Pse liria e medias i bën shoqëritë më të shëndetshme

3 Maj 2012, 11:41Politika TEMA

Nga Aleksandër A. Arvizu

Ambasador i SHBA

 

Informacioni është pushtet. Pak njerëz mund të përballojnë jetesën, t’iu kërkojnë llogari qeverive të tyre, dhe të edukojnë fëmijët pa një rrjedhë të shëndetshme e të lirë informacioni. Qytetarët kanë nevojë për lajme të sakta, në kohë, si dhe të pavarura të cilave mund t’iu besojnë. E njëjta gjë mund të thuhet për bizneset dhe tregjet. Po kështu edhe qeveritë.

Liria e medias i mban shoqëritë dhe ekonomitë të gjalla, energjike dhe të shëndetshme. Kur ndërpritet rrjedha e lirë e lajmeve dhe informacionit, individët vuajnë. Shoqëritë vuajnë. Ekonomitë vuajnë.

Megjithatë, teksa njerëzit anembanë botës nderuan Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, organizuar nga UNESCO në Tuniz këtë vit, kërcënimet kundër gazetarëve vijnë duke u rritur. Deri dhjetorin e shkuar, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve numëronte 179 gazetarë në burgje anekënd botës. Dhe gazetarët vazhdojnë të kërcënohen, të sulmohen, të zhduken, apo të vriten sepse përpiqen të raportojnë lajmet.

Gjatë vitit të kaluar, bota ishte dëshmitare si e premtimit ashtu edhe rrezikut ndaj një shtypi të lirë. Kudo në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, gazetarët, blogerat, regjisorët, dhe analistët u bënë kronikanë të protestave që rrokën të gjithë rajonin, ndërkohë që disa qytetarë, të armatosur me asgjë tjetër veç telefonave celularë, rrezikuan jetën për të ngarkuar të vërtetën – me tekst, Twitter, and piksel.

Duke bërë këtë, po ushtronin një liri themelore të shenjtëruar në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila deklaron: “Cilido ka të drejtën ndaj lirisë së mendimit dhe shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të pasur mendime pa ndërhyrje prej ndokujt si dhe për të kërkuar, marrë dhe përcjellë informacion dhe ide nëpërmjet çfarëdolloj media dhe pavarësisht prej kufijve.”

Megjithatë, tepër qeveri përpiqen të censurojnë median, drejtpërdrejt apo tërthorazi. Shumë gazetarëve investigues po u mbyllet goja, shumë prej tyre sepse ekspozojnë korrupsionin – në nivele të qeverisjes vendore, shtetërore, and kombëtare. Shumë sulme e vrasje të gazetarëve mbeten pa u ndëshkuar.

Në Shqipëri, panorama ka qenë e përzier. Nga ana pozitive, u pa përparim në miratimin e legjislacionit të rëndësishëm për shpifjen në muajin shkurt. Ky ishte një hap i vërtetë përpara.

Megjithatë, nga ana tjetër, Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për Të Drejtat e Njeriut vërente një numër fushash që kanë nevojë për përmirësim, duke vënë në dukje: “…Media ishte aktive dhe në masë të gjerë e pakufizuar; megjithatë, pati raste presioni politik të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi median, përfshirë kërcënime ndaj gazetarëve. Në disa raste presioni politik dhe mungesa e fondeve kufizuan median e shkruar të pavarur, dhe gazetarët raportuan se kishin ushtruar gjerësisht vetëcensurë…”

Më tej raporti vëren, “Vazhduan forma të ndryshme të kanosjes ndaj medias. Gazetarët vazhduan të ankoheshin se botuesit dhe redaktorët censuronin punën e tyre, drejtpërdrejt ose tërthorazi në përgjigje të presioneve politike apo të biznesit. Shumë gazetarë u ankuan se mungesa e kontratave të punës për ta shpesh pengonte mundësinë e tyre për të raportuar në mënyrë objektive.”

