Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas arrestimeve të ditës së sotme në Preshevë. Në një njoftim, Ministria e Jashtme thotë se arrestimet janë për përfitime politike, pasi bëhen në prag të fushatës.
“MPJ ndjek me vëmendje zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësim për bastisjet dhe arrestimet në fshatrat shqiptare në afërsi të Bujanovcit, ngjarje të cilat ndodhin në prag të heshtjes zgjedhore. Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend. MPJ gjykon se akte të tilla, nuk i shërbejnë mirëkuptimit dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet komuniteteve etnike në Serbi dhe as nuk janë në funksion të forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe frymës së proceseve integruese në BE,” thuhet në njoftimin e MPJ.
o greker, edhe keto jane radikal islamik?
Keto kur vrane serbe se nuk kam degjuar gje!
O te uroni gazeten Tema qe u jep hapesire te perhapni ato idete pro greke se ne vend tjeter ua tregojne deren..
popujt me shume keq qe i kane be Shqiptareve: Turku/Greku/Serbi. Ju shofte fara…
U doli gjumi,me shume po reagoni per ndonje serb qe vret shqiptaret ne mitrovice e sipas jush duhet te lihet i löire se duhet bashkjetesa.Ndersa kur sllavet po bejne kredinne keto dite ne shqiptaret e shkupit,ne ate te Bujanovcit a ne Mitrovice,shume vone leshoni nga nje gjysem fjale,mesaduket jeni te persier dhe ju
Ku eshte kot o shqiptar/Nuk shkoj Ilir meta e u taku ne Beograt e pastaj shkoj ne Presheve e u prite si hero.SALI BERISHA E ILIR META hane buke te firmat Serbe ne SHqipri.ATA CFAR PRESIN?