Votimi për presidentin në Shqipëri në korrik duhet të bëhet qetësisht, pa një përsëritje të dhunës së vitit të shkuar për manipulimet zgjedhore, nëse duhet të ketë progres të vendit në ofertën për tu bashkuar me BE-në, tha të enjten një zyrtar i bllokut.
“2012-a ofron një dritare me mundësi për Shqipërinë për të bërë një hap në procesin e integrimit,” tha Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fyle, përpara gazetarëve, para se të fliste në parlamentin shqiptar, aty ku pritet të bëhet votimi për presidentin.
Bashkimi Europian dy herë gjatë dy viteve të shkuara ka thënë se vendi i varfër ballkanik nuk është gati për tu bërë kandidat zyrtar për anëtarësimin, duke e vendosur Shqipërinë pas fqinjëve të saj, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë në radhën për tu bashkuar.
Fyle u tha ligjvënësve se vendi duhet të tregojë progres në 12 fusha kritike që variojnë nga vendosja e një demokracie të plotë dhe funksionale e deri tek lufta kundër krimit dhe korrupsionit.
Qeveria dhe opozita shqiptare arritën një marrëveshje në fund të vitit të shkuar për të reformuar ligjin zgjedhor dhe procedurat parlamentare pasi Partia Socialiste në opozitë akuzoi Partinë Demokratike në pushtet se kishte manipuluar votat në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Demonstratat e shumta të opozitës në lidhje me votën u kthyen në të dhunshme në janar të vitit të shkuar dhe katër protestues u qëlluan për vdekje nga forcat e sigurisë. Dy pjesëtarë të forcave të sigurisë janë akuzuar për vrasje.
Por partitë tani kanë rënë dakord për reformat, duke ngritur perspektivën e një sfide për zgjedhjen e presidentit të ri nga parlamenti kur Bamir Topi të zëvendësohet në korrik. Përplasjet e brendshme politike kanë shtyrë reformat.
“Sinqerisht shpresoj që ju do jeni në gjendje të ruani atmosferën aktuale konstruktive për zhvillimin e qetë të votimit për presidentin,” i tha Fyle parlamentit.
Ai tha se është e rëndësishme të “hidhet dritë e plotë” mbi dhunën e janarit të vitit të shkuar “përmes një procesi gjyqësor të besueshëm dhe të lirë nga ndërhyrjet politike”.
“Nuk ka kohë për të humbur dhe Shqipëria duhet të fokusohet në përcjelljen e rezultateve konkrete veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Pas fjalimit, ligjvënësit miratuan një ligj për krijimin e gjykatave administrative, që ishte shtyrë prej më shumë se dy vitesh për shkak të grindjeve politike.
Po pse kur ka patur ndonje here zgjedhje pa dhume ne Shqiperi?!!!
jane ne vete keta, apo i marrin parate kot fare!
Mjere ne cilet avokat kemi ne Europe!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html
Jeni të sigurtë Z.Fyle që në sallë kishte deputetë që dëgjojnë nga ai vesh?
TE MUSHME E KE O FYLE
Ti Fyle je me fyell nga sa mendohej. Pa u zhdukur nga faqja e dheut vucidol vucidolovici & co nuk ben perpara ai vend o Fyle fyelli….
Kryeministri Bërisha e pelçen shum pjeshken,adhe un e pelçej shum!
Shanojeni kyt zoti Fule!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/adhe-un-e-pelcej-shum-pjeshken.html
Hiokrit i rendomte.Le te ishin vrare patriotet e tu dhe le te flisje ti keshtu sic flet,nga bytha… Verini gishtin vrasesit nje here pastaj merremi vesh per te tjerat… Flet me vetedije perballe nje k/ministri qe k/prokuroren e quajti “lavire” dhe presidentin “horr” dhe thua “një proces gjyqësor të besueshëm dhe të lirë nga ndërhyrjet politike”. Dhe te mendosh qe keni vite qe po ju trashet zverku nga drekat e darkat te cilat i paguan ai popull i mjere…Mallkuar…mallkuar…mallkuar.
Sa te jete komunisti,diktatori nga vicidoli,ska pase,e ska per te pase zgjedhje te lira,e Demokraci ne vendin tone,nga ky palaco komuniste,i cili shquhet per vjedhje,placiktje te pasurise kombetare,vrasje barbare.Kto jane tiparet e tija,ky seshte gje tjeter vecse,jashteqitja e kombit,fajet i ka opozita e cila eshte bere pale,me kyte barbare.
Shqipëria dhe vrasjet bëjn pjes në historin e saj.E filloi Turku,Italia,gjermania,Enveri,Fino,Berisha.
Shikoni si fryet si palloi ose fazani para se ta hapi bishtin vetem fytyren e ka si skifteri.
kur mendohet te futemi dhe ne ne bashkimin evropian? Po nuk ran dakord per zgjedhjen e presidentit nuk kemi asnji gje ne teresi.Shpresoj qe she ne do futemi sa me shpejt kshu te pakten mund te jetojm ku te duam.