Ambasada e SHBA në Tiranë shpreson që të gjithë aktorët – parlamenti shqiptar, organizatat e medias, si dhe vetë gazetarët – do të ecin përpara me një përpjekje të përbashkët për të kryer ndryshimet e duhura që do të çojnë përpara lirinë e medias në Shqipëri. E ardhmja e drejtë e Shqipërisë në Bashkimin Europian varet nga një media e fortë dhe e pavarur.

Nevoja e Shqipërisë për të luftuar për një shtyp të fortë dhe të pavarur nuk është e izoluar. Anembanë botës, liritë e medias janë gërryer. Në disa raste, nuk janë vetëm qeveritë që sulmojnë, kanosin, dhe kërcënojnë gazetarët. Janë edhe kriminelët – kartelet e drogës – terroristët apo fraksionet politike.

Kur gazetarët kërcënohen, sulmohen, burgosen, apo zhduken, gazetarët e tjerë vetëcensurohen. Nuk raportojnë më lajmet. Ulin tonet e lajmeve. Lënë hollësi pa përmendur. Burimet nuk i ndihmojnë më. Redaktorët hezitojnë të botojnë artikuj. Vendin e së vërtetës e zë frika. Të gjitha shoqëritë tona vuajnë.

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjitha qeverive që të ndërmarrin hapat e nevojshme për të krijuar hapësirë që gazetarët e pavarur të bëjnë punën e tyre pa frikë nga dhuna apo përndjekja. Përshëndesim në veçanti ata gazetarë, blogera dhe qytetarë të guximshëm që kanë sakrifikuar jetën, shëndetin, apo lirinë e tyre me qëllim që të tjerët të mësonin të vërtetën. Po ashtu, nderojmë rolin e medias së lirë dhe të pavarur për të krijuar demokraci të qëndrueshme dhe shoqëri të hapura e të shëndetshme.

31 komente në “Pse liria e medias i bën shoqëritë më të shëndetshme”

  1. elinor says:

    Ik e tregoja sali shpellarit se ne e dime kete gje!!

  2. Co mer kshu? I kapi t’gjith editorialo-mania? E di Lymi se kush e ka fajin per ket. Osht ai i Gjati qi e filloi ket pune. Zotnise Arvizu duhet me i shpjegue qe Doktori ka dhon mundsi me shkrujt ca me ju dash qejfi, po mir osht mos me u perzie direkt te punt e Doktorit.

  3. Rita says:

    Mire dakort o Ambasadori Amerika, po sikur ti thoshe vete i pari ca gjera me troc, dhe pastaj tia kerkoje medias, sikur te hidhje vete hapin e pare jo me fjale po me vepra per median e lire??????

    Ja kaq kisha
    Fjalet jane shkruar bukur dhe e dime se per cfare kemi nevoje problemi eshte se sna degjon njeri po juve po

  4. anticensurë says:

    çdo vit amerikanët si shtet dhe nëpërmjet ambassdorëve të tyre “propagandojnë të drejtat e njeriut” brënda tyre dhe shtypin e lirë!me kaq mbaron!një ditë propagandë dhe një vit gëzimi i të qënit shteti më demokratik pavarsisht se demokratik duhet futur në thonjëza!për të mos komentuar më shumë po sjell vetëm një fakt të shkruar nga tema!të cilin mund ta lidhni fare mirë me shqipërinë tonë për ti dhënë përgjigje shummë pyetjeve!jo vetëm për amerikën!!
    “Media perëndimore kryqëzon vëllain azer të Berishës, ne u stërvitim trupat komando 2 Maj, 2012 | TemA
    Por sipas Spiegel, janë amerikanët që po mbyllin një sy dhe ndoshta shkak për këtë është një marrëveshje armësh e shkurtit 2012 mes Izraelit dhe Azerbajxhanit me vlerë 1.6 miliard dollarë. Po ashtu mendohet se bazat ajrore të Azerbajxhanit mund të përdoren nga Izraeli për të sulmuar Iranin. Për këtë arsye po mbyllet një sy ndaj një regjimi represiv.”!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  5. Asgard says:

    Liria e medias i bene me lehtesisht te kontrollueshme sepse njerizit kujtojne se ka me te vertete liri, krijohet nje iluzion se po ka progres ne ndonje drejtim, por fakti eshte qe kudo ka hypur LLUMI dhe MAFIA, pa asnje perjashtim.
    Keni me shekuj qe ju te gjithe ne Evrope dhe ju te tjeret ne Amerike qe beni sehir dhe lejoni kete maskarade te vazhdoje beni lufte te paepur per te c’rrenjosur cdo tradite nga populli Shqiptar e per ta kontrolluar ate.

  6. BJORN says:

    Shko tregoja burrit tend te shtetit, o ambasador i vetes tende se USA muk je.
    Po si vepruat ju ambasador me gazeten Shekulli,kjo eshte liria juaj

  7. ajdin says:

    Te dashur lexus;Arvezu Ab.SHBA.turpe ky njeri nuk eshte amerikan,ky eshte Afrikan.KY njeri eshte kundra politikes amerikane.Ky njeri eshte matrapez. Ky njeri vrases.Ky njeri eshte antishqiptar.Ky njeri eshte vrasesi i 21 janarit. ky eshte kundra amerikes.PO ky eshte kundra njerzimit.ky eshte vetem per interesat e veta.ky eshte fashiste mos ja veni per kusur,na ka mbire ne luge.TURPE PER ADMINISTRATEN AMERIKANE.NE shqiptaret kemi durim nuk do themi POSHTE AMERIKA por kujdes u themi se ne shqipri po na detyron ky maskara. Nuk kemi fole me perpara,po njeri po na detyron.

    1. daku says:

      a e di sa i rruhet SQETLLA amerikes,se ca do themi ne,o ajdin.BOSI ngel BOS

  8. ajdin says:

    E shoh ne telivizion se ARvezu qenka per lirin e shtypit; Ne kemi pasur ab.amerika nuk kemi folur pse tani flasim? KJo do te thote se ai eshte antishqiptarESHTE PREJ AFRIKE.

    1. Ben Chicago says:

      Po cfare tiu bej Amerika juve more trushpelare komuniste,ju e keni mendjen tek Enveri,dhe bijte e bllokut akoma,demokracia vjen me ndryshim mentaliteti ne fillim,por pas 50 vjeteve komunizem duhet vite te ndryshoni.

      1. fule says:

        Ke shume te drejte Ramkary, komunistet jane armiku i lirise se shtypit. Lufta e Sali Berishes kunder shtypit e verteton kete, djegje, zhdukje, vrasje, gjyqe, s’ka lene gje pa bere.

  9. racionali says:

    Zoti ambasador,e gjithe kjo ligjerate qe mbajtet vlen per auditorin e nje universiteti dhe jo ne kushtet konkrete te shqiperise.A e dini se sa media (gazeta televisione etj jane kunder qeverise ????? A ju pelqen fakti se thote kryeministri se eshte hequr ndjekja penale kunder gazetarve !!!!!!!!Po cfare i duhet ndjekja penale Saliut , pasi i ka shkaterruar dhe asfiksuar te gjitha mediat kundershtare.Lereni teorine zoti ambasador dhe shikoni terrenin vete, dhe raportin e Freedon house per gjendjen e shtypit ne shqiperi.Beson vertet se Berisha eshte burre shteti ?????? Cfare kishje parasysh ,kur the se eshte burre shteti ???? Fakti qe nuk vrau me shume ,apo duhet te kishte vrare ,shume e me shume ???? A e ke me gjithe mend ato qe ke then dhe thua per Berishen ???? A mund te na thuash se paraardhsi juaj Xhon Widhers ishte i mete nga mende e kokes ,a kishte konflikt interesi me berishen ,apo jeni ju qe keni koflikt me popullin Shqiptar ??? Zoti ambasador po ju them se burre shteti eshte Sarkosy qe tha prere se ne demokraci ,nuk mund te vrase qeveria demostruesit ,kuah gjuan kunder popullit te tij ,nuk eshte gje tjeter vetem se nje vrases.A nuk ju duket hipokrizi kjo qe po beni tani ???? Ju, ja arritet qellimin ,dhe tani populli nuk proteston me, sepse Saliu ka ndihmen tuaj.Ju u renditet nje me vrasesit !!!!A nuk ju duket cinike dhe hipokrizi me korespondencen qe patet me nje nga familjet e viktimave te 21 Janarit.Cfare ju duhet expertiza e FBI ,ne nje kohe qe Saliu thote me gojen plot se une ju vras njelloj si me 21 janar ???? A u kenaqe kur tha se ja u bej me keq ???? Apo kur goditet dikush tjeter ,me siguri ty nuk te dhemb gje ?!Si na keshillon ketej e tutje zotrote ,te dalim apo mos te dalim ne protesta??? dhe ne se po ,me arme te tipit “stilolpsa ,cadra ,thika me helm ” apo te rrime ne shtepi dhe lexojme , shikojme dhe degjojme ,ato cka thua ti “kodra mbas bregut ??? Tani po te “jap nje keshille “:Sic e ke mbrojtur Saliun deri tani mbroje dhe kur te kthehesh ne SHBA ” mos bej te kunderten se do te vertetosh vete ,megjithese e ke vertetuar ,se je njeri pa karakter dhe hipokrit ……..per mos me te thene me shume.Ne kishim nje enderr zoti ambasador,qe Shqiperija te behej demokratike ,demokraci nepermjet ligjit ,ku gjithkush te merrte pronen e tij, te drejten e tij dhe sot mbas 22 vjetesh …………Kam dhe dy pyetje te fundit .A din ti z.ambasador ,se kush eshte me e mire reforma agrare e E.Hoxhes me 1945 ,apo ligji i S.Berishes i 1991 ????? A mund te me thuash z.ambasador se kush ma ka marre pronen time dhe kur do marr une ate…….???Ne se do kishja mundesine te flisja balle per balle ,do te thoja shume e me shume me prova e fakte se perse vuan ky vend ,pa klishe dhe zbukurime, por ashtu acik dhe drejperdrejte.Pershendetje ambasades amerikane ,si nje istitucion perfaqesues i popullit me liridashes dhe demokratik ne bote .

  10. Petro says:

    Gjeja me e keqe qe te huajt gjate ketyre njzet viteve i kane bere popullit shqiptar kane qene leksionet hipokrite. I falenderoj nga zemra ambasadoret e nderuar qe gjithmone e me shume po ma humbin besimin te vlerat demokratike ashtu si edhe qindra muijerave banore te ketij vendi. Ky eshte sherbimi me i keq i mundshem qe keta rrogetare te vendeve nga vijne mund ti kishin bere Shqiperise.

  11. ismet says:

    z redaktor.keni nis me u ba si redaktoret e mapos,kohes,apo 55-ses.psesi ngjirrni bkomentet qe shkruhen.po pat komenti fyerje apo shkelje te etikes shkruajen dhe na sqaroni,mos duhet te kemi frig si ne kohen e monizmit apo gazeta juaj ka niste behet si shoqet pro qeveritare,rrespekte;ismet haxhija shkoder

  12. Claus says:

    I paska bere nja dy gisht rreshta dhe ky i korruptuar i “Rruges se Elbasanit”. Shihni c`fare thote:

    “…Dhe gazetarët vazhdojnë të kërcënohen, të sulmohen, të zhduken, apo të vriten sepse përpiqen të raportojnë lajmet…..”!!!!

    Harrove o injorant sa gazetare dhe reportere keqtrajtoi dhe arrestoi policia juaj ne protestat e “Wall Street-Occupy”?

    Kujton ky se meqe eshte ambasador i atij shteti mund te na lere me goje hapur per ato qe thote?
    E genjen mendja kete liliput me rhezus negativ.
    Po lere perse duhet t`i hyje une ketij muhabeti dhe te replikoje mbi injorantlleqet e diplomateve amerikane. Budallalleqet e tyre te bejne te mbash barkun me dore nga te qeshurat.

    Lexoni te nderuar c`fare ka thene senatorja republikane, kandidate per Presidente ne fazat e para te fushates elektorale zonja Michelle Bachmann:

    “Nese une do te behem Presidente e USA une do te mbyll ambasaden amerikane ne Iran!!!!!!”

    Nuk e dinte e mjera qe ambasada amerikane ne Iran eshte mbyllur qe ne vitin 1979!
    He thoni, a nuk eshte per te mbajtur barkun me dore me keta injorante qe jo vetem jane senatore por marrin guximin te behen dhe Presidente?

    O Zot, na shpeto nga keta llafazaner kokeboshe qe jane shperndare ne tere boten si akrepe shkretetirash meksikane!

    1. Ben Chicago says:

      Dy jane gjerat qe urrejne me shume komunistat dhe te majtet extrem ne te gjithe boten;—1-Lirine.2– Ameriken si simboli i lirise dhe prosperitetit.Nga kjo urrejtje nuk perjashtohen edhe trushpelaret shqiptar.

      1. Claus says:

        E zoteroke dhe ti te famshmen “Green Card” o Ben nga Chikago?
        Nuk e di se c`fare ke belbezuar atje ne Interview tek ndertesa e “Rruges se Elbasanit” por per nje gje jam i sigurte, duhet te kesh patur nja dy femije dhe kane bere xhevap per ty. Per ty nuk kane patur nevoje, se nuk ke c`fare i jep ti Amerikes, por per ata femije ndoshta po, se per te mbushur arkat e pensioneve dhe ushtare per ndonje lufte neper shkretetirat e Azise dhe te Afrikes ndoshta i duhen US-Army. Nejse uroj me gjithe zemer me te miren per ty dhe familjen tende.

        Ndersa per piken se jam komunist dhe extrem i majte (hej t`lumte ajo goje) pikes i ke rene, sapo kam hedhur kandidaturen per te zene vendin e Hysni Milloshit, por datelindja me tradhton se nuk e kam me 15 Tetor, nje dite para 16 Tetorit, ashtu sic e ka i cmenduri Sali, komunist i `67-tes.

        Me qe me kujtove trushpelarjen te keshilloj ty dhe vizitorin e para disa diteve Sali te beni nje vizite tek “Mental Health Clinic” ne rrugen “West 79th Street” ne Chikago aty ku je dhe vete. Ndoshta disa manira te koheve enveriane ju largohen njehere dhe pergjithmone.

        1. Ben Chicago says:

          Komunist nuk te ben tesera e Partise,apo ditlindja,por mentaliteti qe per ty dhe nje pjese te madhe te shqiptareve edhe pas 20 vjeteve nuk ka ndryshuar mgjthese mund edhe te jetoni ne ndonje vend ” demokratiko-socialist”,me welfare te Europes ” social-demokratike”.Sa per Ameriken nuk ja vlen te te shpjegoj ndonje gje se nuk ke per te kuptuar asnje gje,dhe eshte thjesht kohe e humbur me ju.

        2. beso says:

          Claus,hahhahaaa,e hengre komunistllekun edhe ti nga Ci-cago;italianet thone qe atij qyteti ia kane vene ata emrin,se fillimisht atje mungonin shurretoret publike,hahhahaha.Ti nuk gezohesh qe Arvizu i ri shpjegon me deshire se ç’eshte liria e medias,se Arvizu i vjeter i ngriu maredheniet me Shekullin para nje viti,ky eshte progres i madh,apo jo?Claus,ne ate librin per grupin Bildenberg,Trilateral C.etj,Daniel Estulin akuzonte Rockefelleret dhe shoket e tyre se duan te instaurojne socializmin,me dashje apo me zor.Kam vene re qe mjaft nga ata qe kane shkuar ne Amerike kane qene komuniste;si duket plani do jete me i madh nga ç’e perfytyrojme ne.Une per vete kam simpati per komunistet,se ata zgjidheshin dhe nuk beheshe kollaj komunist;duhet te ishe i ndershem.Sikur te skartojme nje 40% qe mund te ishin maskarenj dhe karrieriste,mendoj se 60%ishin njerez te ndershem.Ketu tek ne,se po te shkosh ne Amerike,ku eshte çi-kaga,atje niveli eshte superlativ.Jane akuzuar per komuniste Anshtajni i madh,nje seri intelektualesh dhe artistesh te Hollywood-it,biles kjo periudhe(maccartizmi)i takon frikes nga te kuqte,aty nga fundi i viteve’40 ner Amerike.Te kundershtosh komunistet me teori kapitaliste mund te qendroje,por t’i urresh do te thote te jesh k..oqe fare,se komunizmi ka logjiken e tij,qe eshte analizuar nga njerez te medhenj si Marksi etj.Nejse,s’dua t’i futem ketij diskutimi.Per mendimin tim,do kete ndonje plan te fshehte qe te merren te gjithe komunistet e ndershem ne Amerike,dhe ndonjkehere kjo maskohet edhe me ndonje karabush qe te mos kuptohet hileja.Kam nje ide une;njeriu rron rreth 35-40 vjet intensivisht;ai duhet te thoje ate qe mendon,se kollaj fare,t’i pershtatesh ambientit eshte zakon animalesk.Nese ka njerez qe bejne vetem kete,ose edhe diçka me teper se kafshet,si fjala vjen ngasin makinen dhe te nxjerrin nje foto te grazhdit ku ata e kane kashten 24 ore/24 ore,atehere nuk ia vlen as t’u replikosh.Kam edhe une ketu ku jam shqipo kafenesh qe shoqerise i shohin vetem bojen e jashtme dhe jo thelbin,po çfare t’i besh.Pershendetje!

          1. Claus says:

            Kisha nje ngurrim te replikoja me chikanezin, per faktin e vetem se pasi lexova ate turbullire mendimesh ishte me me vlere te beja dicka tjeter dhe i Plotfuqishmi me dha te drejte me kete ngurrim…
            Replika qe ke bere nuk do te kishte te krahasuar me timen.

            Shprehjet e fillimit i ke fenomenale, jo vetem qe po mbaj barkun me dore por me kane zene dhe dhimbjet ne ije sikur te kem bere nja 1 km vrapim pa nxemje.

            I ke bere konkurrence te forte budallaqeve te personaliteteve amerikane. C`them dhe une?
            Ata nuk mund te krahasohen nga niveli kulturor me shume replikues ketu.
            Fmn. dhe pershendetje

  13. SHPATI says:

    Ky eshte tamam MI HALESH,ky i fut hundet ne te gjitha halet e shqiptareve,stokfurullah!Sa pa fat qe jemi more vellezer,po edhe kete nuk e kane dijte shqiptaret po erdhi ky mut miu i zi amerikan te na e thote.Me siguri neser do te thote qe duhet te marrim fryme ne te kundert vdesim.Shyqyr qe eshte ky njeri qe mban gjalle BOTEN.

  14. albani says:

    Jam i sigurt se Z. Arvizu do te marre nje dore te mire me pare per kete artikull (vetem ne leter). A nuk qe ky ambasador qe tha se cfasre kerkon opozita, ka shtypin e vet, ka gazetaret e vet, por nuk tha qe kryeministri yne i nderuar ka te gjitha gazetat dhe TV, perverc Top Channel (edhe ky tashme as andej dhe as ketej – sherbetor i dy zoterinjve). Nuk ka thene se si denigrohen dhe censurohen dhe si gjobiten gazetat qe kritikojne qeverine, si hidhen makinat e tyre ne re, si rrihen gazetaret nga politikanet apo nga pjesetaret e klanit te kryeministrit. Nuk thote se perse pushgohen nga puna te afermit e gazetareve, perse nuk pranohen ne pune femijet e gazetareve “kundershtar” te regjimit berishian. Sigurisht nuk i thote dot, se si mund te thote ai gjera te tilla per njeriun me ter afert dhe besnik te tij, bashkepunetorin me te mire ne bizneset e shumte qe kane se bashku.

  15. Lipe Shtogu says:

    Ik or, pirdhu !
    I thua edhe vetes ambasador.
    Lexo shkrimin e Meros, pastaj fole ….

  16. Ben Athens says:

    Beb Chicago :ndihesh i vetem ne komentet e tua ?????? C’ti besh nuk qarkullojne shume si tipi yt….. Vecse megjithate nuk i ndahesh Temes (zerit te popullit),je bere lexues me i rregullt i temes edhe se M.Baze… Po vazhdove keshtu do s’do do behesh me komunist se H.Milloshi , ndjese paste (ke shance te behesh edhe kr.partie…). Perndryshe hidhu andej nga 55-a , me siguri andej do gjesh mirekuptim . Dhe bertisni pa pushuar ne kor “sali enver-jemi gati kurdohere” deri sa ta shkaterroni fare komunizmin…Te rrosh vete se mendja …

  17. club safari says:

    ky surrat-majmuni tani na del dhe na ben edhe publicistike …

  18. albani says:

    Dhe kinezi i vogel, sykoale, nukl i le kinezerirat. Po ku ka qene deri tani ky ambasador? Apo ka qene duke ngrene qofte me Bashen, me Nanon, me Meten dhe me vjedhesit dhe vrasesit e tjere te shqiptareve? Eshte ky qe e mban ne pushtet Sali Berishen, se kane biznese te perbashket, po kane municionet e ushtrise shqiptare, kane ushtarket shqiptare ne Afganistan, kane komcensionet e minierave, te HC, po jane bashke me Fazllicin, me Wesley Clark, me Tom Ridge, Podesta Group, etj. Me pak fjale pune korrupsione: Te vjedhim sa te vjedhim dhe te ikim. Rrofte Burri i Shtetit “Sali Ram Berisha”!

  19. askushi says:

    Po te ishte shtypi i lire,shume nga keto shkrime, do te botoheshin neper faqet e gazetave.Shtypi i lire ekziston, vetem me pseudonime,ne gazeten gazetatema.net.Thirri mendjes z.ambasador!
    Po te prishet piramida,qellimi media e topit,ju do kujtoheni si bashkautor!!

  20. roland says:

    doli ky? ah po, osht ambasador!!! kur ka arrit dhe ky te bohet ambasador, k… im do bohet president! arvizu, je asgje tjeter vecse nje gallate e shpifur!!!

  21. Bostonian says:

    jo liria e medias po dhe liria e shqiptarit eshte perdhunuar nga nje malok vucidoli..sekretar partije dhe spiun e sigurimit shqiptar..ky eshte burri shteti mer Arvizu

  22. Andrea says:

    Ambasadori i di te gjitha pasi eshte ne krah te burit te shtetit qe kemi k/minister por per etikete e dipllomaci shpjegon rendesine e lirise se medias edhe shtypit,pasi edhe vete eshte nga ata qe e shkel kete teori(kujtoni kercenimin ndaj gazetes Shekulli )Bej punen o z.Ambasador se sa per tellalle kemi sa te duash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje