I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për të liruar Fatmir Limajn dhe tre bashkëluftëtarët e tij është “skandaloz dhe poshtërues për viktimat”.
“Vendimi i trupit të përzier gjyqësor në Prishtinë tregon se gjyqësori në Kosovë nuk funksionon në baza të drejtësisë, por në baza të parimit etnik. Ky vendim i padrejtë është dëshmi e qartë se krimet e kryera ndaj serbëve në Kosovë, nuk ndëshkohen dhe se kryerësit e tyre promovohen si heronj kombëtarë”, ka thënë Bogdanovic për mediet serbe. /koha/