Shehi: Partia e Topit do marrë vota nga Berisha

5 Maj 2012, 10:29Politika TEMA

Kryetari i Partisë Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” është shprehur për FRD, se partia e re e krijuar një javë më parë si e qendrës së djathtë, do marrë vota nga PD.

Përsa i përket mundësisë së një koalicioni mes LZHK e Fryma e Re Demokratike, që drejtohet nga Gazmend Oketa, por që gjithnjë cilësohet si partia e Topit, ai ka deklaruar se gjithçka do shihet në zhvillim e sipër, duke preferuar të presë.

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi nënvizoi se Presidenti i Republikës duhet të zgjidhet vetëm me konsensusin e palëve politike dhe përjashton në mënyrë kategorike mundësinë e zgjedhjes së një presidenti nga një palë dhe që të jetë produkt i shumicës së thjeshtë prej 71 votash.

15 komente në “Shehi: Partia e Topit do marrë vota nga Berisha”

  1. Lex Rex says:

    Dridhe Dash Shehi dridhe: nje vit me pare i le fushe te lire Lul Bashes sepse shpresoje qe Berisha te te bente Kryetar te Kontrollit te Shtetit. Tani mund te thuash c’te duash.

    1. e verteta says:

      kisha respekt per figuren e Shehit, po eshte e vertete qe nuk u fut si kandidature per kryebashkiak se digjte lulezo luleza ime luli-o, duke ndihmuar keshtu kryeministrin ne detyre, kundrejt nje shperblimi familjar. Te gjithe e dredhin.

  2. brace says:

    Z Dashamir SHehu gabon rende,po te thuash se partia e re FRD,i merr votat pk qe drejtohet nga komunisti tropojane,te gjithe te zhgenjyerit,e te mashtruerit nga komunisti i vicidolit do te largohen,ashtu sic je larguar ti i pari,e shume te tjere si puna e jote.Demokratet e vertete do ti bashkohen FRD,e cila ne gjirin e saje ka intelektualet,e njerzit e vertete,me komunistin diktator te vicidolit,do te mbesin vetem pjedha e kriminelve,spiunve,mashtruesve,e komunistve,hajdute e vrases,prandaje Z Dashamir edhe ti je Demokrate i vertete,ofendon veten,po te shprehesh keshtu,partia e Z Bamir Topit,e AK do te jene partite qe do te vendosin fatin e kombit shqiptare kudo qe ndollen.Komunistat,spiujte e fundrrinat do te thyejne qafen njihere e pergjithmone,do shpetojme edhe ne,jemi te fundit e rajonit.

  3. shkodrani says:

    Presidenti nga populli o DASH SHEHI,…si tironc i vjeter bon mir me propozu AGIM FAGUN njeriun ma te ndershem qe kam njoft…..Ka sa te dush edhe figura te tjera te pastra qe mund ta perfaqsojn popullin dhe te jete mbi palet,por mu me pelqen vetem ky.

    1. arjani says:

      Pikes i ke rene o mik.

  4. roland says:

    ky mbetet fytyre e fisme

  5. beni says:

    Politika shqiptare ka ne dore nje testim te madh, me rastin e zgjedhjes se presidentit, te nxjerrin burrat me politikan partia socialiste dhe partia demokratike ne votim per president por qe ti lihet popullit te votoje dhe perballe tyre te nxjerrin qenin e Franceskes dhe do te shohim se kush do te fitoje.

  6. Brahim says:

    Dash Shehi Eshte nder te vetmit politikan qe ka integritet.E pse mos te jete ky Presidenti i Yne.

    1. inf says:

      Mire e kie o brahim
      po ky dashua duhet te heki niher pijen se eshte kampion i viskit me akull e koka Kola,kshu qe dashi nuk ka gjaca se eshte pijanuk o brahimo ,jam per Agim Fagun ai eshte nji Albanez me Vlera dhe me rrenje.

  7. Atdhetar says:

    Evropa nuk duhet ne asnje menyre te lejoje Berishen te vendose per presidentin, nese kjo ndodh, Shqiperia nuk mundet te quhet Shtet demokratik. Sala, nese do lejohet te zgjedhe ai vete presidentin, me pas do vendose sipas deshires, edhe per Prokurorin e Pergjithshem, edhe per SHISH, edhe per Kryetarin e Gjykates se Larte dhe per te gjithe “komandot” e tjere qe do jene nen urdherat e tij, pas kesaj na rrofte Shqiperia demokratike me ne krye komunistin Berisha, Sghqiperia do te jete nje “Korea e Veriut” numer dy. Nese shqiptaret do ta lejojne kete, do te jete turp per cdo shqiptar. Shqiptaret duhet te marrin vete ne dore fatin e Shqiperise. Mendoj se ky moment ka ardhur me Dy partite e reja,KQ dhe Paria FRD. Per ta shpetuar Shqiperine votast duhet tu jepen ketyre dy partive, ky eshte shansi i shume pritur per Shqiperine.

  8. kelmendasi says:

    Une e kam lexue te plote intervisten e D.Shehut ne nje gazete tjeter dhe thote se partija e Topit nuk do te kete peshe fare.Shehu thote se presidentet pas mandatit bejne fondacione dhe jo parti.
    Per koalicion ka thene se nuk do beje me kete parti.Ribotojeni ju intervisten dhe shifeni cfare ka thane

  9. sugjeronjesi says:

    Dasho Shehit ja admiroj idete,vetem ne nje e dhjeu,kur tha xhamia e re ne Tirane te kete arkitekturen e vjeter,jo te rene bashkekohoren.
    Ore zontnia Shehi ti je mysliman, je i konvertuar o je origjinal ardhur nga tyrqia o azia? po shko ore atje ku jane xhamite origjinale qofse nuk je i konvertum.

  10. katunari says:

    Ky eshte prototipi i legenit.

  11. dritani says:

    E drodhi ky! Ka te drejte “kelmendasi”
    Pyetja eshte ke interviste ka dhene esell…Megjithese duke qene se ne 24 ore 16 eshte dejshem, 8 ne gjume, duhet marre per baze thenia dejshem dhe jo esell!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje