Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm

2 Maj 2012, 11:33Rajoni TEMA

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj, është liruar nga akuzat për krime lufte në rastin “Kleçka”.

Limaj së bashku me shokët e tij të luftës, Nexhmi Krasniqin, Naser Shalën e Naser Krasniqin, që të gjithë u shpallën të pafajshëm në këtë rigjykim që u mbajt sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Trupi gjykues i udhëhequr nga Jonathan Welford-Carroll, disa javë më parë vendosi që gjashtë të akuzuarit për rastin “Kleçka” të shpallen të pafajshëm, derisa për Limajn dhe tre bashkëluftëtarët e tij, kishte vendosur të mbahet rigjykim.

Ndërkaq, Prokurori Maurizio Salustro ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të sotëm të shqiptuar nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë. /Zëri/

4 komente në “Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm”

  1. ALBAN DEGA says:

    PERGEZIME LUFTETAREVE TE LIRISE!

    Ata jane krenaria e Kosoves dhe e shqiptareve si komb!
    Zoti i bekofte luften per liri dhe heronjt e saj !

  2. Ky duhet te denohet pêr korrupcion e jo pêr krime lufte, ky êshte njeriu me i korruptuar pas Thacit. Hajdute dhe genjeshtare te paskrupullêt jane qe te dy

  3. hajriu says:

    S’mund te ndodhte ndryshe. Respekte Likajt dhe te gjithe ushtareve te UÇk-se

  4. Frank says:

    Po normal ! Njelloj si s’mund te ndodhte ndryshe me rastin e Ilir Metes ne Shqiperi !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje