Komisionari për Zgjerimin, Stefan Fyle, mbërriti në Tiranë në një vizitë njëditore, të ngarkuar me shumë takime.
Pas vizitës në selinë rozë, ai mbërriti në kryeministri. Pas takimit ai me Berishën dolën në një konferencë për shtyp. Berisha premtoi se do të negociojë për presidentin e ri, por nuk tha nëse procesi do prodhojë një emër konsensual. “Me komisionarin diskutuam problematikën që lidhet me statusin e Shqipërisë për Bashkimin Europian. Ishte një rast për të shprehur falënderimet më të përzemërta për komisionarin dhe bashkëpunëtorët e tij në Bruksel. 12 kriteret kanë qenë përparësia më madhore e institucioneve. E njoha komisionarin me progresin e bërë në reforma. Kemi qenë për mosprekje të Kushtetutës për imunitetin, por kemi ndryshuar pozicionin tonë dhe mirëpresim propozimin e opozitës,” tha Berisha.
“Diskutuam edhe për zgjedhjen e presidentit të Republikës. E sigurova komisionarin se e konsideroj këtë një proces domosdoshmërisht me negociata, një proces që duhet të respektojë plotësisht frymën dhe gërmën e Kushtetutës, një proces për të cilin ne do angazhohemi në kohën e përcaktuar nga Kushtetuta e vendit. Kandidatë ka, janë të mirëpritur, por procesi fillon në afatin e përcaktuar nga Kushtetuta,” vijoi kryeministri.
Duke komentuar ftesën e Ramës për takim, Berisha tha: “Unë mendoj që ju të gjithë duhet të vlerësoni faktin se nga të gjithë kryetarët e forcave politike, jam i vetmi që kam deklaruar se nuk do kandidoj për postin e presidentit të Republikës. Së dyti, unë çdo ftese i përgjigjem pozitivisht dhe e vlerësoj ftesën e zotit Rama. Por theksoj se Kushtetuta përcakton një afat kur fillon procesi kushtetues. Ndaj si unë dhe zoti Rama, për hir të respektit të postit të presidentit, duhet të respektojmë këtë kohë. Unë jam për negociata. Takimet të përgatiten nga stafet që kanë mundësi për të dhënë një kontribut për përgatitjen e tyre.”
“Askush nuk duhet të paragjykojë një proces të negociueshëm, por duhet të urojë që të japë rezultatin më të mirë,” u shpreh Berisha.
Kryeministri përsëriti sërish se procesin e integrimit e sheh si meritë. “Ne duhet të dëshmojmë, duhet të realizojmë reforma në mënyrë që të meritojmë procesin e integrimit. 12 prioritetet janë të gjitha të drejta,” tha Berisha.
Kurse komisionari Fyle theksoi se vendi i Shqipërisë është në BE. “E kam bërë të qartë përpara se të vij se nuk do të vij për të parë se çfarë ka ndodhur në të shkuarën, por për të parë drejt të ardhmes. Siç e kam thënë, jam i bindur se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Ritmi do varet tërësisht nga reformat që do bëjë Shqipëria,” tha Fyle.
Por për një vendim për statusin e vendit kandidat, ndoshta shanset do jenë të pakta. Fyle tha se duhet bërë më shumë se marrëveshje politike. “Viti 2012 na ofron mundësinë që Shqipëria të bëjë një hap të madh përpara drejt integrimit në BE. Ne kemi diskutuar për atë që duhet bërë për të arritur më shumë se marrëveshja politike e nëntorit të shkuar. Kjo do ishte e nevojshme për të marrë një vendim të guximshëm që Shqipëria të lëvizë një hap më sipër në rrugën drejt integrimit evropian,” tha Fyle.
Komisionari deklaroi se ka marrë garanci nga Berisha se procesi i zgjedhjes së presidentit do jetë i negociueshëm.
“Zgjedhja e presidentit do të thotë që aty të vijë dikush që pasqyron frymën e Kushtetutës dhe dikush që do përfaqësojë unitetin e popullit.
Jo vetëm Komisioni, por edhe të tjerë do të ndjekin se si do kthejnë këtë axhendë evropiane në axhendë kombëtare. Edhe shtetet anëtare të BE do marrin një panoramë dhe aty do të shohin se si u zgjodh presidenti, që është një proces i rëndësishëm,” tha Fyle.
Hëëëëëm, ka Çeçua bixhak. Gjete kishe ku të falesh, o Fyle. Berisha gënjen edhe të vdekurit dhe t!i e beson.
Të jesh i bindur se ndërsa bisedonte me ty, thoshte me vete: “A erdhi ky të më takojë, tani e di plaku Mere se si ta takojë Ramën dhe damën. Shah mat, 21 Prilli s’është asngjë. Të më marrë të keqen Kadafi dhe Sadami. Budallenjët, shkuan për lesh”]
Do zgjdhim president, de more de, si lum ti popull që mezi na ke.
Do bëjmë festë, do tunden malet, dhe bota qesh dhe Berisha tallet.
Partia soc .demokrate ka vdekur ne EUROP.Ilir Meta thote jam socjaliste kur ai punon kapitalizmin,bane pjes ne internacionsocjalisten Eropjane, turpe;Pse ai nuk prejashtohet?I nderuariFyle ne kuvend,FJALIM OK.Takim berisha me FYLe e dime te gjithe cfare foli Berisha.I NDERUARI FULE SHQIPERIA PO ECEN NE RRUGEN E DUHUR>Jane 1.000.000.shqiptar qe punojne jashte . TI kote lothesh se ne kemi 20 vjete qe jemi ne EROPE edi ore file ithote Idrizi ,Berisha si gjithmon thote jemi per kushtetusen per president OK FYLE THOTE;jUZEFINA TOPALLI pRESIDENTE OK.Ne cofte se shqiptaret nuk kan JOZEFINEN TOPALLIN presidente une nuk di gja ……..
“Ajde degjo pordhet e ketyre”