Një i burgosur në burgun 325 në Tiranë ka tentuar që të vrasë veten, pasi autoritetet e burgut nuk e kanë lejuar atë që të ishte prezent në varrimin e të atit.
Hasan Demiraj, 35 vjeç, kishte kërkuar leje për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të atit, por duke qenë se nuk është lejuar, në gjendje të rëndë shpirtërore ka tentuar të hidhet nga një lartësi tre metra.
Demiraj është neutralizuar nga gardianët, por në të tilla raste zakonisht të burgosururve u jepet leje.
Për më tepër që ai ishte dënuar vetëm me tre vjet burg për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe nuk paraqet ndonjë rrezik të madh për shoqërinë, nëse do të ishte lënë i lirë për një ditë.
po nuk dhe lek ska leje mos te zent me keta..
Burgjet jane mbushur me te varfer. Ata qe kane lek shkojne ku te duan dhe kur te duan. Sidomos per zgjedhje.
po jan kriminela e shkuar kriminelave ne amerik e kur vjen puna per vdekjet e pjesetareve te familjes u jepet e drejta per varrim dhe shoqerohen nga policia,,po keta qurravecat ne shqiperi jan te zgjuar dhe te rrept ca thua
S’do kete dhene para i shkreti . Po humanizmi i drejtuesve te burgut ku eshte , pse perdorni dy standarte? Sinqerisht me vjen keq per kete djale , te pakten nje dore dhe’ per ate qe i beri koken do ishte shuuuume me njerezore.
Pune paresh eshte dhe nuk e luan as topi. Eshte nje afere goxha e madhe ne duart e drejtorise se burgjeve
Kol Tivarit
Leje ne Amerike per varrime? Mos mashtro se Amerika asht e madhe ka 3 milion te burgosur nje ne 100 vete asht ne burg ne amerike e ba me dhane leje duhet dyfishi i policise.Se dyti mund te jeshe nga Florida e te kete vendose gjykata te vuash denimin ne Kolorado qe asht 4 apo 5 mije kilometra larg.
Gjykatat amerikane japin edhe denime qe per gjithe jeten te mos takosh njeri as te burgosur.
Burgjet ndershojne ka burgje te tmershme dhe gjykatesi vendos te vuash pikrisht ne te.Standarti i burgjeve ne Amerike ndershon shume nga njeri tjetri.Burgjet ne amerike nuk jane si ne Suedi me pishine,palester me dy dhoma per te burgosur ku mund te flene aty 2 apo 3 nete familiaret qe shkojne ne takim.
Ke nje stacion televiziv qe jep jeten ne burg Amerike shife asht nje tmerr dhe pasiguri qe te vret i burgosuri per hic gja, zihen coptohen.
Ne takim i cojne te lidhur me zixhire te trashe per brezit e ne kembe ose duar me pranga.Shife e fol.
or kole eshte “jail” ai qe flet ti, do te thote para se te marresh denimin. Pasi merr denimin shkon ne prison, anyway…..
@amir
Kola ka të drejtë. Në Amerikë, vetëm humanizëm nuk ka. Jo vetëm në burgje, por as në jetën e lirë. Ai që beson (apo mendon) se Amerika ka një sistem ligjor apo strukturë shoqërore bazuar në dinjitet njerëzor, ose nuk i ka rënë ende rasti ta provojë vetë (edhepse mund të jetojë në Amerikë) ose është i mashtruar nga propaganda, vegla më e mirë e së cilës është Holywood.