Në kulmin e debatit mes qeverisë dhe presidencës për ligjshmërinë e emërimit te një anëtari të KLD, ardhur prej gjyqësorit në postin e zëvendëskryetarit, ndërhyn një zë i njohur i jurisprudencës në Britaninë e Madhe.
Bashkëshortja e ish-kryeministrit Tony Blair, avokatja Cherie Blair shprehet se numri 2 i KLD duhet të jetë larg ndikimit të ekzekutivit, çka e zhvendos balancën e së drejtës në debat, në krah të presidentit. “Administrata gjyqësore nuk duhet përdorur për të ndërhyrë në vendimmarrje të gjyqtareve. Zëvendëskryetari i KLD duhet të jetë i pavarur dhe larg ndikimit të qeverisë. Përzgjedhja e gjyqtarëve nuk duhet të jetë politike, sepse kjo e minon sistemin. Në Shqipëri, pavarësia në emërimet në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese nuk është ende e garantuar”, ka thëne Blair. Avokatja Blair shtoi se korrupsioni në gjyqësor e rrezikon integrimin e vendit në BE, dhe ajo i referohet sondazhit ku 2/3 e shqiptareve nuk kanë besim të gjykatat. Ndërsa anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Nuni, gjatë një diskutimi për reformën në gjyqësor tha se nuk duhen miratuar ligje për hir të kompromisit. Gjyqtari shqiptar në Strasburg, Ledio Bianku, duke u ndalur në debatin publik mbi kontrollin e gjykatave, pohoi përmes një anekdote se në të kundërt sistemi do zhytej në abuzim./vizionplus
Berisha takon Blair: Kemi bërë hapa në forcimin e shtetit ligjor
Kryeministri Berisha priti në një takim, zonjën Cherie Blair, e cila po zhvillon një vizitë në Shqipëri, e ftuar në konferencën me temë “Reforma në Gjyqësor si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE”.
“Kryeministri Berisha, duke i uruar mirëseardhjen znj. Blair, u shpreh se ajo mirëpritet me dashuri nga të gjithë shqiptarët, të cilët kujtojnë gjithashtu me mirënjohje angazhimin e fortë të bashkëshortit të saj, ish kryeministrit britanik Tony Blair, për çështjen e drejtë të Kosovës dhe pavarësinë e saj.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e saj të njohur në fushën e drejtësisë, si dhe angazhimet përmes fondacionit të saj, në çështje sociale. Kryeministri Berisha e njohu zonjën Blair me reformat themelore që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe në Shqipëri, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në hapat e bërë për reformimin e sistemit të drejtësisë, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, etj.. Në këtë kuadër, Kryeministri theksoi angazhimin e palëkundur të mazhorancës për heqjen sa më parë të imunitetit për zyrtarët e lartë dhe ata të zgjedhur, si dhe gjyqtarët, si një masë themelore, e cila kontribuon në forcimin e shtetit të së drejtës,” thuhet në një njoftim të kryeministrisë.
O TEMA VENDOSNI ESHTE E MIRE APO E KEQE KJO ZONJA SEPSE PO U LEXOJ DHE NJE ARTIKULL NUK PERPUTHET FARE ME TJETRIN.
Zonja Blair, eshte as mish as peshk si 99% e botes qe nuk ju rruhet fare per Shqiperine. Ka ardhur te marre 2 pare Lek dhe te kthehet andej nga ka ardhur. Si perfundim po mundohet ta laje M… me Sh…, po i ka hedhur dhe pak uje kesaj rradhe.
Anglia me Amerien na lene ne regjimin komunist te Ever Hoxhes me maeveshje diten antikomunist naten bashkpunim.
http://www.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2010-00978&ln=Lng1&uni=20120504211213133615873372007200
Lexojeni ju lutem.http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan/html
Deri tani ndihëma nga Anglia për shqipërin dhe popullin tonë ka qënë më pak se zero kur do na ndihmoni?