Sekiraça strehohej në banesën e Zvonkos

2 Maj 2012, 13:34Rajoni TEMA

Strehën më të sigurt Enver Sekiraça e kishte gjetur një kohë të gjatë në shtëpinë e Zvonko Veselinoviçit. Dy njerëzit – sinonim të krimit, njëri shqiptar e tjetri serb, në veri të Kosovës ecnin e vepronin pa asnjë pengesë falë policëve të korruptuar në krye me ish-komandantin e stacionit policor të veriut, Milija Milosheviç.

Enver Sekiraça, i kërkuar nga Interpoli, ka qëndruar në shtëpinë e Veselinoviçit në Mitrovicë dhe në Serbi afër kufirit me Kosovës, kur lëvizja e lirë i ishte kufizuar edhe nikoqirit të tij. Atëherë, Sekiraça, i kërkuar për vrasjen e policit Triumf Riza, kishte arritur ilegalisht të shkonte në Republikën e Irlandës. Zbulimi i vendit ku po fshihej, kishte rezultuar me nisjen e procedurave për ekstradimin e tij, të cilat mbetën në tentativë për shkak se ai është larguar në një vend që tash për tash nuk dihet se ku.

Më 12 nëntor të vitit të kaluar autoritetet irlandeze patën njoftuar ato kosovare se në shtetin verior evropian është arrestuar një person i quajtur Enver Sekiraça.

Enver Sekiraça (1973) i lindur në Prishtinë është shpallur person në kërkim që nga viti 2007 pas vrasjes së policit Trumf Riza në gusht të këtij viti./KD

3 komente në “Sekiraça strehohej në banesën e Zvonkos”

  1. SHPATI says:

    Sherbimi sekret i kosoves nuk vlen as 5 pare oso eshte shtet i korruptuem ,e mafijoz.Posi nuk ju vjen turp qe te vritet nje polic nga nji kriminel,qe te tjeret ta kapin e ju s’jeni ne gjendje me e prit o plehrat e kosoves po çfare zbuloni e kapni ju lepra?Ishallah ju hin n’krevat te grave t’juaja e t’ja u shton edhe rracen e kriminelave.Faqen e zeze e paqit.me kete siguri t’vendit mendoni se i afrohet kush kosoves?

    1. Shqiptari says:

      Shpati, ku e ke mesuar shqipen? Ne FYROM apo ne Serbi?
      Mos fut zjarr mes shqiptareve o serb injorant.
      Edhe ti Zogi, mos u bej viktime, drejt e ne sulm kunder rraces tende.

      Poshte antishqiptaret.

  2. zogi says:

    shpati kujdes merrnu ju me grekun ju ekini grekun ne krevat po imbyllni syt nukdoni mepa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje