Deri në qershor, akademitë shqiptare e maqedonase të arteve e shkencave do të formojnë një këshill të përbashkët që do të ofrojë një interpretim të ndryshëm të historisë së marrëdhënieve midis popujve të Maqedonisë dhe Shqipërisë.
“Me kushtetutë, një organizëm i tillë… do të zgjidhë problemet dhe çështjet e hapura,” tha Gudar Beqiraj, president i Akademisë së Shqipërisë (ASHSH).
Shkenca duhet të udhëheqë rrugën për dialogun, jo për konfliktin, tha presidenti i Akademisë Maqedonase (MANU), Vlado Kambovski. “Një akademi e Ballkanit duhet për të zgjidhur të gjitha çështjet e hapura lidhur me historinë dhe shkencën.”
Anëtarët e dy akademive do të takohen në qershor në Ohër për t’ju drejtuar çështjeve midis maqedonasve dhe shqiptarëve.
“Maqedonasit dhe shqiptarët kanë histori të përbashkët. Të njëjtët sundimtarë qeverisën dhe përdorën të njëjtat masa ndaj tyre. Cilado të jetë e vërteta rreth marrëdhënieve maqedonase-shqiptare, ajo duhet parë nga të dy anët,” i tha SETimes Rizvan Sulejmani, profesor në Universitetin e Tetovës.
Një nga çështjet kyçe që do t’i drejtohet është Enciklopedia Maqedonase. Shqiptarët kundërshtojnë librin sepse ai thotë se ata janë të ardhur rishtaz në Ballkan dhe jo banorë vendas në Maqedoni.
Një valë kritikash në 2009 ndërprenë botimin e librit.
Enciklopedia është një projekt i Qendrës Leksikografike të MANU. Më shumë se 250 anëtarë të akademisë, profesorë universiteti dhe studiues krijuan enciklopedinë dy-vëllimëshe gjatë rrjedhës së shtatë viteve. Ajo mbulon 9,000 individë, koncepte dhe ngjarje nga të gjitha periodat brenda kufijve gjeografikë të Maqedonisë, nga kohërat prehistorike në ato bashkëkohore.
Enciklopedia i përshkruan shqiptarët si “njerëz të malit” dhe thotë se popullsia zbriti në Maqedoni së bashku me perandorinë otomane në shekullin e 16-të.
ASHSH thotë se këto pikëpamje janë nacionaliste dhe u bëri thirrje kolegëve të tyre maqedonas ta rikonsiderojnë botimin për hir të “së vërtetës në histori dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.”
“Të gjitha deklarimet në enciklopedi janë bazuar në prova dhe dokumente që janë verifikuar. Në qoftë se disa nuk pëlqejnë faktet, nuk do të thotë se faktet duhen ndryshuar. Le të provojnë ata se janë vendas në këto toka,” i tha SETimes Gjorgi Malkovski, historian dhe një nga autorët e enciklopedisë.
“Përpjekja për të ndryshuar enciklopedinë maqedonase në interes të shqiptarëve do të degradojë shkencën historike maqedonase, që ka bërë një përparim të hatashëm,” shtoi ai.
“Akademia Maqedonase (MANU) po formon një ekip të ri për të prodhuar një enciklopedi të re e cila do të përmbajë deklarime që do të jenë të pranueshme për shqiptarët. Por asgjë nuk do të dalë nga kjo përpjekje. Në fund të fundit, po ndërhyn MANU në botimin dhe përmbajtjen e enciklopedisë shqiptare? Në të, maqedonasit nuk njihen bile si popull por janë asimiluar në fantazmën ‘sllavomaqedonas’,” i tha SETimes Blazhe Ristovski, botues i librit dhe historian veteran i akademisë.
Megjithë përpjekjet për të zbutur marrëdhënie, historianët janë njëzëri për atë se historia nuk është subjekt i marrëveshjeve të vullnetit të mirë.
“Ne kemi parë përpjekje të ngjashme në mbarë rajonin, kryesisht nga Greqia dhe Bullgaria, për të ‘zgjidhur’ ligjërisht të çarat në shkrimet e tyre kombëtare historike, përfshirë atë të një diktati politik apo marrëveshjeve politike lidhur me Maqedoninë,” i tha SETimes historiania Violeta Açkovska.
Ballkani eshte kthyer ne nje bordello nderkombetare ku kurveria boterore ka vendosur te shkruaj librin e ri te kamasutres.
“Përpjekja për të ndryshuar enciklopedinë maqedonase në interes të shqiptarëve do të degradojë shkencën historike maqedonase, që ka bërë një përparim të hatashëm,” shtoi ai. ????
C’fare perparimi do na tregosh o majmun sllav se deri dje na thoshnit ishit nje komb me emrin Jugosllavi ?!?! Tani e mohoni dhe thoni qe jemi rrace ndryshe nga Serbet, por me te njejten gjuhe e zakone..Nuk e kuptoni qe jeni Gabelat e Serbeve…Ja historia juaj…
Uroj qe akademiket shqiptare te mos bejne kompromise me kete pjelle artificiale serbe.