Forca të mëdha të njësiteve policore speciale, me rastin e festave të majit, kanë shtuar masat e sigurisë edhe në rajonet periferike të Shkupit. Siç bën të ditur gazeta “Fokus” në Shkup, prania e forcave speciale është vërejtur në rajonin e Karadakut të Shkupit dhe në fshatrat përreth në periferi, në afërsi të lokalitetit ku ndodhi tre javë me parë vrasja e pesëfishtë.
Gazeta ka spekuluar se javën e kaluar policia kufitare është ndaluar nga persona të uniformuar në rajonin e fshatit Goshincë të Karadakut të Kumanovës, mirëpo nuk janë dhënë hollësi të tjera, transmeton INA.
Mediat serbe dhe ato ruse kanë propaganduar së fundi lidhur me praninë e grupeve të armatosura në rajonin e Karadakut të Shkupit dhe Kumanovës. Ndërsa nga ana tjetër, këto pohime janë hedhur poshtë duke u vlerësuar si spekulime që vijnë nga qarqe që kanë për qëllim rritjen e tensioneve dhe destabilizimin e vendit.
nuk eshte me per te qeshur,eshte e qarte se masonia ate qe org ne springun arrab,kerkon ta manipuloje edhe per destabilizimin e ballkanit.dhe per shkak te situates tranzitore dhe te turbullt ne ballkan,siduket kishin kohe qe ngrinin rrjetin e tyre.dhe tanime jane ne ofensive,ne opinionin tim duhet te perdoren te gjitha mjetet,kunder teroristeve,dhe perendimi duhet te pergatitet per mobilizim total,sa per neve eshte e gthjeshte,jo vetem qe duhet te denojme cdo akt qe permban dhune,por edhe te behemi vigjilente dhe te gjejme shoket tane ne nje lufte te madhe,kunder radikalizmit,cdo ll;oj tjeter forme kunderveniee,eshte nje plus i madh per ta,ku ne rend te dites perdorin teorine dhemb ne vend te dhembit dhe sy ne vend te syrit,duhet te punojme ne dy fronte e para ti gjejme e ti izolojme ne vendet tona,dhe e dyta ne rast se ata kane zgjedhur rrugen e ballafaqimit,duhet perendimi te rishikoje,llojet e armeve qe ka ne arsenal,dhe ne rast se ne gjykimin tium bej gabim perseri,rruga e zgjidhjes eshte dialogu,dhe jo veprime te tilla,qe ne thelb,ashtu si ndodhin ne teren,mund te konfrontojne jo vetem rajonin,pasi ne shkup,nga ana etnike pak a shume marin pjese shumica e vendeve te gadishullit,dhe ne nje bote me [probleme ekonomike,dhe etnike qe te bien nder mend kohera tge tjera qe e [paguan miliona njerez,pse jo fillimi i nje lufte te re boterore.