Në raportin më të ri për situatën në Kosovë, Sekretari i OKB-së Ban Ki-moon, deklaron se tensionet dhe konfrontimet në terren mes Serbisë dhe Kosovës janë rritur, veçanërisht në dy muajt e fundit, raporton agjencia e lajmeve NOA.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehet i alarmuar se përplasjet mes Serbisë dhe Kosovës vazhdojnë të shkaktojnë rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
Ban Ki-moon bën përgjegjës për arrestimet, tensionet, retorikën agresive, liderët e Kosovës dhe të Serbisë.
Ai bën me dije se në 14 maj Këshilli i Sigurimit do të debatojë për raportin mbi situatën në Kosovë.
“Megjithëse Prishtina dhe Beogradi kanë arritur rezultate në dialogun në Bruksel si dhe progres në agjendat e tyre përkatëse Evropiane, tensionet dhe konfrontimet në terren vazhdojnë të shkaktojnë rrezik real për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon”, thuhet në raportin e siguruar nga portali KosovaTimes.net nga burime ndërkombëtare në New York.
Sekretari Ban Ki-moon vlerëson se dy zhvillimet më të rëndësishme pozitive që kanë ndodhur gjatë katër muajve të fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, janë fillimi i studimit të Fizibilitetit për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian dhe kandidatura e Serbisë për anëtarësim në BE.
Ban Ki-moon thotë se një prej çështjeve kryesore që ka nxitur tensione mes dy vendeve janë qëndrimet e kundërta lidhur me zgjedhjet serbe.
Sekretari i Përgjithshëm ka bërë me dije se përfaqësuesi i tij në Kosovë, Shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif e ka njoftuar Beogradin se nuk mund të mbajë zgjedhje lokale në Kosovë, duke nënvizuar se Qeveria e Serbisë është pajtuar me këtë.
Në raportin e OKB-së thuhet se për zgjedhjet lokale, UNMIK-u dhe Serbia do të bisedojnë sërish gjatë këtij viti.
Sekretari i Përgjithshëm ka përfshirë në raport një varg veprimesh të Qeverisë së Kosovës dhe të Qeverisë së Serbisë, të cilat sipas tij kanë shtuar tensionet, siç janë një seri arrestimesh hakmarrëse nga policia e Kosovës dhe policia e Serbisë.
Kosova duhet ti nderpresi te gjitha bisedimet me Serbine dhe duhet te mos lejoje apsak mbajtjen e zgjedhjeve ne Serbe ne Kosove ,Te vere ne zbatim nje politke me agresive kundrejt sebreve ne pergjithesi, pasi ata njohin vetem gjuhen e forces
Si dhe Kosova te kerkoje nga komuniteti nderkombetar qe Kosova te armatoset –Te krijoje ushtrine e saj te armatosur
Sic tha ish president Bush para ci vitesh kur serbet protestonin :Te armatoset Kosova .
Ndaj politka kosovare te beje presion tek nderkomebtaret per te krijuar ushtrine e saj
Biedimet me serbin ishte nje mine me sahat per kosoven.Qeshtja do shkoje sikur Palestin me Izrailin bisedime pa funde.Ishte nje gabim fatal i qeveris THaqi. Mendimi im ndoshta e kam gabim.
jo vlla, e ke shum mire se ashtu do te behet
Neqoftese largohen Nato nga Kosova, Serbia e ka nje kafshate per mengjes Kosoven. Kosovaret te falenderojne vendet e krishtera 5-here ne dite ashtu si bejne edhe per muhametin, qe nuk po lejojne Serbin qe ti marri zvarre deri ne Turqi!
…..dhe kjo eshte fatale,jepu vendin qe enderrojne….Tyrkie!