më parë ai lejoi tryezën e alibisë së 26 partive duke lëshuar një autograf sa për të kaluar radhën dhe për të mos rënë pre e blofit që i luajti lideri i PS, i cili mori pjesë në tryezë dhe firmosi para tij. Tryeza e farsës ishte tragji-komike pasi vë në pikëpyetje ekzistencën e dhjetëra partive politike që morën pjesë në atë diskutim, por që ende nuk po marrin kurajon të shkëputen nga koalicionet me krokodilin e politikës. Lidershipi krokodil gojën e ka të madhe dhe po i përpin të gjitha, veshët i ka të vegjël dhe nuk dëgjon. Ndërkohë të 26 partitë duhet të ndërgjegjësohen se Berisha kurrsesi nuk do ta pranojë me tryeza apo bisedime ndryshimin e sistemit, pasi kjo do të shënonte humbjen historike të PD. Vota kombëtare e ndëshkon kryeministrin Berisha dhe atij nuk mund t’i kërkohet “vetëvrasja”. Të 26 partitë kanë vetëm një mënyrë të ndalin asgjësimin e tyre. Ato duhet të largohen nga koalicioni qeveritar duke shkaktuar zgjedhje të parakohshme. Liderët e tyre politikë duhet të gjykojnë ftohtë se 1 vit më pak apo më shumë rrogë si deputetë, zv.ministra, ambasadorë apo drejtorë të “doktorit” nuk ka asnjë vlerë përballë shkrirjes së partive të tyre dhe futjes në sqetullën e krokodilit. Nesër të gjithë do thonë na ishin një herë e një kohë disa parti me siglat e tyre… Sot është momenti i fundit për të prishur këtë ëndërr të keqe. Ciklit politik të Berishës dhe partisë së tij i ka ardhur fundi. Në prag të 100 vjetorit të pavarësisë, Shqipëria meriton një regjim politik tjetër. Ata që i bënë të 100-tat sistemit politik janë ende të rrezikshëm jo vetëm për të eliminuar kundërshtarët, por edhe për të fundosur aleatët si shenjë mosmirënjohje vetëm që të ruajnë pushtetin. Koha për një regjim të ri politik është shumë pranë. 26 partitë duhet të jenë të qeta në largimin e tyre sepse nuk i kanë asnjë detyrim “yllit polar” përkundrazi “ylli” i tyre ka tradhtuar elektoratin, marrëveshjet, Kushtetutën, integritetin territorial, sovranitetin e vendit dhe në fund besimin. “Ylli” është në rënie dhe shpejtësinë në kohë nuk mund t’ia ndalojë asnjë satelit.
Shume te drejta ato qe thuhen ne kete editorial. Partite e vogla duhet te behen bashke por jo vetem ne tryeza dhe gjithcka te mbese me kaq. Ata duhet te behn bashke dhe te braktisin edhe ofiqet qe mbajne te cilat ju jane ofruar nga “sulltani” per te qendruar ne pushtet.
aman o kreshnik, berisha eshte kriminel edhe hajdut,,,por ne kete rast duhet te mos leshoje pe.
per cfar duhen 40 parti ne parlament..perseri vetem kryetaret e tyre do te fitojne.
dhe sikur u futen cfar ndryshimi do te sjellin ???
perseri koalicion me berishen do te bejne, se me te ka per te vjedhur.
nuk e ke pare dulen,,meten,,xhuvelin,,qe jane hedhur sa majtas djathtas vetem per portofol????
nuk i shef milon,,gjinushin ,,ndoken,,,qe po kerkojne alibi te rama per tu futur ne shtrat te berishes ???
kur te gjith do te jen ushtare te berishes perse i duam deputete ????
me mire te zhduken te gjitha keto particka dhe ti qendroje tregut ajo parti qe ka vlera,,,
dhe urojme te jete partia juaj dhe e topit.
Ia ke futur kot “vlora”. Berisha s’duhet te leshoje pe per keto particka pa vlere thua ti. Pra me mire ti marri votat e ketyre partickave Berisha qe ka parti me vlera te madha?! Cfare i ke keto budalleqe? Te gjitha keto particka jane ushtare te saliut thua ti. Meqe jane ushtare te Saliut pse kane 8 vjete ne opozite ne krah te PS, dhe skane ikur te Saliu qe e kane pasur deren e hapur? Lere Ndoken se ai eshte i shpallur i djathte.Kush qenka kundershar i Berishes sipas teje, Ramadani qe i kerkon Berishes marreveshje cdo dite? Apo Kreshniku dhe Topi qe ishin 10 vjet zyrtar te Berishes.Nuk e cakton dot ti “vlora” se kush eshte opozitar. Faktet jane kokeforta, dhe opozitari me i dobet eshte Ramadani qe ngeli duke bere marrveshje me Berishen.Se kush parti i qendron tregut tregohet me vota. Atehere pse doni ti dhe Berisha kete sistem qe votat e partive te vogla ia fal Berishes? Pra ti dhe Berisha nuk doni te shihni kush merr vota nga tregu por doni te vidhni votat e te tjereve, te vidhni votat e asaj pjese te popullit qe nuk ju ka votuar kurre. Je bllof ne cdo gje qe ke shkruar “vlora”. Dhe AKZ e do ndryshimin e sistemit, sepse Berisha e mban kete sistem edhe per te zhdukur AKZ dhe partine e Topit. Pra ti “vlora” vec do qe te rritet partia e Berishes e ke shkruar vec genjeshtra.
e para je shum larg nga te qenit “vlora e flamurit”
patjeter je njeri prej ketyre partickave qe pret ti hedhi nje kocke berisha.
pa me thuaj cfar na bene keto particka qe kemi sot ne kuvend.
a nuk u futen ne shtratin e berishes edhe pse ishin gjoja ne opozite me te ?????
ku e ke ilir kokmadhin ???
ku e ke idriz shpetimin ????
a nuk i moren votat majtas per te rrezuar berishen dhe ja shtruan ne tavoline ???
a nuk po ben te njejten gje edhe milo i paskalit????
a nuk i shef se te gjithe jan hedhur ne ankand ?????
me thuaj cfar ndryshimi do te kishte po te ishin edhe keto ne parlament ????
vec do te ritej pazari dhe asgje tjeter.
E para punes me kockat e Berishes ushqehet ai qe ben propagande per Berishen pra ne kete rast je ti vete qe hapur mbron deklaraten e Berishes. Prandaj merru me argumentat e mos fol per kocken tende. Partite e vogla mbase nuk kane bere asgje per kete vend por e njejta gje thuhet shume shpesh edhe per partite e medha. Prandaj ti je i lire te mos i votosh por votuesit e atyre partive je i detyruar ti respektosh sic respekton edhe votuesit e Berishes, kjo eshte demokracia. Dhe ne keto zgjedhje duhet patjeter respektimi i ketyre votave qe te humb Berisha po ti prape je kundra. Saper shembujt qe ke dhene je prape bllof sepse Ilir Meta dhe Idrizi jane qe te dy te dale nga partia Socialiste. Ilirin e nxiti Rama te bente LSI qe te humbte Nano, kurse Idrizin e nxiti Nano qe te humbte Rama. Prandaj dallaveret e tyre jane merite e partise nga dolen e jo prej partive te vogla. Sa per ankandin qe thua per Milon fakti eshte qe Milo ka 8 vjet ne opozite me Ramen. Cfare fitoi ai dhe te tjeret keto 8 vjet ne opozite? Cfare interesi? Apo mendon ti qe ai apo Ndoka apo Dule etj nuk kane patur oferta nga Berisha gjate kesaj kohe? Kane pasur oferta gjithmone dhe keto dihen edhe publikisht. Kush eshte ankand? Qe te kerkosh respektimin e votes eshte ankand? Edhe Rama e ka pranuar qe duhet korrigjuar. Gjithe analistet kane bere thirrje qe te korrigjohet ky gabim qe te fitoje opozita. Prandaj leshoje kocken e Berishes para se te genjesh.
rrofte aleanca kuqezi dhe kreshnik spahiu qe te pakten po u thote shqiptareve gjerat ashtu sic jane. pd dhe ps jane mashtrimi i shekullit qe kane lene shqiptaret vite drite mbarapa…
Korrektimi kombetar eshte zgjidhja me e mire qe votat qe elektorati u ka dhen partive te vogla te mund te perkthehet ne deputete. Ne kete menyre dhe politkia nuk mbetet me monopol i partive te medha.
