Politikanët shqiptarë shpenzojnë shuma të mëdha çdo vit për të lobuar në SHBA, duke tentuar të bëjnë përshtypje tek votuesit shqiptarë me aksesin që kanë, por çfarë arrijnë ata dhe nga vijnë paratë?
Nga Besar Likmeta
Balkan Insight ka siguruar të dhëna që tregojnë se partitë shqiptare kanë shpenzuar qindra e mijëra dollarë në vitet e fundit për firmat e lobimit në Uashington, për të siguruar akses tek zyrtarët e lartë amerikanë dhe mbulim nga mediat ndërkombëtare.
Është e paqartë se çfarë kanë sjellë këto lobime kaq të shtrenjta për një nga vendet më të varfra në Europë, ndërkohë që burimet e financimit për shpenzimet mbeten të errëta.
Të dhënat, të siguruara nga Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj, FARA, tregojnë se disa nga firmat e lobimit më me ndikim në Uashington kanë punuar pa u lodhur për të siguruar takime mes liderëve shqiptarë dhe zyrtarëve amerikanë.
Por provat e zbuluara nga Balkan Insight duket se sugjerojnë se të paktën në disa raste shqiptarët nuk përfituan asgjë përveç mundësisë për një foto.
Por në Shqipërinë pro- amerikanë, megjithatë këto takime të thjeshta, ku vetëm sa ka shkëmbime kortezie, prezantohen tek opinioni vendas si arritje të mëdha diplomatike.
Udhëtime koti
Kur ish- zëvendëskryeministri Ilir Meta kreu një udhëtim në SHBA në fund të marsit, ai nuk ishte politikani më popullor në Shqipëri.
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, LSI, partneri i vogël në qeverisje, sapo i kishte mbijetuar një gjyqi për korrupsion në Gjykatën e Lartë, pas publikimit të një videoje sikletosëse të filmuar në fshehtësi.
Shpallja e pafajësisë së Metës më 16 janar 2012 shkaktoi ngritje vetullash në Bruksel ku zyrtarët kishin kohë që i mëshonin nevojës së një vije më të ashpër kundër korrupsionit në Shqipëri, nëse kjo e fundit dëshironte të integrohej në BE. LSI tha se Meta kishte vizituar Uashingtonin për të marrë pjesë në një forum ekonomik dhe për të zhvilluar takime të nivelit të lartë me anëtarë të Kongresit dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit. Një takim që ra në sy ishte ai me kreun e agjencisë amerikane kundër drogës, DEA, Michele Leonhart.
Në një deklaratë të partisë më 28 mars, thuhej se Leonhart e priti Metën në një takim ku të dy zyrtarët diskutuan “marrëdhënien e shkëlqyer ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”. LSI tha se Meta kishte një listë të gjatë sugjerimesh për Leonhart se si të forcohej lufta kundër krimit të organizuar në Ballkan, nga hapja e një zyre rajonale të DEA-s në Tiranë, tek rehabilitimi i përdoruesve të drogës dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal.
Megjithatë kur Balkan Insight kontaktoi Departamentin e Drejtësisë në SHBA, ky institucion e mpaku ndjeshëm rëndësinë e takimit. “Z.Meta u prezantua me znj.Leonhart dhe aty shkëmbyen shkurt fjalë të përzemërta, por nuk pati një takim të organizuar ku të jetë diskutuar gjësend me substancë,” tha Lawrence Payne, zëdhënësi i DEA-s. “Çdo sugjerim se ka pasur diçka më shumë se një prezantim i shkurtër është fals,” tha ai.
Në një mënyrë të ngjashme, kur kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, vizitoi SHBA-në në janar, media proqeveritare pretendoi se ai kishte shkuar pas një ftese zyrtare nga kryebashkiaku i Uashingtonit, Vincent Gray. Një zëdhënës i kryebashkiakut amerikan, Dixie McCoy, i tha Balkan Insight se asnjë ftesë e tillë nuk ishte bërë. “Një vendas me origjinë shqiptare i kërkoi kryetarit Grey t’i pranonte një vizitë kortezie bashkiakut shqiptar dhe z.Grey pranoi duke qenë se shpesh ai kryen takime të tilla me zyrtarë që vijnë për vizitë,” shpjegoi ai.
Ashtu si Meta, edhe Basha është një figurë shumë e lakuar në Shqipëri, që ishte zgjedhur kryetar bashkie vetëm disa muaj përpara vizitës në SHBA, përmes një procesi zgjedhor të njollosur nga akuzat për mashtrim dhe parregullsi.
Kryeministri Sali Berisha ishte i fundit i një serie vizitash në SHBA në 24 prill. Berisha u ftua në Amerikë nga shoqata historike shqiptaro- amerikane, Vatra, për 100 vjetorin e saj. Kur mbërriti, Berisha organizoi takime me zyrtarë të nivelit të lartë, duke përfshirë Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton. Megjithatë ishte e dukshme se disa javë përpara udhëtimit të Berishës, qeveria shqiptare i kishte dhënë Vatrës 3.6 imlion lekë, një dhurim për të mbuluar koston e aktiviteteve ku kryeministri do merrte pjesë.
Nga vijnë paratë?
Të gjitha udhëtimet e Metës, Bashës, madje edhe të Berishës, u organizuan nga firmat lobuese që përfaqësojnë zyrtarët shqiptarë. Të dhënat e marra përmes FARA-s dhe të përpiluara nga fondacioni amerikan Sunlight, tregojnë se të gjitha partitë kryesore në Shqipëri, nga demokratët e Berishës tek socialistët opozitarë të Ramës, kanë kontakte të forta me firma lobimi. Ndër to përfshihen Podesta Group, Blue Star Strategies, Dutko International, BKSH &Associates dhe Rasky Baerlein Strategic Communications. Edhe partia relativisht e vogël, Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila përfaqëson minoritetin çam, ka agjentin e saj në Uashington.
Formularët e mbushur nga Foreign Influence Tracker Database tregojnë se shumica e kontakteve të kryera nga agjentët e Partisë Demokratike në pushtet me zyrtarë amerikanë, ishin për të siguruar ftesa për darkë për kryeministrin Sali Berisha dhe spikeren e parlamentit, Jozefina Topalli.
Ndërkaq agjenti i socialistëve, Rasky Baerlain Strategic Communications, ka dërguar dhjetëra kërkesa për mediat ndërkombëtare në 2010-ën në tentativë për të ujdisur intervista ose për të diskutuar krizën politike në Shqipëri.
“Çka Shqipëria duket se po bën është përdorimi i njerëzve me akses për të siguruar akses personal me politikbërësit në Uashington,” tha Bill Alison, drejtor redaksional i Fondacionit Sunlight.
“Këto takime zhvillohen kryesisht në praninë e lobistëve, dhe shumë prej këtyre lobistëve janë kontribuues të vjetër apo sigurues fondesh për anëtarë të Kongresit, ose ish- kolegë me zyrtarë të Departamentit të Shtetit,” vërejti Allison.
Ndërsa firmat lobuese faturojnë qindra mijëra për shërbimet e tyre, është e paqartë nga vijnë këto para. Vetëm gjatë viteve 2009-2010, qeveria e Shqipërisë e partitë e saj kryesore shpenzuan 1.38 milion dollarë për lobim në SHBA. Organizatat mbikëqyrëse të shoqërisë civile thonë se do të jetë e vështirë të gjendet burimi i parave duke qenë se financat e partive politike shqiptare nuk janë aspak transparente.
Një studim nga Transparency International, i publikuar në nëntor të vitit 2011, thotë se financimi i partive shqiptare ka një monitorim të dobët, ndërsa boshllëqet ligjore lejojnë derdhjen e dhurimeve të paligjshme. Alison thekson se duke qenë se takimet e organizuara nga lobistët ndodhin pas dyersh të mbyllura, ato nuk janë aspak transparente. “Frika është se zyrtarët amerikanë nuk do të flasin hapur sa duhet për shkak të lidhjeve që lobistët kanë,” vijoi ai. “Mesazhi nga zyrtarët amerikanë në këto takime duhet të përfshijë një këmbëngulje për transparencë dhe llogaridhënie nga institucionet e qeverisë shqiptare”.
E ca jane 1 milion dollare me i bo icik makiazh fytyres se plakun te Doktorit? Keni qen ju social-puqistat qi ja keni rudh surratin Doktorit tan kto vite.
Kjo praktike LOBIMI,qe perdoret nga qeverite e botes per te sajuar maredhenie gjoja te mirame SHBA-te,eshte sa KRIMINALE AQ EDHE SKANDALOZE per vendet,qe e perdorin ashtu edhe per SHBA-te,qe i pranojne keto forma te PISTA DHE KRIMINALE NE PERCAKTIMIN E NIVELIT TE MAREDHENIEVE MIDIS SHTETEVE SOVRANE!!!Keto forma LOBIMI jane te TURPESHME,kur pretendohet se JEMI DEMOKRACI TE LIRA!!!T’U VIJE TURP KETYRE KUR I KRAHASON KETA XHAMBAZE, ME ENVER HOXHEN,qe ndonese ne kushte shume te veshtira POLITIKE,EKONOMIKE DHE SOCIALE TE VENDIT TE SAPO DALE NGA LUFTA E DYTE BOTERORE,I NDERTOI MAREDHENIET ME BOTEN,me konkretisht me GJIGANDIN SOCIALIST BRSS E ME PAS ME KOLLOSIN REPUBLIKA POPULLORE E KINES,MBI BAZEN E MIQESISE SE SINQERTE DHE TE INTERESAVE TE NDERSJELLTA!!!Shqiperia e Enver Hoxhes,jo vetem nuk LOBOI ASNJE DOLLAR PER KETO MAREDHENIE,POR I SIGUROI VENDIT NDIHMA KOLOSALE PER ZHVILLIMIN E VENDIT DHE MODERNIZIMIN E USHTRISE ME ARMATIME MODERNE TE KOHES,POTHUAJ FALAS!!!Ndersa Sali Berisha sot SHET BYTHEN PER TE DALE NE NJE FOTO ME NJE LIDER,SADO I PA VLERE MUND TE JETE AI!!!
Edhe Klintoni,NUK DUHET TA PRISTE KETE VRASES DHE HAJDUT TE VOTAVE!!!
amon mos na i sha amerikanet se ketu derdhet gjaku lume.. te qujn arab, taleban rus, serb e ku e di une me guxu me thon gjysem llafi.
SI DASHNORET E VENETIKUT AMA ME QAFSHI ;KETU KA TRATHTI BURA KAM RESPEKT PER KETE FEMER PO DUKE PARE KETE FOTO ME KETE DEBILIN E KORUPTAR PYES VETEN SE SKAM KE PYES MER PARE EDHE KJO SE SHQIPETARET JANE TE REZIKESHEM SEMUNDIEN E TYRE MUNDOHEN TIA U NGJISIN DHE TE TJEREVE;
E cuditshme; kush e ngriti institucionin e lobimit, me cte drejte keta njerez paguajne para per te takuar, te medhenjte e botes, dhe a duhet te hetohen keto lobime per shperdorim paraje, axhendat e qeveritareve nuk duhet te varen nga lobimet? Une habitem se si me kollajllekun me te madh keta prishin parate e shtetit dhe bejne show per sensacion, dhe parate shkojne ne xhepat e seksereve amerikane?
Po si ka mundesi qe kur Edi Rama erdhi ne Amerike ishte kulmi, por kure vijne te tjere paguajne? A mundet kush te pergjigjet. Faleminderit!
3.000,000 dollare te besh nje fotografi me hillary clinton, skandaloze!!!!
Dhe shajne Enver Hoxhen keta PLEHRA per DIKTATURE!!!!I shperdorojne PARET E POPULLIT ne menyren me te NDYRE TE MUNDESHME,duke i vene NOFKEN “LOBIM”!!!Ja ,KY ESHTE KAPITALIZMI FASHISDT,QE MAREDHENIET MIDIS SHTETEVE I NDERTOJNE MBI BAZA MATRAPZLLIKU!!!
Mire Sali Berisha,aq MEND ka,se i duhet te mbaje SUNDIMIN ME DHUNE,po SHBA-te,qe e mbajne veten per DEMOKRACI E KULLUAR,PSE NUK U BEJNE PERSHTYPJE KETO SKANDALE???Si mund ta pranoje QEVERIA E SHBA-se ,qe maredheniet me shtetet e tjere t’i BAZOJE NE RYSHFETET E MAJME,QE U JAPIN SEKSEREVE TE TYRE???Atehere kot jane AMBASADAT,MINISTRITE E JASHTEME ,QEVERITE etj!!!Keto pune u bekan si midis TRAFIKANTEVE TE DROGES E PROSTITUTAVE,AS ME PAK E AS ME SHUME!!!
KU JANE PARAQITUR NE BUXHETIN E SHTETIT KETO SHPERDORIME???Pse LEJOHEN KETO FORMA KRIMINALE TE KORRUPSIONIT MASIV????TURPI JU MBULOFTE,O KAPITALISTE FASHISTE,SE KOMUNIZMIT NUK I VINI AS TEK DERA E WC-se!!!
Atehere kishte SHTET,KU HYNTE HADUTI NE VRIMEN E GJILPERES DHE SHPENZIMET SHTETERORE ISHIN CAKTUAR DERI ME QINDARRKA E JO SI TANI,QE BLIHET MAKINA E BERISHES 700 MILION euro!!!
Vetem zhurme asnje fakt,cilat leke??.Ku jane??.Cfare artikull eshte ky??.Nqse lobohet per tu takuar me Amerikanet eshte mire,nuk eshte mire qe te dilni kunder tyre sic kini bere 45+8 vjet.Amerika eshte engjelli mbrojtes i juaji o shqiptare mengjarash,partite shkojne e vine edhe Berisha do ik,por urrejtja juaj ndaj Amerikes ngelet e njejte,mgjse pa ate rrezik te mos kete jo Kosove por as Shqiperi dhe te gjithe ju do beheni si kurdet.Mosmirenjohja na ka karakterizuar qe kur ate vend e morren ne dore komunistet;Nentor 1944.
O gazetar injorant
Camet nuk jane minoritet ne Shqiperi.
Per te gjitha keto shpenzime pyesni matrapazin e ambasades amerikane z.Arvizu pasi ky eshte organizatori i pazareve ku pa tjeter ka edhe pjesen e tij te fitimeve.Rofte Shqiperia qe tere larot po i ben te arte pamvarsisht se populli i thjeshte do te ike nga syte kembet prej ketij palo shteti.
Ndihma e amerikes për shqiperin këto 22 vjet eshtë më pak se zero.
Nuk ka faj gazetari qe camet i ngatron dhe i quan minoritet ne Shqiperi. Vet camet bejne allish-verish me partite e minoritetit ne ate fare feje sa duken sikur jane edhe ata shok armesh-minoritare.
O fusha
Cfare thua more idiot, per cfare allshverishesh flet.
Klintovices i ka ardhur koha te dale ne pension dhe thote po bej nje dore para me keta dabilat shqiptare.Ne foto ka dale si pate-budallaqe, por eshte nje kucke-politike qe rrjep nje popull nepermjet bajgave te politikane te papergjegjshem, kriminele dhe hajdute.
Kjo eshte detyra e elitave dhe shoqerive civile, te demaskojne ne shtypin amerikan keto pislleqe te politikane te tyre, se sa per keta tonet kane iminitet natyral dhe gjemb ne kembe nuk u hyn.
125 kafe denoj Nexhmije Hoxhen,mire ja beri:PO ky zagar po shpenzon miljada lek;Po te kete SHqiperia drejtesi,dosje e hapur,ska avokat qe ta mbroj.QENE SHESHE BANE PERSHESH i lumte.
Kujtim dua te beje nje pytje;Pse eshte ligji i luftes me greqin akoma?Pse camte nuk thone se cameria eshte SHqiperia por ju kerkoni prona.Te rrim ne shqipni e te marrim ndonje lek te greku,eshte teza juaj.SHume patriot te mi kane bler toke nga ju, d.m.th ne te ju blem token tone se ju e keni tokat ne greqi.Une tokat emia ikam gjushi e kastra gjushi e nuk po i marre dote, ti qe erdhe ne 48 ku i gjete qe u bane pronar.Une kam luftu me Serbet, me astrohungarez,, me italjan,, me gjerman, me komunizem enuk i kam eti do edhe ne shipni edhe ne greqi.SHKO MERRI ME BEHET QEFI kur ne te marrim camrin atehere je shqiptar,Sot ti je minoritet ne SHipni.Me thuj pronen kush ta la?Ne funde kjo ishte pytja ime.Me fal qe e zgjata.
O Ajdin
Ku e ke degjuar ti qe camet thone qe Cameria nuk eshte Shqiperi?
Se dyti, nqs camet kane toka dhe prona ne Shqiperi, kjo nuk do te thote se ata i kane zaptuar, por i kane blere gjate 20 vjeteve te fundit. Per dijenine tende, camet nuk kane ardhur ne 48 ne Shqiperi, dhe nuk kane qene neper fshatra qe te ken perfituar nga reforma agrare apo ligji komunist i 7501.
Pronat e tyre ne Greqi jane prona te ligjshme dhe jo te vjedhura apo te zaptuara.
Dhe se fundi camet jane 100 % shqiptar. Por kur je injorant per historine e popullit tend atehere eshte e kote te diskutosh me ty. Nje pyetje kam per ty ? Sa klase shkolle ke? Sepse me kete gjuhe shqipe qe shkruan me vjen keq ….
o (ben chikago) lexo gallate me keto torrollaket socialista qe i dhimben leket e popullit hahahaaa (enveri thote njeri me gjigandin socialist brss) hahahaaa rrofsh tema se na kenaqe