Drejtuesi i grupit nismëtar të Frymës së Re Demokratike, Gazmend Oketa, në një intervistë për Vizion Plus, thotë se PD nuk është më parti e djathtë. “PD nuk përfaqëson më idealet as të 1990 as të 2005-ës. E kam të vështirë ta them, nuk e di më nëse është forcë e djathtë, ka humbur të gjithë identitetin. Ndaj lindi FRD për t’i treguar shqiptarëve që politika bëhet dhe ndryshe, me tone të ulëta dhe për interesave të qytetarëve dhe jo klaneve të caktuara, bëhet në respektim të institucioneve të pavarura,” tha Oketa.
I pyetur nga gazetari Alfred Peza se kur ndodhi thyerja me PD, Oketa tha: “Nuk ka pas një moment të vetëm, po dalëngadalë është parë që hapësirat po ngushtoheshin, kjo vlen dhe për miqtë e mi. Ka pasur disa momente, të cilat më kanë bërë të reflektoj dhe këtë e kam reflektuar me votë, qëndrime dhe intervista.”
Oketa tha se se dështimi më i madh i Berishës është lufta kundër korrupsionit. “Dështimi më i madh është lufta kundra kundër korrupsionit. Mjafton të shohësh nga një emision investigativ që një pazar mbyllet për dy orë për të hapur rrugën për një shfrytëzim të pasurisë të të gjithë shqiptarëve. Mjafton t’i referohemi kësaj për të kuptuar dështimin me këtë çështje. E dyta është bërë shumë pak ose aspak për çështjen e pronave. Nëse një vend demokratik kërkon të bëjë hapa përpara, çështja më e rëndësishme është ajo e pronave,” tha Oketa.
u velem me fjale te bukura 45 + 20 = 65 vite.
Edhe ju z. gazi, qashtu kini per tu sjell me shqiprin e gjor e te vujtun. Vetem zogji i par ka ken per popllin e vet!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-asht-toka-jon-prona-jon.html
Zogji i par ka qen veçse nji hajdut dhe tradhëtar. Klysh i sërbit. Nji legen si kta qi jon sot m’qeferi e m’parlament. Tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.
Vetem pasi te ike Berisha gjendja do qetesohet ne Shqiperi, dhe do hapet udha per demokracine e pritu shume gjate
Nuk e kuptoj vazhdimin e shprehjes se mosbesimit ndaj nje alternative te re te rilindjes se shpreses, pas nje zhgenjimi te madh mese 20-vjecar.
O njerez te mire e demokrate te vertete, qe e doni Shqiperine dhe jeni gati t’i jepni nje dore per te nxjerre nga balta ku e kane futur ish-komuniste e spiuna, hajdute e matrapaze, cohuni e mbeshtetni FRD. Eshte ndoshta perpjekja e fundit per kthimin e demokracise shqiptare ne rrugen ne te cilen filloi, para se te kapej e merrej peng nga “misionare” ish-komuniste e sigurimsa, nga hajdute e kriminele dhe sherbetore e te kapur nga mafja vendase e perreth.
I beni thirrje besimit qe ende ekziston te ju, flakni tej mosbesimin dhe do te shikoni se shume shpejt gjerat do te ndryshojne per mire dhe, me ne fund do ta shikojme edhe Shqiperine tone te varfer e te vuajtur, ne rrugen e demokracise se vertete dhe te prosperitetit. Kini besim!
me gjithe respektin per politikanin Oketa, me duhet ta kritikoj kete te fundit per mos kurajon per tu perballur me doktorin, per te mos debatuar me të dhe mos konkuruar brenda PD me të.
Keto janë momente qe duehej ti kishte kaluar dhe ezaururar z/ Oketa, perpara se te ndermerrte hapin eksperimental .
Ju zoti Oketa jeni Kryetar i FRD, apo sekretar?
Miqesisht
Pavlin
FRD, tashme konstatimet jane te shumta per korrupsionin, dhe nese jeni force ndryshe duhet te luftoni korrupsionin me vepra jo me kostatime.
Berisha njëmend nuk është askushi dhe ka shumë të kqija por duhet ta dini ju z.Topi dhe Oketa se Berisha nuk është TRATHTAR,kuptone si të doni por keni marë rrugën e shkatrrimit të juaj në politikë .
Le t’ja japim besimin me vote nje force te re dhe te mos qurravitemi pas PD e PS. Te gjithe e duam ndryshimin dhe te mos presim se do te na vije nga qielli. Provojeni njehere o shqiptare dhe po nuk ju pelqeu, ndeshkojeni.