Une ketu shoh pak a shume 26 Parti qe duan te mashtrohen per te vazhduar “lojen”.
totalisht te drejte kreshnik spahiu ne gjithe sa thua por problemi eshte qe sulltanet e politikes po kerkoj te mashtrojne serishmi shqiptaret. na duhet te bashkohemi te gjithe rreth teje per ti dhene shuplaken e fundit bastardeve te politikes se vjeter dhe makines propagandistike ogurzeze.
duhet te provojme nje fryme te re politike, dhe alternativa me e mire eshte ajo e Kreshnik Spahiut, sepse PD dhe PS vetem na kane pire gjakun gjithe keto vite.
te gjitha partite e vogla duhet te bashkohen me partine e Kreshnik Spahiut, vetem ne kete menyre mund ti rrezojne nga pushteti PS dhe PD. Bravooooooooooooo Kreshnik Spahiut dhe Aleances KUQeZI
shkrim i mirë,dometnënës dhe i ka përmëndur të gjitha të këqijat e sistemit berisho-ramjan të manipulimit dhe përqëndrimit në duart e diktatorit dhe pretendentit për diktator të shqipërisë!
gjërat që unë i kërkoj kresho spahiut janë:
-për sa kohë do të striptojë me partinë e tij!deri më sot ai ka nxjerrë në shesh tre njerëz të partisë së tij.veten,myslym pashain dhe Julian Kolën!po të tjerët kush janë!??kanë një komitet drejtues?sekretar?zëdhënës?e gjëra të tilla administrative?
-ai deri tashti ka folur shumë kundër berishës!bile më shumë se kundërshtari kryesor i tij!edi rama!gjëja që do ta bënte të besueshëm kreshon,do të ishin dy gjëra të thjeshta:
–të zotohet se do të çojë para drejtësisë së riformuar të tërë thyersit e ligjit!duke filluar nga sali berisha dhe gjykatësit e sotëm të superkorruptuar!
–të zotohet që për asnjë lloj arsye të mos bashkpunojë me berishën pas përfundimit të zgjedhjeve të ardhëshme!(të kohëshme o të parakohëshme qofshin)
për mendimin tim po nuk bëri këto premtime, kresho spahiu nuk ja vlen të bëjë as GAAM GAM!!!
ps:nuk është e thënë që ai,kreshua, ti mbajë zotimet,por pa i bërë ato nuk mund ti kërkosh,të paktën,as llogari!!!!!
replike dashamirese me anticensuren.
Ne vija te pergjitheshme jam dakort me komentin tuaj por do te shtoja
disa gjera kryesore qe duhen shtuar.
1-Para se gjithash duhet te ndiqet nje strategji e forte nga te gjitha forcat politike antiberishe per rrezimin e tij duke kerkuar doreheqjen e pa kushte per shume akte te tij fashiste dhe per tradheti kombetare. Nuk e gjeti gje ameriken nga doreheqja e presionit te popullit dhe i mediave amerikane te ish persidentit Nikson August 9, 1974 biles
demokracia ne USA beri nje kthese te rendesishme shume pozitive.
2-Me viziten e fundit ne USA te berishes doli e qarte se ai ka mbeshtetje
100% nga admistrata amerikane sepse ai ka paguar “full” ne washington nje lob te fuqishem dhe teper te sofistikuar qe arriti ta ktheje berishen
nga nje vrases ordiner ne 21 janar ne nje “hero” qe mbrojti institucjonet
duke vrare 4 bin ladener ne bulevard.
3-Nqs berisha nuk rrezohet legalisht deri ne fund te ketij shtatori dhe te lihet te festoje “ne orgazem te plote” 100 vjetorin e pamvaresise atehere
ai do ti fitoje perseri zgjedhjet ne 2013 per here te pare ne historine
e tij 21 vjecare me forcat e veta.
Shume mire thote Anticensura –A ka kjo Parti ndonje organizim si gjithe te tjerat me kryesi, me sekretare organizate , me zedhenes te partise apo jo?
C’eshte kjo Parti ku flet vetem nje njeri , duket sikur punon per kultin e individit te nje njeriu te vetem
Ndaj Partia duhet te organizohet ne mennyre serioze.Te afroje ne kryesine esja ne qender dhe ne rethe kuadro nga Ekonomia, politka, jurisprudenca , Inxhinjeria , Ushtria etj, dhe edhe kta te dalin e te flasin neper mitingje, apo edhe ne tv e gazeta
Ndersa ne lidhje me Salen, Kreshniku po mori puhstetin nuk duhet te merret me te kaluaren .Ato gjera i shikon prokuroria , Kreshniku te merret me te Ardhmen
Ndersa ne kete artikull Kreshniku ka folur shume bukur , tamam kopetent per ceshtjen ne fjale , por sic thashe duhet te drejtoje partine me kolegjialitet , si ekip , ku here flasin te gjithe per problemet e vendit
Dhe natyrisht drejtuesit e Partise duhet ti zgjedhi ne moshe t e pjekur , jo rini, se Rinia nuk mer vesh nga politka
Rinia eshte vetem per mitingje
Hajde suksese Kreshnik !
Merru merru me gabimet drejtshkrimore ti zoteri se aty eshte I gjithe problemi. Ne flasim per kapituj te ri ti merresh me gabimet drejtshkrimore. Rrofte aleanca kuqezi
Shkrim shume interesant. 2013 duhet te jete viti i surprizave per keta super te korruptuarit e politikes tone.
Aleanca Kuq e Zi eshte alternativa me trendy ne Shqiperi. Te gjithe qe e ndjejne se duhet te veprojne dhe te punojne per ndertimin e ketij vendi duhet te jene pjese e saj. Eshte force faktor sepse beson ne ideale te forta komebtare.
Plotesisht dakort Z.Spahiu ne ato cfare shkruani. Na lodhen sa nuk ka ku te veje me keto felliqesirat e politikes. Si i thone nje fjale u eshte mbushur kupa nuk mban me, duhet te largohen sa me shpejt te jete e mundur
Nuk dyshoj se shume nga ato qe thua zoti Spahiu jane te verteta. Por kur te njoh ty se kush je ( e nise karieren duke ju lepire Kudret Celes dhe duke perfunduar tek Sali Berisha. Qe kur te pushuan nga puna si gjyqetare i gjykates se tiranes se qellove me pistolete ne rruge..), e kuptoj qe ti je njelloj si Sali Berisha, do te behesh politikan me kauzen e patriotit vetem per te vjedhur.
Zoti Spahiu! Mos u merr me editoriale dhe shkrime te cilat nuk kane asnje vlere.
Pranoje qe je vegel e Sali Berishes, per te mbajtur ne pushtet Sali Berishen ne 2013-en, sepse te tjerat nuk kane shume rendesi. Cfare eshte e rendesishme, qe ta dish edhe ti o Spahi spathia, llogariti mire ato votat qe shpreson te marresh duke i kthyer ne favor te Sali Berishes, sepse Shqiptaret nuk genjehen me me ju, dhe vecanerisht me ty (duke kujtuar korrupsionin tuaj galopant ne KLD, dhe kontributin tuaj si vegel e Sali Berishes keto 20-vite). Shpresoj qe edhe ata qe ti i ke perrallisur me pseudo-nacionalizmin tend, ta kuptojne se kush je dhe cfare perfaqeson! Ne fund te fundit, eshte per te miren e tyre.
Per te verberit dhe qorrat (me nje sy) militante
Te vazhdosh te besosh akoma tek cifti politik (i celebruar formalisht prej vitesh) Pinoku i Vicidolit dhe Kryetari Mao – Twitter lover, eshte njesoj te besosh qe i verberi ti tregoje rrugen qorrit me nje sy. Kuptohet qe e beni nga e keqja dhe ju falet per shkak te aftesive te kufizuara te lindura qe keni.
Te kujtoni martesen ideale – grua e verber me burre impotent. Kembanat po bien per ju o qorra jo per te tjere.
Respekti poltik i takon AK dhe popullit opozitar.
2013 eshte afer
Spahiu eshte pjese e Ciftit Berisha-Argita. Kete e dine te gjithe ata qe kane dy mend ne koke dhe jane ne kontakt te fakteve. Saliu i ka premtuar shume Spahiu, neqoftese ky i fundit e ndihmon sadopak, qe te mbaje akoma kryeministrine me 2013-en.
Kreshnik Spahiu u finacua nga Sali Berisha per ti sherbyer Sali Berishes ne zgjedhjet e ardheshme. Atij i eshte premtuar nje kocke me goxha mish neqoftese Sala fiton perseri (nje ministri shume e rendesishme dhe e majme per te zhvatur).
Qorrat jeni ju, por me duket se ju jeni Qorra te qellimshem qe ju eshte premtuar ndonje tender ose ndonje vend pune, per te na mbushur mendjen neve per kete kop…..lin e Berishes Spahiun, i cili ben sikur zihet me Berishen, qe ta besojne qorrat e sinqerte.
Ju kujtojne gje keto sllogane “Rofte……..”?Nje fjale e urte thote : Ujku qimen e ndron por zakonin se haron.
Ndrojne emrat e bejne demagogji vetem per te mbajtur pushtetin dhe vazhduar vjedhjen.Nje gje jam e sigurt: neqoftese ju nuok do ti paguani keto ndyresi qe po beni ,me siguri femijet apo niprit do ta paguajne shume rende.
Por jeni kaq pa tru,sa nuk arrini ta kuptoni e mendoni.
Nga eshte ky…n.q.s. eshte nga kosova e hengrem prape…Ata kodosha serbe jane gjithmone nje hap para nesh.U plak gerdalla dhe duhet menduar per me tej…N.q.s. do i duhet salimetes 2%-shi i tij (ky trapi thote qe e ndjek 70% e popullit),ta gezoni edhe kete ne qeveri…O popull i trashe sa s’behet me…:saloku e thote troc c’do dite – i vetmi problem i tij eshte Rama…I ka thene troc : ty personalsht do te te vras – nuk pjerdh per njeri tjeter ai – cfare tjeter duhet te beje qe te kuptoni me ne fund se po jua fut prape ??? Ahhhh ….c’do popull e ka hak mbretin e tij… Te rroni vete …
Bravo i qoft Aleances Kuq e Zi pasi po sjell nje frym te re ne politiken shqiptare.Ku te gjith duhet te bashkohemi qe ti largojm keta sulltan qe po bejne cdo gje kunder vendit te tyre vetem per te fituar interesat e tyre.
shume shkrim i mire.Vecse kam pershtypjen se do bjere ne vesh te shurdhet.Keto parti kane nevojen e PD dhe PS per te mbijetuar.dite te mire
E verteta eshte se Saliu dhe familja dhe banda e tij jane jane rrenuesit e shqiperise dhe nje dite dote japin llogari per krimet kunder ketij populli.
E keqja e Shqiperise eshte vetem Berisha dhe pike.Sido qe te jete puna ne te ardhmen ose kushdo qe te jete i pare i vendit mjafton mos te jete Berisha dhe gjerat patjeter do jene me mire.Kushdo qe sinqerisht pa ndonje hile te prapaskenes eshte kunder Berishes duhet perkrahur,por dyshoj shume ne sinqeritetin e shiptareve sepse eksperienca deri me tani ka treguar se politikanet shqiptar i shesin idealet e elektoratit sikur te ishin dy salcice.
Ne optiken e politikes shqiptare pas Edi Rames qe dihet tashme se eshte i vendosur ne menyre kategorike per ta rrezuar Berishen tjeter figure bindese dhe i vendosur me duket Bamir Topi me partine e tij te re qe jane ne menyre kategorike kundra Berishes ndersa per te tjeret jane vec lakenj qe shohin se nga po anon vota popullore dhe menjehere i nderrojne ngjyrat.
Bamir Topi vertet eshte nje personalitet me karakter burrnor ndersa ky Kreshniku nuk me duket fort bindes pavaresisht se jo pak po duket dhe ky kundra Berishes dhe ceshte e verteta ka ndergjegjesuar jo pak njerez kundra Berishes por nuk jam i sigurte se ky eshte serioz ne ato qe thote.
Si perfundim nje aleance e ps me keto dy forca politike plus ato qe ka,flas ato te spektrit te majte se Ndoka apo Dule jane kameleon dhe nuk duhen besuar do sillte vertet nje aleance solide qe pd do kujtohej se na ishte njehere nje nje pd dhe Berishe sepse besoj teper vone ne mos them kurre do e shihnin me pushtetin sepse ata per nje pjese te madhe te popullsise jane vetem nje enderr e keqe qe nuk duhet pare me kurre.
E ke gabim, edhe Topi si Spahiu eshte. Qe do te dy cojne uje te mulliri i Saliut ne 2013-en. Ka edhe te tjere, por keta te dy jane te garantuar qe do ta bejne kete gje. Mareveshja ka kohe qe eshte mbyllur.
sa shpejt genjehet ky popull.
Po si i besoni spathise? per cfare arsye? kur barazon gjakatarin sali serbi me Edi ramen qe ska vrare nje mize, i duhet spathiut barazimi qe te beje rehat koalicion me saliserbin mbas zgjedhjeve. Se thote po ja spata rruge tjeter, njesoj jane te dy. I shkurter eshte po i shejtanizuar spathiu.
Megjithate do ti eci se ka te beje me popull injorant.
ta gezoni sali serbin ne zgjedhjet e ardhshme.
Po pse e urren kaq shume Shqiperine o Sali Berisha? Vetem te mira ke gjetur ketu! Shkollen ta dha partia, punen gjithashtu! U bere kryetar partie e ke vene pasuri sa per 12 breza! Ke shitur e ke blere gjithe trojet shqiptare? Pse nuk i jep dicka mbrapsht ketij vendi?
Bravo Kreshnik Spahiu per guximin qe tregon! Futju me koke punes se neve na ke na pas! Mbase mund te komentojme neper internetet e lagjes se s’na lene ne pune te flasim mire per ty, por voten do te ta japim me zemer.
RROFTE DHE JETE TE GJATE KRESHNIKU I KOMBIT ” KRESHNIK SPAHIU HERO I PAJTIMIT DHE I BASHKIMIT TE SHQIPERISE ETNIKE ” ROFTE ALEANCA KUQ e ZI ME FLAMURIN E SKENDERBEUT
RROFTE DHE JETE TE GJATE KRESHNIKU I KOMBIT ” KRESHNIK SPAHIU HERO I PAJTIMIT DHE I BASHKIMIT TE SHQIPERISE ETNIKE ” RROFTE ALEANCA KUQ e ZI ME FLAMURIN E SKENDERBEUT.
Shume te bukura duken premtimet, por edhe akuzat e Kreshnikut nuk ngelen me pas sa i perket rendesise. Skam qef te bej biografine e asnje Kreshiku apo Bamiri. Halli i madh per ne shqiptaret eshte se jemi krorbifikuar aq shume, saqe po zhutemi thelle e me thelle ne kalbezimin e shtetit dhe atdheut tone. Thelbi i problemit ne nje shtet te tille me nje ekonomi me fuqi prej karabushi eshte se partite politike jane kthyer ne mega isnstitucione punesimi. Shtrydhin lengun e borxheve tona dhe taksat e taksapaguesve te varfer, per te paguar me rroga shteti, qindra mijra te pafte, eter dhe bij militantesh. Se ku do shkojme ne kete fare feje ne e dijme, por une kam frike se do vij nkje dite qe kriza Greke do te na duket nje luks i vretete.
Personalisht nuk jam individ qe kam votuar PS-n, por alternativa me e mire per mua eshte Rama. Dhe kete mendim e mebeshtes ne disa pika arsyetimi:
– Se pari Rama eshte djale Trane dhe heterogjen. Dmth nuk ka peferenca krahinore
– Se dyti ne Bashki, per shume vite me rradhe ai beri ndere politike, por mbahet mend si lideri qe thithi administrate meritokracie dhe diploma ekselente, shqiptare dhe perendimore. Edhet i pari qe ka pranuar konkursin dhe ka punesuar njerez me konkurs. Une kam familjare te punesuar me konkurs nga Rama. Do duhen shume vjet qe ne te nderrojme mend si popull e te mos e shohim politiken eksluzivisht me raport ekstremisht Na-Nem, por si nje mundesi per te permiresuar se pari edukaten tone ne lidhje me ti[aret e nje shteti. Kreshniku ne fakt eshte profuar dhe kus e njeh e di mire kush eshte. Disa thone s eshte kuq e zi. E buker eshte te duash fort vendin tend. Patjeter qe jam dakord me ata qe thone se duhet provuar dhe Kreshniku. Ne fakt duket sikur vetem Kreshniku na kish ngele pa provuar….
Une ve bast koken qe ligji ne lidhje me partite e vogla nuk ka per te ndryshuar , ketu jemi e do shohim . Gjithe kjo gjurulldi eshte qe ti veje ne gjume keto partite e vogla dhe ne fund tu fusin hellin ,siç kane bere kahera hijenat Pd e PS . Ne rast mosndryshimi , me i humbur nga te gjithe ka per te dale Rama(PS-ja) sepse eshte shume i ngurte ne aleanca , ndersa Berisha eshte me i predispozuar te leshoje pe’ . Ai vetem e vetem qe te drejtoje , leshon deri ne 49.99% . E vetmja shprese per te mposhtur monopolin PD dhe PS ngelet tek partite e sapo krijuara .