Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane (LQSHA), Joe DioGuardi deklaroi për INA se arrestimet e fundit të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginën e Preshevës, janë skenarë të koordinuar.
“Tërë aparati shtetëror në Maqedoni dhe Serbi kanë hapur skenarë top sekrete dhe të përpunuara mirë, që kanë për qëllim të komprometojnë tërë shpirtin liridashës të besimit dhe të traditës shqiptare para opinionit ndërkombëtarë. Populli shqiptar nuk është terrorist dhe këtë e thotë me argument tërë rruga historike e popullit tonë me traditë të lashtë evropiane”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, lobisti i mirënjohur shqiptaro-amerikan Joe Dioguardi.
Sipas tij, çështja shqiptare në trojet e veta etnike në Maqedoni dhe Luginën e Preshevës po përballet me tortura brutale që kanë marrë konotacionin e akteve me skenarë ultranacionaliste.
Ai thekson se është e nevojshme një fushatë e bashkërenditjes së aktiviteteve kombëtare shqiptare në SHBA dhe Evropë, ashtu siç u veprua dhe u punua për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
LQSHA së shpejti do të bëjë publike para opinionit dhe administratës amerikane në Uashington një Rezolutë Politike për Kongresin dhe Senatin Amerikan, për të hedhur dritë për orët vrastare serbo-maqedonase, që siç thuhet synojnë destabilizimin e Ballkanit dhe pengesa të tjera për shtetbërjen e Kosovës.
DioGaurdi ka apeluar që subjektet politike shqiptare në Maqedoni të mos jenë vetëm vëzhguese dhe të luftojnë njëra tjetrën përmes tragjedive të popullit të tyre, që po diskriminohet në sytë e institucioneve ndërkombëtare. /KD
E keqja do luftuar tek rrenjet, qe jane ne Serbi ne “kuzhinen” e sherbimeve te fshehta serbe.Sa kohe qe nuk do te veme mend e te riorganizojme edhe ne sherbimin e kunderzbulimit, qe dikur ishte shume aktiv e i afte ,do te vazhdojme vetem te meremi me pasojat(mes te tjerave edhe S.Berisha eshte nje produkt)dhe jo me shkaktaret, gjeneratoret e te keqes.
Zoti Dioguardi dhe Zonja Shirlej, jane nje familje e nderuar qe vazdimisht luftojne ne mbrojtje te çeshtjes tone Kombetare.
Sllavet e Ballkanit erdhen, prej, tuje Karpateve dhe me egersine e ture dhunuan dhe pushtuan trojet e te pareve tone. Keshtu vazhdojne edhe sot, vrasin djegin dhunojne per te fituar teritore tjera te reja sidomos duke aplikuar gjuetine e shtrigave kunder Shqiptareve.Keshtu ndodh njesoj ne Serbi dhe ne Maqedoni.
E kam thene dhe e perseris; Qe nuk mund te kete paqe ne Ballkan pa u nderprere nje here e mire Racizmi,represioni Sllav Serbo-Maqedonas kunder Shqiptareve. E vetmja zgjidhje eshte ndarja e ketyre dy shteteve ne Kantoneme me te drejta te barabarta politiko-administrative sipas etnive qe jetojne atje,pra duke u krijuar federata, atehere Sllavet nuk mund te votonin me “te gjithe per nje”.
Per Dioguardet, duhet te behet nje takim kombetar me te gjitha shoqatat patriotike dhe atje ti kerkohet presidentit te Shqiperise dhe atij te Kosoves qe Diougardet te nderohen me titull dhe medalje si ,”Luftetare te Paepur te Ceshtjes tone Kombetare”.
Po ashtu ju lutem gjithe lexuesve te nderojne me komentet e tyre keta Luftetare qe kurre nuk reshten me luften e tyre ne mbrojtje te çeshtjes tone Kombetare.
Komuniteti Shqiptar ne Amerike qe nga vdekja e Fan Nolit eshte ne dore te pan-sllavisteve, Shqiptareve te viteve 40,50,60,70 qe i “shpetuan” komunizmit dhe kampeve serbe.
DioGuardi si shqiptar me origjine arbereshe dhe padyshim antipansllavisti me i madh, eshte fatkeqsisht i vetem ne kete beteje.