AK themelon degën e Peqinit. Spahiu: Ka 1 milion të papunë

5 Maj 2012, 20:30Politika TEMA

Spahiu deklaroi se kombi shqiptar më shumë jeton në emigrim se sa në tokën e tij, pikërisht për shkak të kushteve të mjerueshme ekonomike dhe mungese së vizionit qeverisës

 

Aktivistët e Aleancës KuqeZi u mblodhën në pallatin e kulturës “Ferdinand Deda” në ditën e themelimit të degës së lëvizjes politike kuqezi në këtë qytet. Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu, u shpreh përpara mbeshtetësve se “shqiptarët ndodhen ne udhëkryqin e tyre historik, pasi varfëria ka pllakosur pjesën më të madhe të popullsise”.

“Jemi të fundit në Europë dhe jo sepse shqiptarët nuk duan si ndonjë popullsi tjetër në rajon, as se nuk na duan, por sepse klasa politike që qeveris vendin na ka lënë jashtë saj,” u shpreh Spahiu.

Papunësia dhe situata ekonomike ishte një tjetër pikë ku kryetari i lëvizjes politike Aleanca KuqeZi u ndal.

“Shqipëria po njeh vit pas viti vetëm rekorde negative në nivelin e papunësisë, më 1 maj shqiptarët u gënjyen sërish nga autoritetet e tyre për nivelin e papunësisë. Janë mbi një milion shqiptarë që kanë një raport negativ me punësimin për shkak të mungesës së politikave të duhura të organikës së një pushteti klientelist, i cili i ka mbushur zyrat e tij me militantë dhe tesera të PD dhe LSI,” deklaroi Spahiu.

Në përfundim të fjalës së tij z.Spahiu deklaroi se kombi shqiptar më shumë jeton në emigrim se sa në tokën e tij, pikërisht për shkak të kushteve të mjerueshme ekonomike dhe mungese së vizionit qeverisës.

“Ndaj të gjithë duhet të bashkohemi me Aleancën KuqeZi, jo sepse ajo është një parti e re në kërkim të votave, por sepse ajo është lëvizja më e madhe popullore që ka njohur historia e popullit shqiptare që në krye të saj ka qytetarin, vlerat kombëtare dhe integritetin e çdo shqiptari”.

20 komente në “AK themelon degën e Peqinit. Spahiu: Ka 1 milion të papunë”

  1. geno says:

    Prandaj ka qene i armatosur ne Peqin de-purth-teti Dash Sula ngaqe ka qene Aleanca Kuq e Zi, sic duket e ka derguar Saliu qe te qelloj per te trembur Kreshnik Spahiun

    1. raimondi says:

      Kreshniku duhet ti kerkoje parlamentit dhe qeverise shqiptare qe Shqiperia te armatoset

      Ne jemi anetare te Nato-s dhe armatim nuk kemi fare

      Ndaj urgjentisht Kreshniku te kerkoje qe Shqiperia te kete nje force ushtarake
      me armatim modern te Nato-s, aq me teper qe tani situata ne rajon eshte e rezikshme ….

      ______Ndaj Kreshnik bej nje konference shtypi ku te flasi Kolonel Pashaj
      si ish oficer i larte dhe te vertetoj me argumenta domsdoshmerine e paisjes
      se ushtrise sone me armatim modern brenda mundesive tona ekonomike

      __Kreshnik tani ne te gjithe shpresat i kemi tek ty –Ndaj vepro !

      Edhe dicka tjeter do thosha

      –Kjo gazete pse nuk e jep[deklaraten e Kreyminsitrit turk Mr.Erdogan ne mbrojtje te Shqiptareve ne rajon

      Ne kete gazete jepen deklarat fyese te politkaneve qelbesira te Greqise,
      dhe nuk jepen deklarat pro shqiptare te politkane qe jane pro kombit shqiptar …..

      1. tourkofagos says:

        Ti mer korraku i Ahmadinejaad-it,pse shkruan gjithmone ne krye te komentuesve!!!??????
        nje korrak arab,gjithmone duhet te jete ne fund te listes….pune korrakesh!

      2. labi says:

        Po tani e more vesh qe keta perkrahin Gregine Serbine dhe gjithcka tjeter qe eshte antishqiptare

  2. Erioni says:

    Te Gjite bashke Me Alenacen Kuq e Zi te sjellim nje kapitull te ri ne historine shqiptare. Te largojme keta qe trurin shqiptare po e eksportojne jashte vendit, dita dites. Aleanca Kuq e Zi jeni Fitimtare.

  3. x says:

    ……kurse Pitkini ka 1 milion Gomere.

  4. hajriu says:

    Po ç’njemilion te papune a derezi , ne pak me shume se 1 milion i kemi te afte per pune.Nejse Suksese por mos veproni si PD dhe PS se ju del boja shpejt.

    1. aliko says:

      Mos kij marak se keta edhe ato pak vota qe do te mbledhin do ti bashkojne me Saliun per te miren e kombit. (se me PS keta nuk bojne aleance)

      1. Albana says:

        Nqs nuk ben aleance me PS kjo eshte shenje shume e mire, po te ishte ndryshe nuk me shkon mendja te votoja kurre per to, por gjithashtu ato jane dhe ne opozite me partine qe eshte ne pushtet dhe kjo gje shume me mire. Le te shpresojme. Koha ka ardhur gje gjerat duhet te ndryshojne per mire, boll me mashtrime si pozita dhe opozita. Te dyja e kane patur mundesine ti sherbejne shqipetareve dhe Shqiperise, por as njera as tjetra nuk e kane bere dhe pothuajse na kane vrare dhe shpresen, qe eshte gjeja e fundit qe vdes. Le te shpresojme.

        1. Nentori kuq e zi says:

          Albana ,per sa i perket komentit tend,pavaresisht se jam vetem pjeserisht dakort i bashkohem optimizmit tuaj per shprese te re per vendin dhe interesat e tij. Por a mund te me thuash nga e merr ti kete bindje se ata do te bejne ndryshimin ?? A kane shpallur ata ndonje program ?? A kane prezantuar ate platforme te qarte?? A kane deklaruar ata zyrtarisht se NUK do te bejne aleance me PD apo PS?? A dime ne me saktesi se kush do te jene ata drejtues te kesaj Partie tahsme qe ne rast se do tu jepet mundesia per te qeverisur kete vend te vuajtur,do te kene figura te denja e te paperlyera per ta nxjerre kete vend nga bataku i Partise ne pushtet per te cilen ti ke votuar 2 heret e fundit?? Une jam pak skeptik ketu,sepse Spahiu eshte nje mutacion i Berishes, i dale jashte kontrolli nga laboratoret e tij “brain -wash” qe ka nje CV korrupsioni per ne qe e njohim jo aq te admmirueshme? Mendoj qe kete entuziasem e ke ndoshta sepse je femer ,dhe ju keni fatkeqesisht nje ndikim qe ju vjen me shume hormonalisht dhe nxitimi ne vendimarrje behet shpesh me i lehte dhe jo i bazuar ne analiza te sakta.Te me falesh ,por nuk dua te ju fyej sepse nuk ju njoh..por padashje me vjen ndermend se edhe ju fyeni pa i njehur njerezit . Gjithesesi shpresojme qe Aleanca te perfaqesoje denjesisht voten e atyre qe do ta votojne per ate qe premtojne dhe jo te ja dergojne keto vota me pas Saliut tend ,si paje per martesen e mundshme pas rezultatit te zgjedhjeve..

  5. agim basha says:

    Urimet më të përzemërta për partinë..Aleanca Kuq e Zi…!Një nga partitë më shqiptare dhe më europiane njëkohësisht!

  6. fatjon says:

    bravo AK qe mendoheni edhe per qytete qe kan 22 vjet qe “DEMONKRACIA” jone i ka harruar……

  7. keti says:

    Neper qytetet e vogla jeta eshte sh e veshtire. Imagjino qe eshte veshtire qe neper rrethinat e Tiranes, jo me me tej… Shpresoj sh te ndryshoje sa me shpejte situata dhe mendoj se AK eshte ne rrugen e duhur per te bere nje ndryshim.

  8. Peqinsi says:

    Per pesonin X, besoj se ti bon pjese tek 1 milion gomeret apo jo?
    Sa per Pitkinin ai ka qene nje nder aktoret me te mire te Angleze dhe shume i njohur edhe per ne shqiptaret dhe nuk besoj se e meriton ate epitetin qe ti i ke vene. Keshtu qe eshte mire qe ta mbash per vete epitetin gomar besoj se e meriton.
    Shpresojme shume tek AK ndoshta do te coje demokracine ne Shqiperi.
    Pitkini nga Peqini qe jeton ne LONDON

  9. Cakalli7 says:

    Motoja e AQZ ne Peqin: Kapeqini ne kavoj!

  10. Ana says:

    Kthesa e vertete e historise vjen vetem me AK..Perpara Peqini dhe gjithe Shqiperia se vetem bashke mund tja dalim mbane.Aleanca Kuq e Zi e vetmjaaa rruge e mbare.Shqiperia jone me Alencen Kuq e zi

  11. malvina says:

    AK po sjell eren e ndryshimeve ne Shqiperi…Besimi vjen me besimtaret..dhe ata jane AK..Vetem keshtu mund te risjellim shqiptarine e munguar te gjithe popullit tone

  12. flogerta says:

    Aleanca Kuq e Zi po ndermerr nisma dhe ne qytetet ku vete populli shqiptar i ka harruar ne vendodhjen e tyre ne harte,,Eshte e vetmja fryme Shqiptarie qe po na sjell idete e munguara nder vite.Bravo AK

  13. realisti says:

    Rini te qet votoni spaiun dhe do ani me lug floriri
    o popull mos u mashtroni nga mosmirnjohsit
    ai ka me shum xhel ne kok se mendje
    mos u genjeni mjer ata qe skan ndima nga emigracioni
    nuk ju ndryshon dot asgje ai o popull
    ku ishte deri dje dhe kujt i sherbente spaua
    te gjith tallen me ju
    ju e dini qe spyet vellai per vellan sot

  14. murati says:

    Te gjith me dor ne zemer
    dhe me gjisht ne byth
    popullit shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje