Viktimizimi i shqiptarëve në rajon

5 Maj 2012, 17:46Politika TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

 

Mijëra shqiptarë protestuan dy ditë më parë në Shkup me parullën “shqiptarët nuk janë terroristë”. Manifestimi ishte reagim ndaj klimës së paragjykimit kolektiv dhe terrorit që ushtrohet sistematikisht ndaj shqiptarëve.

Krimi është krim në çdo gjuhë, në çdo etni e në çdo shoqëri. Nuk ka krim kolektiv dhe nuk ka ndëshkim kolektiv. Institucionalizimi i krimit kolektiv vë në rrezik jo fatin e shqiptarëve, por të ardhmen e Maqedonisë. Skenat e arrestimit të shqiptarëve, ku më shumë gjysma e të ndaluarve dalin të pafajshëm nga gjykata -janë të papranueshme. Shqiptarët nuk janë qytetarë të dorës së dytë dhe ndërkombëtarët nuk duhet të përdorin dy standardet kur vjen fjala për nacionalizmin. Shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre nuk kanë treguar nacionalizëm agresiv bazuar mbi etninë dhe fenë.

Një tjetër histori e shëmtuar policeske, një atavizëm e kohës së Beogradit totalitar, është shfaqur në Luginën e Preshevës. Policia serbe ka bërë arrestime arbitrare të shqiptarëve dy ditë para zgjedhjeve, me shpresë se ndëshkimi i shqiptarëve nxit serbët të votojnë për pushtetin aktual. Ky mentalitet antishqiptar, me të cilin kërkon të qëndrojnë në pushtet qeveria e sotme në Beograd, tregon se plagët e shovinizmit të Milosheviçit jo vetëm që nuk janë kuruar, por po përdoren si receta shpëtimi për kriza politike, nga ata që shumëkush në Perëndim i quan të moderuar dhe u ka hapur dyert e Evropës.

Janë të njëjtët pushtetarë serb që po përpiqen të destabilizojnë Veriun e Kosovës, duke krijuar një oaz kontrabande dhe kriminaliteti si një tumor në trupin e një shteti të ri që po ringrihet. Në Mitrovicën e veriut Beogradi minon ditën për diell autoritetin e Prishtinës dhe sfidon praninë ndërkombëtare ushtarake dhe politike në Kosovë. Shqiptarët janë sot qytetarë të dorës së dytë në Maqedoni, Serbi dhe në Veri të Kosovës.  Probleme të paimagjinueshme për një vend demokratik ndodhin në kufirin me Greqinë, ku shqiptarët trajtohen si qytetarë të dorë së dytë, për shkak të racizmit dhe vatrave të vjetra shoviniste në politikën greke. Gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë u ndaluan të hyjnë në Greqi! Ata po persekutohen tashmë jo vetëm për shkak të origjinës, por dhe për shkak të detyrës së tyre si gjyqtarë në republikën e Shqipërisë.

E gjithë kjo tablo tensioni dhe poshtërimi ndaj shqiptarëve, vjen mes të tjerash edhe pse elitat politike shqiptare në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, si dhe diplomacia shqiptare, e përdorin pushtetin e tyre jo për të forcuar faktorin shqiptar, por për të fuqizuar pushtetin e tyre personal, të cilin e shkëmbejnë me gjeste poshtëruese ndaj popullit të tyre.

Shqiptarët kanë dëshmuar tolerancë dhe e kanë pranuar bashkëjetesën me fqinjët. Në Malin e Zi flasin gjuhën e etnisë tjetër, në Serbi e Kosovë shqiptarët e kuptojnë dhe flasin serbishten, në Maqedoni e flasin gjuhën maqedonase, në Greqi e flasin greqishten. Shqiptarët nuk kanë fobi nga fqinjët. Por fqinjët po refuzojnë jo më të mësojnë e të flasin shqip, por edhe të dëgjojnë shqip. Është më mirë për ta në radhë të parë të mësohen me shqipen.

Shqiptarët kudo në rajon e kanë dëshmuar se janë tolerantë dhe me aspiratë perëndimore. Në Shkup partitë shqiptare kanë kërkuar dhe bërë presion për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe shpejtimin e procesit të anëtarësimit në BE. Por palën maqedonase nuk duhet ta gënjejë mendja se vendi mund të bëjë përpara në kurriz të shqiptarëve, apo ca më keq duke nëpërkëmbur të drejtat legjitime të tyre. Ngjarjet që i paraprinë Marrëveshjes së Ohrit kanë treguar sa e brishtë është situata në Maqedoni. Vetëm respektimi i shqiptarëve si qytetarë të barabartë, vetëm respektimi 100% i Marrëveshjes së Ohrit mund të ishte parakusht për stabilizimin dhe përparimin e Maqedonisë. Kjo marrëveshje është shkelur nga pala maqedonase. Shqiptarët në Maqedoni mund të mos bëhen dot bashkë në një parti, por janë në të drejtën e Zotit të kërkojnë që çdo parti e tyre të kushtëzojë pjesëmarrjen në qeveri me respektimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit.

Maqedonia do të jetë shtet i fortë e i respektuar nëse respekton me të njëjtin standard qytetarët e vet, pa dallim etnie e feje. Refuzimi për të dëgjuar e komunikuar me shqiptarët dhe ca më keq përpjekjet mjerane për të dëmtuar imazhin e tyre nuk bëjnë gjë tjetër veçse të kujtojnë njeriun që dilte për gjah dhe plumbin e parë e shkrepte në këmbët e veta.

Në Preshevë dhe Bujanovc shqiptarët kane pranuar zgjedhjet serbe, sistemin politik serb dhe kanë mbështetur anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por ata nuk duhet të votojnë kurrsesi ata politikanë dhe pushtetarë që kërkojnë të fitojnë vota si antishqiptarë.

Në Kosovë po ashtu shqiptarët po përpiqen të jenë të matur dhe të pranojnë këshillat e Perëndimit për ruajtjen e sovranitetit të tyre, por pushteti politik atje duket se po e përdor mbështetjen perëndimore për Kosovën më shumë për karrigen e vet se sa për autoritetin  Kosovës.

Ky tension rajonal, i cili po shfaqet kudo ku ka shqiptarë, duke i viktimizuar ata, tregon se për herë të parë copëzimi i shqiptarëve si shoqëri dhe etni, po përdoret për t’i poshtëruar ata. Edhe pse ata po ndihmojnë më shume se sa meritojnë shtetet ku jetojnë si qytetarë të lirë, ata po poshtërohen dhe shtypen duke u gjetur si një arsye për të ringjallur frymën e shovinizmit dhe racizmit ndaj tyre.

Kjo është situata më e rrezikshme dhe pozita më e dobët që shqiptarët kanë pasur këto dhjetë vite në rajon qysh pas çlirimit të Kosovës. Kjo situatë tregon dhe njëherë se nuk mjafton të jesh properëndimor dhe tolerant për tu bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkan, por nevojitet mbi të gjitha të jesh i barabartë dhe dinjitoz në përfaqësimin tënd në rajon, ose përndryshe të funksionosh si një komb properëndimor ndaj gjithë atavizmave fundamentaliste, fetare dhe etnike në rajon. Fakti që shqiptarët janë të ndarë në katër shtete të tjerë fqinjë joshqiptare, nuk do të thotë se ata mund të poshtërohen lehtë duke i shtypur pjesë. Ata duhet të kuptojnë se bashkëjetesa me ta është vlera jonë, kurse konflikti antivlerë e tyre. Është mirë të kuptojnë gjuhën e bashkëjetesës, të kuptojnë shqipen e atyre qytetarëve që kanë në shtetin e tyre, ashtu si shqiptarët kuptojnë dhe pranojnë gjuhën dhe shtetin e tyre.

29 komente në “Viktimizimi i shqiptarëve në rajon”

  1. Ilir says:

    Bravo more djale, je i vetmi qe i ve pikat mbi i. Te tjeret jane te gjithe maskarenj dhe nuk thone asnje fjale, si Berisha edhe Edi. Keta politikane maskarenj qe kemi ne shikojne vetem bythen e tyre dhe nuk punojne per kauzen shqiptare dhe per popullin shqiptar. Ti je i vetmi gjithashtu qe flet per diasporen shqiptare qe ka mall per atdheun dhe ndjek me vemendje cdo zhvillim atje, per te mos thene qe jane ata me djersen e tyre qe i mbajne gjalle ata te papune qe Berisha i ka braktisur ne Shqiperi dhe i do qe te lene vendin dhe te ikin ne emigracion. Shqiperia eshte katandisur 2 milion njerez sepse shumica po ikin nga qe nuk kane buke te ushqejne femijet ndersa gangsteret ne pushtet shiten dhe vodhen cdo pasuri qe un ngrit me djersen e atyre njerzve. Te lumte edhe nje here more Kreshnik djali qe lufton per shqiptaret ty dhe ata qe te ndjekin dhe kane patriotizem akoma ne venat e tyre.

    1. raimondi says:

      Shume mire Kreshnik, Bravo ! Je zemra jone

      –Porse per kete rast duhej te kishe bere nje proteste gjigande perballe
      ambasades Maqedone si dhe ti dergoje nje peticion proteste OSBE dhe BE ne Tirane ne lidhje me genocidin kulturor dhe fetar qe Maqedonia ushtron kunder shqiptareve te Maqedonise

      Dmth te sensibilizojme Europen per kete shtet xhuxh qe ndjek nje politke shoviniste ndaj shqiptareve

      Edhe per protesten qe bejne vellezerit tane ne Luginen e Presheves te behej ndonje proteste perballe amabsades serbe do ishte shume mire ..

      __Une mendoj se ju te AK duhet te jeni gjithmone sensitive kur behet fjale
      per shkeljen e te drejtave te Shqiptareve ne vendet fqinje ,ne menyre qe tu japim njerezve tane atje perkrahjen tone morale

      Mos bej priotesta per diplomat fallco te italianit –Ne lidhje me diplomat kerko qe Minsitria e Arsimit te jete prezente me perfaqsuesit e saj kur behet dorezimi i diplomave te studenteve , si dhe ne rastin kur jepen diploma fallco Universiteti te gjobohet apo ti merret licenca perkohesoisht etj masa te tilla adminsitrative

      Pra kerko qe te permiresohet kuadri ligjor ne lidhje me universitetet private ,
      jo direkt shkakrkim ministrit

      Me kupto drejt nuk me ruhet per ministrin, porse oponencen ta besh konstruktive dhe me pjekuri.

      ____Shume bukur e ke bere kete artikull – dhe nxito ne organizmin e Partise
      ne Gjithe Shqiperine , se duam qe ti te fitosh .
      Se vetem ti shpreh dhe mbron aspiratat tona per nje shtet shqiptar dinjiotz
      ku te jene perfshire gjithe trojet tona ne Ballkan

  2. Erioni says:

    KRESHNIK SPAHIU je shpresa dhe e ardhmja e te gjithe KOMBIT SHQIPETAR.
    te gjithe jemi te indenjuar ndaj situates aktule si ne Shkup ashtu edhe ne Preshev. i madh dhe i vogel eshte me ty dhe me ALEANCEN KUQEZI, ne cdo beteje qe na pret do e sfidojme te gjithe bashke

    1. erjon says:

      kreshnik ke emrin kreshnik ke bere te gjithe rinine shqipetare. je mit per te gjithe shqiptaret.

  3. elona says:

    Me pelqeu shkrimi juaj i nderuar z Kreshnik Spahiu…Te gjith per nje Shqiperi Etnike dhe te gjith te bashkuar per te arritur qellimin e te gjith shqipetareve te bashkuar gjithmon KUQ E ZI

  4. KlajDi says:

    Lindi edhe Nena Nje Djale per Shqiperine qe mendon per trojet e keti vendo e jo per te mbushur xhepat e veta sic kane bere Berisha e Fatosi….Qe as ja Vlen te Flasesh per ta pavaresisht posteve ku jane jane fundrrinat e keti Vendi.
    Kreshnik Do te keshe nje mbeshtetje Nga te gjithe njerezit besoj se ska njerez qe se duan vendin e tyre…Jemi perhere me ty Kreshnik Spahiu Do Na Keshe gjithmon Mbas Vetes sps e duam Shqiperine e duam Vendin tone.
    Pershendetje Nga KlajDi uroj qe rruga perpara te jete e tejmbushur me plehra ti pastrojme njeher e mire sot ne fillimet e nje fryme te re per shqiperine qe mos te kemi probleme me von.

  5. ROBERT PRIFTI says:

    Jan turr te tane verioret (dhe matane kufirit)per me nxanun ndonji vend na qeveri ,tuj formu do parti qe dalin si kepurdhat pas shiut,e ca te tjer bajne tifozllik si koqe kandari he me ta lumsha moj Shqipni!!!!!!Verioret “prijesa” ndersa jugu dhe “mesi” i Shqipnis i bie me kene “argatet” e “qehajallareve” te koheve moderne!!!!!!!

  6. erjoni says:

    Spahiu eshte elokuent ne te folur por protesta e djeshme ne maqedoni i ngjante nje proteste pro islamike sesa pro shqiptare ‘shihni thirrjet e protestuesve’dhe flamurin qe mbajne ne duar zoti spahiu,nuk ishte proteste proshqitaresh por pro islamit,mos ia ndryshoni qellimin e protestes,radikalizimi i islamit nga shqipfolesit ne maqedoni nuk ka te beje fare me kauzen tuaj zoti Spahiu nqs eshte vertete kauza juaj(keshtu vecse humbisni vlera)

    1. Ermal says:

      O erjone per ju dhe shume shqipfoles Greke dhe Sllav cdo shqiptare qe proteston per te drejtat e tyre universale eshte potencialishte Islamik ose terrorist. Per te gjith ju qe mendoni keshtu po te gjithe jemi terroriste por jemi terroriste te terrorizuar nga ju kristjanet. Feja eshte diqka personale dhe e barzvlefshme me te drejten e mendimit te gjithsecilit ne menyre te barabarte. A e degjuat reagimin e Erdoganit rreth krijimit te Shqiperise tone etnike. Une dhe shumica e popullit Shqiptare i jemi mirenjohes per kete reagim dhe zoterim te kombit te madh Turk per te na hequr qafe bishat e peodofilizmit kristjane ortodox sllav dhe grek nga Shqipnya. Faleminderit Erdogan, faleminderit Turqi.

  7. taulanti says:

    Kreshnik spahiu jeni shpresa e fundit e shqipetareve ,ne kete 100 vjetor te pavarsis ,per nje bashkim kombetar ,per nje shqiperi te bashkur.shqiperia behet me ju dhe ak z.kreshnik spahiu.

  8. valter says:

    Bravo Kreshnik, jemi me ty po vazhdo keshtu dhe fillo siç thote edhe nje komentues te jesh me konkret edhe brenda problemeve te perditshme me shqiptaret.

  9. keti says:

    Ky presion qe i behet shqiptareve ne rajon me trishton shume. Pse valle jane kaq te vuajtur bashkekombesit e mi? Do te doja shume te ndryshonte kjo situate dhe shpresoj qe AK te kete rolin e saj ne rregullimin e gjendjes. Me duket se AK eshte vetmja parti qe mendon per shqiptaret kudo qe ndodhen e jo vetem per votuesit brenda kufijve.

  10. etleva says:

    Maqedonasit me politiken e tyre shoviniste po cenojne integritetin dhe dinjitetin e shqiptareve, dhe politika shqiptare nuk po ben asgje per te mbrojtur vellezerit shqiptare ne Maqedoni.
    Urime zotit Spahiu qe po e ngre zerin per shqiptaret ne trevat etnike.

  11. Avni says:

    TE lumte ore KRESHNIK , shpresojme edhe se shpresat tona kane kohe qe veniten..,mos te jesh diku ne mjergull edhe ti me mjergullen qe mer te gjithe politikanet e ketij kombi.

  12. D s says:

    nuk eshte puna se shqiptaret jane tolerant dhe te urte dhe te edukuar etj etj,por problemi eshte se as ke patur dhe as ke force te matesh qofte dhe me sllavomaqedonasit e jo me me greke e serbe,dhe kjo ndodh sepse ideali i shqiptarit eshte paraja per te cilen shqiptaret shesin nene e babe e jo me atdheun dhe tjetra eshte qe nuk na bashkon e njejta fe,keshtu ka qene keshtu eshte e keshtu do mbetet ,inferiore ndaj vendeve fqinje pa limit

  13. Komb Fatkeq dhe i asimiluar. says:

    Ka Shqiptare, por ka edhe Shqipfoles. Spahi Turkoshaku ben pjese te keta te fundit, bashke me Sali Berishen i cili e beri me Parti. Kane edhe ata muxhahedinet e Maqedonise me vete! Nuk eshte surprize kjo, duke pasur parasysh qe Turkoshaket e Maqedonise ne masen 90%, mbeshtesin Sali Berishen me gjak nga Anadolli. E tha edhe vete Sala kur shkoi te baba Tahipi per vizite.

  14. Asgaard says:

    Po pse ndalohesh me kaq o zotni, sepse je dhe gjykates. Perse, duhet ti thuhet Europes, nuk u la Kosova te MBRONTE pavarsine e saj kur e shpalli ne 1990 ? Perse duhet te mbrojme nje pavarsi te imponuar nga nderkombetaret ne nje gjykate te kontrolluar nga po ata qe e draftuan kushtetuten qe kemi pasi u be nje lufte qe na preu te gjitheve? Perse edhe me kete kushtetute ku sic thane parlamentaret Gjermane u jep pakicave te drejta qe nuk i ka asnje shtet ne bote per pakicat e veta po vazhdon ky farsitet ?
    Ta dijne nderkombetaret se sot nuk jemi ne 1878, sot jemi ne nje kohe qe lajmi fluturon, jemi ne nje kohe ku ka me qindra e mijera trupa e eksperte qe rrijne ne shqiperi, dhe me shume se sa punojne ketu tek ne, jetojne, dhe madje jetojne mire. Cfare kane shkruar keto njerez per ne ? Kush po e ben sulmin ? Kush eshte nacionalisti me i semur ? Kush e ka ushtrine me te madhe sot ne Ballkan ? Etj etj
    Nese kesaj here komuniteti nderkombetar e len shqiperine ne balte, do ishte dhe fundi i ketij komuniteti dhe i gjithe rendit boteror, do hapte dyert per nje lufte te re, e nese ai eshte plani, ateher ekonomia dhe mekanizmat per ta mbajtur shoqerine nen kontroll ne perendim paska shkuar per lesh, dhe alternativa e fundit mbetet lufta, e mesaduket dikush kete e din shume mire, jo vetem Serbia, por dhe Bullgaria, analistet e te ciles shpallen haptas javen qe shkoi qe Shqiperia do jete faktor i nje lufte qe “brenda 30 minutash do thithi gjithe fuqite me te medha ne rrajon, dhe me pas ato nderkombetare”. Elitat, te paafta per te kontrolluar me shoqerite e tyre kerkojne nje konflikt te ri, dhe kush me mire se sa Shqiperia ne 100 vjetorin e saj, ne nje periudhe kaosi politik por gjithsesi progresi te pergjithshem(imagjino cmund te bejme me klase politike tamam) dhe duke ju rritur rendesia ne rrajon per tu bere kurban ne kete konflikt.

    Duhet folur haptasi kudo me gjuhe te ndryshme te informohen njerezit se ky eshte nje skenar i pergatitur nga forcat e UDB-se, dhe nga nje grup terorist nderkombetar te kryesuar nga Karla Del Ponte, Dmitry Rogozin, Klani i Zemunit, Dick Marty, mafje te ndryshme nderkombetare dhe Breivika te ndryshem te etur per gjak dhe lufte.

    1. E Verteta says:

      O zoteri, Shqiperia nuk ka takat qe te fshij as qurret e saj, e jo me ti futet sherrit ne Ballkan! Apo shikon pallatet dhe bizneset e drogaxhinjve, dhe llogarite bankare te politikaneve te korruptuar Shqiptar qe ngasin makina te vjedhura, te cilat perendimi po te doje, i shumezon me zero qe neser me nje te rene te lapsit. Zgjohuni o njerez dhe flisni kot, sepse po plasi lufta ne Ballkan, te jeni te bindur se nuk do te kete me Shqiperi.

  15. Cakalli7 says:

    ku ishte ajo dite qe polli kreshnik spahine qe ti shpetoje, ky osh krishti (pthu pthu) i shqiptareve

  16. dua says:

    ato protesta ishin turp per te gjith shqiptaret, me parulla te shkruajtura arabisht. me bene te mendoja qe maqedonasit kane te drejte. po me mire te mendoj se ata sjane shqiptar. po mir ne po merakosemi per te drejtat e shqiptareve apo te arabve. se une spo e kuptoj.

  17. Bravo Z.Spahiu , nje ze qe i jep dinjitet ceshtjes shqiptare ! shqiptaret mund te kene fe te ndryshme, dialekte,apo dhe kufij te ndryshem po nuk diskutohet qe jane te gjithe 1, ne idene qe shqiptaret tani duhet te bashkohen ne flamurin e tyre kuq e zi ! sigurisht qe nje pakic e paperfillshme qe flasin shqip bejn gam-gam pro greqise apo sllaveve.

  18. qytetari says:

    Ik mor dallkauk !

  19. ''evgjitngrenesi'' says:

    zoti spahiu duhet ta ngrini me shume zerin edhe kunder qeverise antishqiptare te sali berishes.zgjidhja e vetme perfundimtare eshte nje shtet i bashkuar shqiptar sipas dogmes ‘feja e shqiptarit eshte shqiptaria”.elementet fetare myslimane apo te krishtere qe bejne lojen greko-serbe duhen goditur.kombi shqiptar eshte mbifetar.ne sjemi as greke,as serbe,as pakistaneze,qe jane kombe artificiale ,te ngjizur nga popuj te ndryshem qe i bashkon vetem feja e imponuar.ne jemi nje shkalle me lart ,jemi SHQIPTARE.kur ne te ndergjegjesohemi per kete dhe te mos biem pre e lojes greko-serbe -arabe gjerat ne ballkan do te kene ndryshuar ne favorin tone.

    1. tourkofagos says:

      evgjito/korrako mos duhet te ngreje me shume marmiden turkoshaku Spahiu,qe te shikoni ju pakez drite……!!

    2. bazarxhevap says:

      Duhen goditur elementet Islamike, sepse eshte nje fe e importuar e cila e asimiloi dhe tjetersoi kombin Shqiptare kur ai ishte i krishtere. Skenderbeu dhe historia e Arberise, eshte nje detaj qe nuk duhet mohuar kurre, sepse ata mbrojten identitetin Europian dhe ate autokton Shqiptar ndaj asimilimit dhe sketerres Turke! Ate qe nuk e besojne kete, jane bas..tarde te mbetur ne Ballkan me gjak Turku, por kurre Shqiptare te vertete. Ateizmat nuk vlejne ne vlerat dhe prejardhjen e nje populli nderkohe qe vendet fqinje e mbrojne me force fene dhe prejardhjen e tyre.

      Perse Serbet i mbrojne me force dhe shpirt kishat e tyre?? Perse ne ketu duhet qe te mbrojme hoxhen qe pellet ne xhami arabisht, nderkohe qe ai nuk ka te beje fare me Shqiperine? Si mundet qe tu mbushim mendjen ne Europianeve qe jemi autoktone Shqiptare, kur ne Maqedoni dalin me flamuj Arabisht dhe parrulla ALLAHU AKBAR a ku ta di une se cfare??

      Jo ore zoterinj, ky vend ka nje problem te madh identiteti, dhe kjo vjen per nje arsye shume te thjeshte. Ky vend eshte asimiluar nga kolonet Turq dhe pjellet e tyre, te cileve ju intereson qe te bejne Shqiptarin. E hidhur por e vertete kjo. Prandaj edhe ketu ne ballkan, feja ka rendesi, bile shume rendesi per te kthyer Shqiperine te pakten ne identitet, ne te kundert jemi te gjithe te humbur ashtu si kemi qene deri me sot.

      1. tourkofagos says:

        sakt,por hajde e mbushu koken turkoshqipfolesve ketu ne forum[zike farfalla,plaku,rrahimondi,hajriu,edy usa,tirronci lugat,etj,etj,…..] se Albanistani nuk ka problem identiteti si komb,fe e kulture!!
        akoma ecet me thenien qesharake/mashtruese te bastardit enver hoxha se;feja e shqipfolesve eshte shqiptaria!!!!
        po te ishte keshtu,pas vdekjes shqipfolesit do te vendosnin simbolin shqiptar e jo gjysmehenen turke……fatale!!!!

      2. Ermal says:

        O Gayreek i ndyre keni per ta paguar shtrejte keto sjellje barbare qe keni shkaktuar kundrjete Shqiptarve qe pas renies se perandorise automane. Deshet apo nuk deshet ju gjakpires peodofila greke Shqiperia Etnike do behet. Keni per ta pare reagimin e Turqise ne kete dekade.

  20. perspektiva says:

    E arthmja e Shqiperise jane figurat e reja ne politike,jo te infektuarit prej komunizmit dhe komunistave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje