Në një aksion policor, të ndërmarrë sot në Luginë të Preshevës, janë arrestuar gjashtë shqiptarë, të cilët, sipas agjencisë serbe të lajmeve FoNet, dyshohen për krime lufte të bëra në Kosovë. Kjo agjenci citon burime të Ministrisës së Brendshme të Serbisë, të cilat pohojnë se aksioni po vazhdon dhe se ministri Ivica Daçic hollësitë do t’i bëjë publike në një konferencë shtypi, të paralajmëruar për orën 11, që do ta mbajë në Vranjë.
Të enjten Daçic, duke reaguar për aktgjykimin lirues të Fatmir Limajt, të akuzuar për krime lufte ndaj serbëve dhe joshqiptarëve në Kleçkë, deklaroi se derisa të jetë ai në krye të MPB-së do të arrestojë secilin që ka bërë krime lufte dhe se Prishtina, për këtë vendim të turpshëm, siç e citojnë mediet serbe, “nuk do të presë gjatë për përgjigjen”.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, aksionin e arrestimeve, por tash për tash, ka thënë se nuk ka informacione se për çka bëhet fjalë. Ai ndërkohë i ka thënë B92 se po bastisen shtëpi shqiptarësh në Tërnoc e lokalitete të tjera dhe se janë arrestuar shumë veta./KD
Pak nga pak do vdesim te gjithe;keshtu eshte politika e maskarejve,e bashke puntorve te serbis me ne krye sali bithen.Arestime sala ,arestime serbia ku do shkojme.per ne ska vende.
Kur je i pushtuar keshtu eshte ! E pushtuar eshte edhe Shqiperia !
Reago oj qeveri e mjere bile sa per sy e faqe,turp,keshtu je kur e ke shtetin as mish as peshk.
Para pak ditesh po udhetoja permes Kosoves (per here te pare), e cila me pelqeu shume..kishte me shume rregull dhe pasterti sesa ne Shqiperi..Do udhetonim per te dale ne piken kufitare te Merdares…sapo shkuam atje, policia e Kosoves s’na tha asgje, na vendosi vulat e kaluam, por policiam serbe, pak metra me tutje, na ndali dhe nuk na lejoi te hynim ne Serbi. Do shkonim ne Nish, e pastaj siper per ne Hungari..Serbet nuk i njihnin vulat e Kosoves..gjasme aty nuk ishte pike kufitare!!PAs nje debati te kote u kthyem mbrapsht..Policia kosovare serish na vuri vula..a thua numerojne turistat..E na u desh te shkonim nga Hani i Elezit, ne Maqedoni e neper Presheve pastaj..Nejse dua te them, qe ne Merdare hynin e dilnin kamion serbe, pa problem, madje dhe mjete serbe..benin dhe nje marifet, perdornin dy lloje targash ( nje te kosoves e nje te serbise)..Tipike ballkanike!
Dua te them, nuk e kuptoj kete pasivitet te Kosoves..nuk e di pse eshte kaq e padhembe…Dicka duhet te bejne..te pakten te jete reciproke.
Sa per Dacicin, besoj e perdor per zgjedhje, do te fitoje ndonje vote, asgje me shume..
Ka nje strategji te lodhjes, neperkembjes se faktorit shqiptar per te bere nje pastrim te heshtur etnik ne ate pjese. Serbia te njejtin skenar po zbaton edhe ne veri te Kosoves, dhe ka nje koherence aspak te cuditshme me ngjarjet ne Maqedoni.Refuzimi per te shkembyer territore te zbrazuara me ato qe po zbrazen pak nga pak ishte nje paaftesi tragjike e klases politike ne Kosove dhe Shqiperi.