Kreditë e Greqisë - Një biznes i mirë për Gjermaninë?

4 Maj 2012, 10:57Rajoni TEMA

Një investim i mirë parash për Gjermaninë: Kështu i konsideron ish-ministri grek i Financave Evangelos Venizelos, kreditë që i ka dhënë Republika Federale e Gjermanisë Greqisë.

400 milionë euro ka fituar Republika Federale në dy vitet e fundit në Greqi – kështu deklaron kryetari i Partisë Socialiste PASOK, Evangelos Venizelos. Arsyeja është norma e lartë e interesit të kredive për Greqinë. Jörg Krämer, kryeekonomist në Commerzbank e konsideron këtë si thirrje fushate elektorale. “Kjo është padyshim absurditet. Sigurisht, Greqia ka paguar norma interesi, por norma e interesit është tejet e ulët dhe ajo nuk i mbulon në asnjë mënyrë rreziqet e vërteta që lidhen me këto kredi. Greqia ka marrë kredi nga Gjermania me kushte të subvencionuara. Për këtë arsye, Gjermania sigurisht nuk ka fituar asgjë. Sidomos nëse marrim parasysh se investuesit privatë i kanë falur Greqisë 100 miliardë euro borxhe “.

Kostot e vërteta të ndihmave për Greqinë janë shumë më të larta

Edhe pse dhe ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble ka lënë tashmë të kuptohet, se nga grekët janë marrë mirë përqindje interesi mbi kreditë, kryeekonomisti i Commerzbank thotë se kjo thënie nuk ka pse të na habisë: “Nëse Schäuble e trajton një gjë tillë si të ardhur, natyrisht vetëm për të qetësuar elektoratin në Gjermani dhe për të mashtruar në lidhje me faktin se kostot e vërteta të ndihmave për Greqinë janë shumë, shumë më të larta.”

Rreziqet për Greqinë dhe huadhënësit e saj janë të dukshme. E mundur është një falje e re e borxheve gjë që do t’i godiste fort vendet e eurozonës dhe Bankën Qendrore Evropiane. Nëse ministrin gjerman të Financave e pyesin për këtë skenar, ai preferon të mbështetet në burime të tjera: “Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Evropiane dhe Komisioni mendojnë që me masat për të cilat është rënë dakord, Greqia në vitin 2020 do të ketë një borxh prej 120.5 për qind të produktit të brendshëm bruto. Nga këndvështrimi i gjendjes ku ndodhet sot Greqia, kjo është diçka që mund të vlerësohet si mundësi që në vitin 2020 Greqia të jetë në gjendje të përballojë borxhe.”

Grekët duhet të tregojnë më shumë angazhim

Megjithatë, kufiri i borxhit për të cilin kanë rënë dakord vendet e eurozonës është 60 për qind e produktit të brendshëm bruto. Dhe jo pa arsye, thotë kryeekonomisti i Commerzbank, Jörg Krämer. Skenari i tij për borxhin e lartë publik i Greqisë përmban më pak shpresë: “Sigurisht që është rrezik i madh që në një pikë komuniteti ndërkombëtar mund të pushojë i frustruar që t’i japë Greqisë para të freskëta. Dhe atëherë është e mundur që Greqia të mos jetë më në gjendje ta lajë borxhin e saj “.

Pas të gjitha kredive të emergjencës dhe ombrellave të shpëtimit të viteve të fundit tani fjala magjike është “rritja ekonomike”. Sepse, sipas mendimit të ekspertëve nëse ekonomia greke do të rifillojë të funksionojë, atëherë borxhi do të mund të paguhet. Vetëm se në opionionin e gjerë gjerman është krijuar përshtypja se kjo ishte një çështje që mund të rregullohet në pak vite: grekët vetëm duhet të tregojnë më shumë angazhim, të reformojnë administratën dhe shtetin, të luftojnë korrupsionin dhe të plotësojnë kërkesat si duhet për fondet e BE-së./DW

4 komente në “Kreditë e Greqisë – Një biznes i mirë për Gjermaninë?”

  1. Neorealizmi says:

    Ata qe jane perzier me fajdexhinjte e dine shume mire se si funksionojne keto gjera. Vetem se zhvillohet me shuma dhe projekte me te medha. Kur merr shuma te medha borxh, parate qe paguan vetem per perqindjet me kalimin e viteve bejne shumen e borxhit te pare. Zinxhiri i marrjes borxh per te shlyer nje borxh me te hershem thjesht te ngushton lakun ne fyt.

  2. tironci i keq says:

    Ju psikopatet greke kur ju futet asaj rruge ta kishit pyt at b… themi ne shqiptaret pse cfare kujtut ju se paret bin ka qilli se po ju ndihmon Gjermania pa pas interesin e vet ha ha ha ku jetoni ju mer kunguj me qen kaq te trashe

  3. Hesapi says:

    Nuk jua tha juve ai koke lopa qe do ti paguani 2 fish o greker injorante.Keshtu eshte kur i beni hesapet e te tjereve e tuajat i leni pas bythes.Po si nuk zute nje here mend or te shkrete,po ç’ju desh juve europa,po ju me zor gjeni rrugen per ne shtepi edhe ate jau tregojme ne shqipetaret.Ju po i sollet delet tamam ne numer jeni te zgjuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje