Financuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bejtush Zhugolli, ka kërkuar nga gazeta “Zëri” 700 mijë euro, si dëmshpërblim për dëmtimin e imazhit që i është bërë kompanisë së tij “Pejton”.
Zhugolli përmes avokatit të tij, Visar Vehapi, më 12 prill, ka paditur gazetën “Zëri” për shkrimin “Baballarët e tenderëve në Kosovës”, shkruar nga redaktorja Arbana Xharra dhe pas pak ditësh me 25 prill Gjykata i ka dërguar ftesën gazetës për të marrë pjesë në seancë, e cila do të mbahet më 15 maj.
Zhugolli përmes padisë ka kërkuar nga gjykata që t’i aprovojë padinë për kompensimin e dëmit material dhe jomaterial në vlere prej hiç më pakë se 700 mijë euro.
Ai më tej në padi shkruan se gazeta ‘Zëri” në mënyrë të paargumentuar ka shkruar se disa kompani e pranojnë se kanë financuar PDK-në, e në mesin e tyre i përmend edhe disa nga kompanitë më të mëdha që janë përfituese të tenderëve dhe financuese të partisë më të madhe në pushtet.
Më tej, Zhugolli në padi ka shkruar se me publikimin e shkrimit “Baballarët e tenderëve në Kosovë”, kompanisë së tij i është shkaktuar dëm shumë i madh moral e material, duke e diskredituar si kompani joserioze.
Sipas Zhugollit, teksti i botuar në gazetë i ka shkaktuar atij edhe pengesa administrative dhe ligjore në sigurimin e kredive bankare, largimin e blerësve potencialë të banesave në kuadër të objekteve banesore afariste, të cilat është duke i ndërtuar kompania “Pejton” në qendër të Prishtinës.
Në fund të padisë Zhugolli ka kërkuar nga Gjykata që të obligohet gazeta ‘Zëri” që Bejtush Zhugollit t’i kompensojë dëmin material dhe jomaterial prej 700 mijë euro për shkak të botimit të shkrimit më 2 prill të këtij viti.
Paskan marre udhezime nga baca.Per mendimin tim Bejtush ZHukolli duhet ti paguaj popullit kosovar jo 700000euro por 7.000.000euro per demin qe i ka sjelle,por gjykatat do jene si te tonat.
E pergezoj gazeten ZERI per gucimin dhe per luften kunder mafjes kosovare.