Ja fut gjumit në punë, e raportojnë të vdekur

3 Maj 2012, 11:08Lifestyle TEMA

Bartek Bablewski, 36 vjeç, punëtor në ndërtim, është përballur me një ngjarje jo të zakontë. Ndërsa ka qenë duke punuar në Poznan, Poloni, ai ka vendosur të pushojë në drekë, duke u shtrirë në sediljen e pasme të makinës së tij.

36-vjeçarin e ka marrë gjumi dhe duke qenë se ka qenë i zhveshur nga mesi e sipër dhe me duart mbi trup, kalimtarët e rastit kanë menduar se ai kishte vdekur. Për këtë arsye, kanë raportuar në polici për një trup të vdekur. Policia ka mbërritur pas disa minutash në vendin e ngjarjes dhe ka tentuar që të hapë me forcë derën e makinës. Në këtë moment, 36-vjeçari i frikësuar është zgjuar, duke shkaktuar gjithashtu frikë edhe tek punonjësit e policisë, të cilët menduan se ai u ringjall.

2 komente në “Ja fut gjumit në punë, e raportojnë të vdekur”

  1. ësht pjese e jetes qo njerzit do te provohen edhe me kesi raste.

    1. kshu ishte dhe puna krishtit para dy mije vjetesh u lodh tu punu mlopat ne tha po i fus i sy gjum nbyth t’ullinit. po ja qe ke i tuf k….sh sot qe e ringjallin e, e vdesin vit per vit. e i pishmon kom qe tishte tamom e ti merte me vete e tna lete ne tjeret rahat se na can trapin sa me ferexhe e sa tu i gri ropt nga trut e nga leket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje