Qeveria e indinjuar me KFOR-in, ankohet te NATO

1 Maj 2012, 11:13Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, është shprehur i indinjuar me KFOR-in që ka lejuar futjen e një kamioni, dërgesë nga Rusia, gjoja se bartte barna dedikuar Spitalit të Mitrovicës.

Sipas tij, ai kamion mund të ketë pasur edhe armatim brenda. Ndaj Qeveria e Kosovës, sipas tij, ka vendosur t’i dërgojë një notë proteste NATO-s pasi që nuk po e respekton marrëveshjen e shtatorit për të mbyllur rrugët alternative në veriun e vendit, nëpërmjet të cilave po zhvillohet kontrabanda, raporton KTV.

Ministri Rexhepi ka potencuar se aksioni i mbrëmshëm në Laplasellë dhe në Graçanicë ishte në kuadër të strategjisë së Qeverisë së Kosovës për parandalimin e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje