Kosova “kampione” e papunësisë në Ballkan

2 Maj 2012, 13:31Rajoni TEMA

Kosova vazhdon ta mbajë titullin e “kampionit” për shkallën më të lartë të papunësisë në Ballkan. Bazuar në statistikat e institucioneve ndërkombëtare, Dita Ndërkombëtare e Punës e gjen Kosovën me shkallë të papunësisë prej 45 për qind, ndonëse për Ministrinë e Punës papunësia nuk është më e lartë se 38 për qind.

Pas Kosovës, vjen Maqedonia me 33 për qind, Bosnjë e Hercegovina 24 për qind, Serbia 19 për qind, Turqia 14 për qind, Shqipëria 13.3 për qind, Mali i Zi 11 për qind dhe Kroacia 9.2 për qind.

Bazuar në statistikat e Ministrisë së Punës, muajin shkurt të këtij viti në Kosovë janë regjistruar mbi 276 mijë të papunë, prej të cilëve 134 mijë femra.

Rajonet me numër më të madh të papunëve janë: Prishtina 56714 të papunë, Mitrovica 56419 të papunë, Prizreni 53652 të papunë, Gjilani 29 mijë të papunë, Peja 27 mijë e 645 të papunë, Ferizaj 26 mijë e 946 të papunë dhe Gjakova me 26 mijë e 271 të papunë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, papunësia e lartë ka bërë që 34 për qind e popullsisë në Kosovë të jenë të varfër dhe të jetojnë me 1.5 euro në ditë, kurse 12 për qind në varfëri të skajshme me vetëm 1 euro në ditë.

Në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, mbi 25 mijë të papunë brenda një viti hyjnë në tregun e punës, përderisa vetëm 6000 vende të reja të punës hapen në vit.

Për të ulur këtë numër të të papunëve, në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se kanë punuar në trajnimin e këtyre të papunëve, dhe përmes projekteve të ndryshme me organizatat ndërkombëtare, janë mundur që të bëjnë punësimin e tyre.

Behxhet Gaxhiqi nga kjo Ministri thotë se 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës, e gjen Kosovën në një situatë shumë më të mirë sesa që ishte vite më parë.

“Në bazë të statistikave që ka ministria, shkalla e papunësisë është 38 për qind, por ne jemi duke bërë përpjekje maksimale që këtë nivel të papunësisë ta ulim”, bën të ditur Gaxhiqi.

Pavarësisht shkallës së lartë të papunëve në vend, sindikatat kosovare nuk kanë protestuar më 1 maj.

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, ka thënë se më 1 Maj nuk do të protestojnë, për shkak, siç ka thënë ai, për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit.

Përmes dialogut me Qeverinë e Kosovës, Haxhi Arifi thotë se brenda dy vjetëve kanë arritur t’i realizojnë shumë kërkesa të tyre, siç është miratimi i Ligjit të Punës, ngritja e pagave, funksionalizimi i këshillit ekonomik social dhe disa kërkesa tjera.

Megjithatë, Arifi nuk përjashton mundësinë e organizimit të protestave në të ardhmen. Ai thotë se janë duke i bërë përgatitjet që brenda dy muajve të ardhshëm të mbahet një protestë me kërkesën për rritje e vendeve të lira të punës./ZERI

 

Papunësia në Ballkan

 

Kosova 45%

Maqedonia 33%

Bosnja 24%

Serbia 19%

Turqia 14%

Shqipëria 13.3%

Mali i Zi 11%

Kroacia 9.2%

3 komente në “Kosova “kampione” e papunësisë në Ballkan”

  1. ben says:

    Kjo perqindja e papunesise per Shqiperine,13.3%,qe korrespondon me shifrat e qeverise shqiptare,eshte nje mashtrim i madh.Papunesia ne Shqiperi eshte shume me e larte.Te gjithe e dine kete,edhe vete qeveria,por si gjithmone genje,genje per “zhvillimin” qe ben vendi.Eshte gallate e madhe,cdo shifer e perafrojne me vendet e zhvilluara,kur Shqiperia eshte cope-cope.Dilni beni nje xhiro neper Shqiperi,dhe do shihni shume mesjete.

  2. taulantiiii says:

    Shqiptart te paret si gjithmon! skemi koh tu u marr me fe

  3. Albert says:

    FATKEQESITSHT ESHTE SHUME QESHARAKE FAKTI QE NORMA E PAPUNESIS NE SHQIPERI TE JETE 13%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje