"Dosjet e korrupsionit të politikanëve të sillen në Strasburg"

6 Maj 2012, 15:40Politika TEMA

Nënkryetari i Gjykatës së Strasburgut, Josep Casadevall Medrano, gjatë një interviste dhënë për Top Channel, deklaroi se pavarësisht se sistemi gjyqësor në Shqipëri ka vështirësi dhe mangësi, ka vullnet për ta përmirësuar atë. 

Por Medrano çështjen e korrupsionit në sistem ja hedh fajin përplasjes së ligjeve me standard europian që nuk përputhen me mentalitete të vjetra të vendeve të Europës Lindore.

Gjithsesi Medrano shpjegon gjatë intervistës se nuk mund të bëjë dot një analizë të thellë pasi në Strasburg nga Shqipëria nuk dërgohet asnjëherë ndonjë çështje për korrupsion.

“Nga pikëpamja e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut nuk mund të them ndonjë gjë të saktë për çështje që vijnë nga Shqipëria sepse nuk ka çështje që i përkasin korrupsionit. Por dua të them se çështjet e korrupsionit nuk gjejmë vetëm në Shqipëri, gjejmë në çdo vend me demokraci të re. Zgjidhja vjen vetëm nga një vullnet politik. Ajo që konstatoj është se në të gjitha vendet e lindjes ku janë ndërtuar ligje dhe kushtetuta të standarteve europiane, konsiderohen si tekste ligjore që nuk përputhen me mentalitet e vjetra të këtyre vendeve. Kjo mospërputhje prodhon edhe korrupsionin. Kjo do të dojë kohën e vet derisa të vijë në vend”, shprehet Josep Casadevall Medrano.

Numri dy i Strasburgut i beson vullnetit politik në Shqipëri, por pyetjes nëse edhe vetë politika është e përfshirë në korrupsion, Medrano i përgjigjet duke ftuar çdokënd t’i drejtohet Strasburgut si i vetmi instrument.

“Ju thoni se ka një problem që shkon shumë larg. Pyetja i kalon pozitat e një gjykatësi. Por nëse çështja është kështu si parashtrohet pyetja atëherë cilido duhet ta sjellë çështjen në Strasburg.
Gjithsesi, Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës dhe për këtë ajo përmbushi disa standarte. Shqipëria synon të jetë kandidate për në BE dhe për këtë duhet të përmbushë disa standarte të tjera”, shton Medrano.

Nënkryetari i Gjykatës së Strasburgut deklaroi se sipas statistikave shteti shqiptar fiton 90% të proceseve gjyqësore që shkojnë në Strasburg dhe se nuk konsiderohet aspak si shtet problematik.

9 komente në ““Dosjet e korrupsionit të politikanëve të sillen në Strasburg””

  1. DHELPRA says:

    Kjo do ishte dhurata me e bukur per 100 vjetorin e pavarsis.
    Edhe te familjarve te Politikanve…
    Do ishte gjeja e duhur per te larguar Ilir Meten, Sali Berishen, Lulzim Bashen, Argita Malltezin, Shkelzen Berishen & kusherit, shok, shoqe, kunat….

    1. daku says:

      po po ,,,edhe cunin e adem fucking reka,nje gjyqtar matrapaz

    2. hasan says:

      Osee nje dhurate per Medranon.Cojini ca dosje qe ti marre ca lek Liros.

  2. Kol Tivari says:

    Dhelpres.
    Po dosjet per Ramen kryetar bashkije a duhet te cohen?
    Ky zotrija thote;Ne qofte se asht keshtu sic thoni ju(Ju i drejtohet gazetarit) ketu mbaron filmi.Gazetari tha nje dite se ne Kurbin eshte pa shpi nji nder themelusit e PD ish i pernjekur politik Sadik Jahja.Pyetni ne Kurbin kush asht Sadiku se do gajaseni se qeshuri cfare lajmi

    1. DHELPRA says:

      Na e thuaj ti kush esht Sadik Jahja, nqfs se e njeh personalisht, jo me thashethemet e popullit te papune…. Ke fakte? Dergoi…

  3. mergim tari says:

    Po vrasjet dhe ndihma qe i eshte dhene klikave fashiste ne keto 20 vjet a shkojne ne Strasburg apo vetem korrupsioni. Nese vrasjet dhe krimet monstruoze te tjera te kryera ne Shqiperi gjate ketyre 20 viteve bashkohen me dosjet e korrupsionit dhe shkojne ne Strasburg atehere:
    *Gerdeci
    *21 Janari
    *Dhenia e naftes Sebise gjate luftes edhe ne Kosve (thyerja e embargos)
    *Korrupsioni me dhenien e detit Greqise
    *Korrupsioni me rrugen Durres Kukes
    *Korrupsioni me votat ne keto 20 vjet
    *Vrasja e Kosta Trebickes
    *Vrasja barbare e Remzi Hoxhesh
    *Videot miliona euro qe per gjykatat tona “nuk jane prova korrupsioni”
    *Se fundi linja e interkonjeksionit me Kosoven
    *Humbja e jeteve te pafajshme ne minierat e Kromit
    *Aferet me armet ne afganistan etj…
    *Ketu nuk po fus krimet kunder mjedisit, sistemit shendetesor, atij arsimor, aferet me Fasllicet, Tom Rixhet etj fytyra te tilla teper te dyshimta dhe te perfolura edhe nga kosovaret.

    Te gjitha sa me siper do te ishin te mjaftueshme qe kriminelet qe sot drejtojne vendin (madje edhe me femijet e tyre) te ishin prapa hekurave perjete.

  4. ajdin says:

    Bravo,mergim tarit;Ka edhe shume te tjera,por ne shqiperi nuk ka drejtesi;

  5. Lefteri says:

    Hipokrit i Evropes ju e dini ke keni lene ne Shqiperi ju nuk doni te nxirrni Drejtesi por ndonje pare prej kesaj qe kerkoni

  6. Gazi says:

    He Josep Casadevall Medrano shkerdhata, tu kan maru paret qe do dosjet ne Strasburg!
    Pse dosja e 21 Janarit nuk u investikua nga inspektoret Amerikan! Pse nuk dole ti ose shoket/koleget e tu e ti thoshe qe pranoni provat! A ju jeni qe doni plumin ne ball te paret. Ju jeni ndyresire. Politika e Futbolli jan ber biznes:)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje